Lajmet
Gjashtë arsye pse zgjoheni të lodhur
Një mënyrë për të ndihmuar veten është që së pari të bëni dy pyetje për gjumin tuaj.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiJu flini shtatë ose tetë orë pothuajse çdo natë dhe zgjoheni të lodhur në mëngjes. Si është e mundur që ju zbatoni rregullin “tetë orë në ditë” dhe ende ndiheni keq?
Kjo mospërputhje, sipas një studimi të vitit 2015, më së shpeshti ndodh për shkak të një gjendjeje të ngritur të të ashtuquajturës inerci të gjumit, një proces cirkadian që modulon kujtesën, humorin, kohën e reagimit dhe vigjilencën pas zgjimit. Disa njerëz kanë vënë re një ndjenjë reaktiviteti të ulët dhe kokëfortësie në periudhën pas fikjes së alarmit të mëngjesit. Pasojat e inercisë së gjumit zakonisht zhduken pas 15 minutash deri në një orë, por ato mund të zgjasin deri në disa orë.
Inercia e gjumit ndikon negativisht në aftësitë më komplekse njohëse si të menduarit vlerësues, vendimmarrja, kreativiteti dhe ndjekja e rregullave. Gjendja përkeqësohet sa më shumë të jetë personi i privuar nga gjumi.
Edhe nëse nuk po kurseni jetë në punë ose nuk po drejtoni kamionë gjatë gjithë natës, orët e inercisë së gjumit mund të dëmtojnë cilësinë e jetës tuaj.
Një mënyrë për të ndihmuar veten është që së pari të bëni dy pyetje për gjumin tuaj, thotë eksperti i gjumit Raj Dasgupta, profesor klinik i mjekësisë pranë Universitetit të Kalifornisë Jugore.
“Pyetja e parë është nëse jeni duke fjetur mjaftueshëm, dhe pas kësaj, nëse jeni duke fjetur mjaft mirë”, thotë Dasgupta.
Ai rekomandon konsultimin me një specialist të gjumit, i cili mund të kontrollojë nëse keni çrregullime të gjumit. Por ka faktorë më të thjeshtë që mund të ndërhyjnë në proceset e rikuperimit – të tilla si konsolidimi i kujtesës, rregullimi i hormoneve dhe emocioneve – që ndodhin gjatë gjumit.
1. Lodhje
“Ka shumë kushte që shkaktojnë rraskapitje, por ato nuk do të krijojnë domosdo një ndjenjë gatishmërie për gjumë”, thotë Jennifer Martin, profesoreshë e mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë David Geffen të UCLA.
Këto kushte përfshijnë dhimbje kronike, çrregullime metabolike ose tiroide, anemi dhe sëmundje kronike obstruktive pulmonare.
Nëse ndiheni të lodhur që nuk mund ta shpjegoni, “një hap i parë i rëndësishëm është thjesht të shihni mjekun tuaj të familjes,” thotë Martin.
Sipas rekomandimeve të Shoqatës Amerikane të Gjumit, të rriturit e shëndetshëm kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë, që do të thotë se mund t’ju duhen më shumë se tetë orë për të pushuar një natë të plotë. Mund të provoni të shkoni në shtrat një orë më herët se zakonisht, ose të zgjoheni një orë më vonë, për të parë nëse kjo bën një ndryshim, thotë Christopher Barnes, një profesor i menaxhimit në Universitetin e Uashingtonit, i cili studion marrëdhëniet midis gjumit dhe performancës së punës.
2. Mënyrë jetese sedentare
Nëse bëni një mënyrë jetese të ulur, trupi juaj mund të mësohet me përdorimin e sasive të vogla të energjisë, duke ju bërë të ndiheni më të lodhur se sa duhet nëse jeni duke bërë aktivitete bazë ditore, thotë Martin.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të paktën dy orë e gjysmë aktivitet fizik mesatar deri të fuqishëm në javë për të gjithë të rriturit dhe dy orë e gjysmë në javë ushtrime të moderuara aerobike ose të forcës rekomandohen për gratë shtatzëna.
3. Ankthi ose depresioni
Ankthi ose depresioni harxhojnë shumë energji, thotë Dasgupta. Këto sëmundje gjithashtu mund të ndikojnë negativisht në kohën që duhet për të fjetur, si dhe sa herë zgjoheni gjatë natës, shton ai.
Ndonjëherë ilaçet për trajtimin e depresionit ose ankthit mund të kenë efekte anësore si pagjumësia ose bllokimi i fazave të gjumit të thellë, paralajmëron ai.
4. Gjumi i pabarabartë
Ndonjëherë oraret tona janë të ndryshme në fundjavë sesa në pjesën tjetër të javës, thotë Barnes. Oraret ditore ndryshojnë edhe për ata që punojnë me turne.
“Një praktikë e zakonshme është t’i thuash vetes, ‘ok, është e premte pasdite, nuk duhet të punoj nesër në mëngjes, mund të qëndroj zgjuar më gjatë se zakonisht'”, thotë Barnes. Ndoshta do të qëndroni zgjuar edhe më gjatë të shtunën sepse nuk duhet të punoni as të dielën, dhe më pas shkoni në shtrat më herët të dielën sepse po përgatiteni për javën e punës.
Por në atë moment, ju keni ndryshuar tashmë orarin tuaj të gjumit, edhe në një njoftim kaq të shkurtër.
“Mund të krahasohet lehtësisht me të ashtuquajturin lodhje nga një udhëtim i gjatë”, thotë Barnes. “Nuk mund të ktheheni në mënyrën si keni qenë kaq shpejt”.
5. Dehidratim
Më shumë se 50 për qind e trupit tuaj përbëhet nga uji, i cili nevojitet për shumë funksione në trup, si tretja e ushqimit, krijimi i hormoneve dhe neurotransmetuesve ose dërgimi i oksigjenit në të gjitha pjesët e trupit. Dehidrimi shoqërohet me ulje të vigjilencës dhe rritje të ndjenjës së përgjumjes dhe rraskapitjes.
Instituti Amerikan i Mjekësisë rekomandon që femrat të konsumojnë 2.7 litra ujë në ditë dhe meshkujt 3.7 litra. Ky rekomandim përfshin të gjitha lëngjet, duke përfshirë ushqimet e pasura me ujë si frutat, perimet ose supat. Përkthyer, kjo do të thotë nëntë gota ujë në ditë për gratë dhe 12 e gjysmë për burrat.
6. Mjedisi ose rutina e keqe e gjumit
Higjiena e mirë e gjumit përfshin një dhomë gjumi të errët që është e qetë dhe e freskët gjatë natës – dhe që e përdorni vetëm për të fjetur dhe asgjë tjetër.
Shmangni konsumimin e kafeinës më pak se gjashtë orë para gjumit dhe kufizoni konsumimin e alkoolit, si dhe ushqimet e rënda dhe pikante, të paktën dy orë para gjumit. Alkooli mund të parandalojë fazat më të thella të gjumit dhe të rënda.
Lajmet
Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Published
45 minutes agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit.
Gjatë votimit pati një abstenim të cilin e votoi Redi Muçi. Nuk pati asnjë votë kundër ndërsa opozita nuk mori pjesë në seancë pas vendimit për bojkot.
Votimi:
79 vota pro
1 abstenim- Redi Muçi
0 kundër
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancë u shpreh se terrorizmi nuk është vetëm akt dhune por minim i rendit demokratik.
Ai theksoi se Shqipëria mbetet një shtet i lëkundur në këtë luftë dhe anën e shtetit të së drejtës. Balla rikujtoi edhe sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë duke e cilësuar akt armiqësor. Ndër të tjera, Balla theksoi se synojnë të dënojnë çdo formë të mbështetjes së agresionit.
Ai gjithashtu u kërkoi kolegëve të votojnë që ta shpallin Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë terroriste. Pas votimit seanca plenare përfundoi. /Euronews/
Lajmet
Kallas: BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit
Published
54 minutes agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi të martën se duhen gjetur rrugë diplomatike për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, teksa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bën thirrje aleatëve të dërgojnë anije luftarake atje për të siguruar tranzitin mes luftës në Iran.
“Askush nuk është i gatshëm t’i vërë njerëzit e vet në rrezik në Ngushticën e Hormuzit. Ne duhet të gjejmë mënyra diplomatike për ta mbajtur këtë (ngushticë) të hapur, në mënyrë që të mos kemi krizë ushqimore, krizë të plehrave artificialë, si dhe krizë energjetike,” tha Kallas në një intervistë për Reuters.
Lajmet
Bagdad: Sulm intensiv me dronë ndaj Ambasadës së SHBA-së
Published
1 hour agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Raketa dhe të paktën pesë dronë janë lëshuar drejt ambasadës së SHBA-së në Bagdad herët të martën nga zona të ndryshme rreth qytetit. Burimet irakiane të sigurisë e kanë përshkruar këtë sulm si më intensivin që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.
Një dëshmitar i agjencisë Reuters pa të paktën tre dronë që lëviznin në drejtim të ambasadës. Sistemi i mbrojtjes ajrore C-RAM arriti të rrëzonte dy prej tyre, ndërsa një i tretë goditi brenda rrethimit të ambasadës, ku u panë flakë dhe tym.
Telefonat celularë të ambasadës amerikane ishin të fikur kur Reuters tentoi të kërkonte një koment. Milicitë e mbështetura nga Irani kanë sulmuar interesat amerikane në Irak si hakmarrje për luftën që filloi më 28 shkurt.
Të hënën, grupi i lidhur me Iranin, Kataib Hezbollah, njoftoi vdekjen e komandantit të tij të lartë dhe zëdhënësit. Ndërkohë, Forcat e Mobilizimit Popullor deklaruan se sulmet ajrore vranë të paktën tetë luftëtarë të tyre në qytetin irakian Al-Qaim, pranë kufirit me Sirinë.
Forcat irakiane të sigurisë janë vendosur në pjesë të ndryshme të kryeqytetit dhe kanë mbyllur “Zonën e Gjelbër” të fortifikuar të Bagdadit, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe misionet diplomatike, përfshirë ambasadën e SHBA-së. /Reuters/
Lajmet
DITARI: 17 mars 1999 – “Tre vëllezër të vrarë afër Istogut”
Published
1 hour agoon
March 17, 2026By
UBTNews
17 marsi i vitit 1999 ishte edhe një ditë e re lufte në Kosovë. Lajme për tmerre nga të gjitha anët. Të vrarë, të plagosur, të keqtrajtuar, të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Të gjithë shqiptarë. Aty-këtu edhe ndonjë aktivitet politik, në përpjekje për të ndryshuar diçka.
Lajmi më i rëndë i kësaj dite kishte të bënte me vrasjen e tre vëllezërve shqiptarë nga komuna e Istogut.
Ky është lajmi i plotë:
Në fshatin Tomoc të Istogut u gjetën të vrarë tre vëllezër: Brahim, Esat dhe Enver (Imer) Dervishaj
Sot në orët e mëngjesit, në rrugën Gjurakoc-Istog, në breg të rrugës afër varrezave të Shatrajve të fshatit Tomoc të Istogut, u gjetën të vrarë tre vëllezër: Brahim (30), Esat (20) dhe Enver Imer Dervishaj (16), nga fshati Zabllaq i komunës së Istogut.
Në vendin e ngjarjes doli policia serbe, e cila bllokoi rrugën për afër tri orë, si dhe vëzhguesit e Misionit Verifikues të OSBE-së me seli në Istog dhe në Pejë.
Bëhet e ditur se rreth orës 10:30 policia serbe i ka marrë trupat e tyre dhe i ka dërguar në spitalin e Prishtinës për obduksion.
Njoftohet gjithashtu se njëri nga viktimat ishte i prerë në fyt, kurse një tjetër ishte me duar të lidhura prapa me pranga.
Ndër lajmet e tjera nga terreni të kësaj dite ishin edhe:
Vushtrri: Forcat serbe edhe sot kanë filluar ofensivën kundër fshatit Beçuk;
Podujevë: Forca të reja serbe erdhën nga Serbia në Kosovë;
Fushë Kosovë: Forca serbe shkuan në drejtim të fshatrave Bellaqevc i Madh e Grabovc;
Mitrovicë: Brahim Zekaj nga Abria e Poshtme u dënua me 15 muaj burg;
Mitrovicë: Civilët e armatosur serb provokojnë banorët shqiptarë;
Forcat serbe kanë bllokuar dje spitalin e Mitrovicës;
Forcat serbe gjatë tërë natës kanë sulmuar tri fshatra të Mitrovicës;
Është rrëmbyer Sherafedin Ajeti, “koordinator kryesor” i ashtuquajturit “sigurim lokal” në Mitrovicë.
Ndërhyrje serbe në Bobaj të Bokës të Gjakovës – një i vrarë e 30 të plagosur;
Gjakovë: Të shtëna në fshatrat e brezit kufitar dhe arrestime të shumta;
Ardhje të reja të forcave serbe në Kosovë;
Prizren: Forcat serbe kanë rrethuar fshatin Kabash;
Varrosen nëntë luftëtarët e vrarë më 12 mars në luftimet në fshatrat e Vërrinit;
Kaçanik: Mbrëmë forcat e ushtrisë serbe rrethuan fshatin Laç;
Forcat serbe kanë demoluar objektin e SHF në Kërbliq të Kaçanikut;
Katër shqiptarë u dënuan nga gjykata serbe në Pejë;
Ardhje të reja të forcave serbe në Kosovë;
Prizren: Katër shqiptarë u dënuan me 22 vjet e 6 muaj burg;
Në Korishë vazhdojnë të shtëna sporadike dhe zhvendosje të popullatës shqiptare;
Istog: Tre civilë serbë tentuan ta kidnapojnë një të ri shqiptar;
Prizren: Policia serbe ia ofroi një nxënësi 5.000 DM për të vënë eksploziv në shkollën e tij;
Prizren: Procesi mësimor u ndërpre deri më 21 mars
“Cap Anamur”: Ushtria serbe ka bërë shrumb e hi fshatin Jeshkovë;
Suharekë: Forcat serbe po e granatojnë fshatin Grejkoc;
Katër viktimat e familjes Tafaj u varrosën nën breshërinë e granatave serbe;
Vushtrri: Ushtarët dhe policët serbë po djegin fshatrat: Beçuk, Pantinë e Oshlan.
Nga politika, lajmet kryesore kishin të bënin me përmbylljen e Konferencës së Rambujesë.
Lajmet në këtë temë ishin:
Paris: Delegacioni i Kosovës vazhdon takimet me përfaqësues të OSBE-së – pasdite konferencë shtypi e negociatorëve;
“Tajms”: Delegacioni serb ka në disponim 48-72 orë që të pranojë marrëveshjen për Kosovën
Beatris Lakost më nuk është zëdhënëse e OSBE-së;
Drashkoviqi është i bindur se Beogradi do ta mbrojë Kosovën në Paris “pranë tavolinës së gjelbër”;
Konferenca për Kosovën në Paris i afrohet fundit;
- Thaçi: “Qeveria e re do t’u përgjigjet të gjitha situatave që do të krijohen edhe pas 15 marsit në Kosovë”;
Solana: “Vetëm forcat e NATO-s mund të garantojnë që në Kosovë mos të përsëritet BH-ja”;
Vedrin: “Çasti i të vërtetës nuk është larg”;
Ishinger: Beogradi ka afat deri në fund të javës;
Paris: Negociatat për Kosovën mund të përfundojnë shpejt;
Paris: Megjithatë, negociatat për Kosovën mund zgjasin deri të premten;
Shtetet e Gjirit kërkojnë nga Trump neutralizimin e Iranit
Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Kallas: BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit
Bagdad: Sulm intensiv me dronë ndaj Ambasadës së SHBA-së
DITARI: 17 mars 1999 – “Tre vëllezër të vrarë afër Istogut”
Pakistani mohon sulmin në Kabull, Talibanët raportojnë mbi 400 të vrarë
Sfida e fortë në Romë për karatistët kosovarë
Dhunë në familje në Prishtinë e Pejë: Arrestohen dy gra dhe shoqërohet një burrë
5 libra shqiptarë që nuk duhet t’i humbisni këtë pranverë
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
