Sport

Giroud: Nuk do ta lejojmë Messin ta shijojë natën më të mirë të tij

Ndeshja mes Francës e Argjentinës do të zhvillohet të dielën.

Published

on

Finalja e Kampionatit Botëror “Katar 2022” është vetëm dy ditë larg, ku të dielën do të përballen kampioni aktual botëror, Franca dhe Kombëtarja e Argjentinës.

Franca synon që ta mbrojë titullin, ndërkaq Argjentina synon ta fitojë të parin që prej vitit 1986.

Sulmuesi francez, Olivier Giroud është i vetëdijshëm për rrezikun që paraqet Argjentina, ndërsa tha se kombëtarja e tij nuk do ta lejojë Messin që ta shijojë natën më të mirë të tij.

“Messi është një lojtar magjepsës. Por ne nuk do ta lejojmë atë që ta shijojë natën më të mirë që ai mund ta ketë”, tha Giroud.

“Ne duam ta fitojmë këtë ndeshje dhe Kupën e Botës dhe do të provojmë çdo gjë për ta ndalur atë (Messin). Nuk është vetëm një Messi në atë skuadër. Ata kanë lojtarë të mirë të cilët punojnë për ekipin. Për këtë arsye ata janë shumë të fortë”, shtoi më tej Giroud.

Finalja mes Argjentinës dhe Francës do të zhvillohet këtë të diele me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Lusail Iconic”.

Sport

Ndahet nga jeta ish-trajneri legjendar i NBA-së

Published

on

Ka ndërruar jetë ish-trajneri legjendar i NBA-së, Lenny Wilkens në moshën 88-vjeçare dhe për vdekjen e Wilkens njoftoi familja e tij.

Wilkens, kishte qenë edhe lojtar në NBA, ku luajti ndër vite për skuadra si St.Louis Hawks, Seattle Supersonics, Cleveland Cavaliers dhe Portland Trailblazers, ku edhe i kishte menaxhuar si trajner.

Ndërsa suksesin e tij më të madh e kishte pasur si trajner, ku ishte shpallë kampion me Seattle Supersonics në vitin 1979.

Ai më pas menaxhoi edhe skuadrat si Atlanta Hawks, Toronto Raptors, New York Knicks dhe ishte pjesë e “NBA Hall of Fame”, për arritjet e tij historike në këtë ligë./S.K/EO/

Continue Reading

Sport

Lewandowski lë pas Neymarin me rekord të ri golash pas ndeshjes me Celta Vigo

Published

on

Barcelona ka regjistruar fitore te Celta Vigo, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga, ku sulmuesi polak Robert Lewandowski si rezultat ka kaluar Neymarin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës.

Lewandowski ishte tashmë i barabartë me Neymarin me nga 105 gola për Barcelonën para ndeshjes kundër Celta Vigos.

Në atë takim, ai shënoi tre herë, duke arritur në kuotën e 108 golave me fanellën “blaugrana”.

Lewandowski iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 dhe që atëherë ka fituar dy tituj të La Ligës.

Edhe pse po i afrohet moshës 40-vjeçare, ai vazhdon të tregojë formë të lartë dhe mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së Hansit Flick, edhe pse thuhet se mund të largohet në verë, me Barcelonën që po shikon disa opsione, një nga ta edhe Fisnik Asllani i Hoffenheimit./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Sport

Tifozët e Sunderlandit i këndojnë Xhakës pas barazimit me Arsenalin

Published

on

Sunderland bëri një tjetër paraqitje të mirë në Premierligë, duke e barazuar rezultatin me liderin aktual, Arsenalin.

Futbollisti që e ka marrë tërë vëmendjen te “Macet e Zeza” është pa dyshim Granit Xhaka, i cili me paraqitjet e tij fantastike ka bërë që ai të shndërrohet në futbollistin e preferuar të gjithë tifozëve të Sunderland.

Madje dje pas ndeshjes, tifozët edhe i kënduan këngë Xhakës, duke kënduar njëzëri “Sepse ne e kemi Granit Xhakën”./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Plaçkitet shtëpia e yllit të Interit

Published

on

Plaçkitja u realizua pasdite vonë më 5 nëntor, ndërkohë që mbrojtësi Alessandro Bastoni po luante në Ligën e Kampionëve.

Grupi, i përbërë nga të paktën katër individë të maskuar, u futën përmes një kanalizimi dhe ikën brenda disa minutash, sipas raportimit të “bergamo.corriere.it”.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, në Castelli Calepio, afër Liqenit të Iseo, në provincën e Bergamos.

Plaçkitja u realizua rreth orës 18:30 më 5 nëntor, kur futbollisti ishte duke luajtur në San Siro për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Kairat, e cila përfundoi 2-1 në favor të ekipit milanez.

Në momentin e plaçkitjes, e cila u raportua fillimisht nga Bergamonews, nuk ishte askush në shtëpi.

Hajdutët u larguan me çanta dizajni dhe orë, përfshirë dy Rolex, megjithëse ende nuk është publikuar një listë e saktë e sendeve të humbura. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara