Sport

Giroud i fokusuar në fitimin e “Scudettos” me Milanin

Milani ndeshjen e fundit e fitoi me rezultat 4:2 kundër skuadrës së Bolognas.

Published

on

Sulmuesi i AC Milan Olivier Giroud është i fokusuar në triumfin në Serie A me “Rossonerët”, pasi që synon që të ketë sukses edhe në ligën italiane.

Giroud, i cili pasi që fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsea sezonin e kaluar dhe u transferua te Milani, nuk ka fituar një titull të ligës që nga koha kur ishte në Ligën 1 të Francës me Montpellier në sezonin 2011/12, përcjell KosovaPress.

Milani, i cili nuk ka fituar “Scudetton” që nga viti 2011, këtë sezon ka pikë të barabarta me liderin e Serie A Napolin, ku ndeshjen e fundit e fitoi me rezultat 4:2 kundër skuadrës së Bolognas.

“Gjithmonë kam thënë që futbolli ka aventura të reja, dhe duhet që të jesh i gatshëm për ato të radhës. Disa nga keqardhjet e mija janë që nuk e kam fituar Kampionatin Evropian me Francën kundër Portugalisë, dhe që nuk ka fituar tituj të ligës me Arsenalin ose Chelsean”, tha Giroud.

“Ende kam shpresa që do të fitojë një tjetër titull të ligës me klubin tim të ri, dhe jam i fokusuar në këtë qëllim”, shtoi sulmuesi francez.

Që nga transferimi i tij te skuadra e Milanit nga Chelsea, Olivier Giroud ka regjistruar tre gola në tetë paraqitje për klubin e tij në të gjitha garat.

Sport

Hendboll: Kosova publikon listën për ndeshjet me Finlandën në Euro 2026

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Agron Shabani, ka shpallur listën e lojtareve të ftuara për dy ndeshjet ndaj Finlandës në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2026.

Ndeshja e parë zhvillohet më 5 mars nga ora 17:30 në Vantaa, Finlandë, ndërsa ndeshja e dytë më 8 mars nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Lojtaret e ftuara janë:

Albina Pllana

Tina Hetemi

Elisa Mulaj

Melisa Mulaj

Yllka Shatri

Elvina Qorraj

Venera Kafexholli

Aulona Maloku

Vanesa Kastrati

Diona Dresh

Mirjeta Bytyqi

Merlinda Qorraj

Arjeta Imeraj

Aurora Kryeziu

Orgesa Gola

Dafina Mustafa.

Continue Reading

Sport

Sot ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, a do të mbijetojë Juventusi?

Published

on

By

Sot zhvillohet rundi i dytë i ndeshjeve të fazës së eliminimeve në Ligën e Kampionëve. Katër skuadra do të vazhdojnë garat në rangun tjetër, ndërsa katra të tjera do të përshëndeten për këtë vit nga gara prestigjioze.
Nga ora 18:45 takohen Atalanta – Borusia Dortmund. Në ndeshjen e parë, gjermanët fituan 2:0.
Juventus pret turqit e Gallatasarajit, të cilët në ndeshjen e parë arritën rezultat historik, duke mundur gjigantët italianë më rezultat 5”2.
Takohen edhe Paris Saint Germain me Monakon. Në ndeshjen e parë parisienët fituan 3:2.
Ndeshja e fundit është ajo mes Real Madridit e Benfikës. Në ndeshjen e parë, Reali fitoi me rezultat të ngushtë 1:0.
Tri ndeshjet e fundit zhvillohen nga ora 21:00.

Continue Reading

Sport

Bodø/Glimt trondit Interin 2-1 në “San Siro”

Published

on

By

Mbrëmja evropiane në “San Siro” solli një nga surprizat më të mëdha të viteve të fundit në UEFA Champions League. Kampionët e Norvegjisë, Bodo/Glimt, mposhtën Interin me rezultat 2-1 në Milano, duke vulosur kualifikimin me shifrat e përgjithshme 5-2 dhe duke siguruar një vend në fazën e 1/8-tave.

Skuadra italiane e nisi ndeshjen me pritshmëri të larta, por mysafirët treguan qetësi dhe organizim të admirueshëm. Në minutën e 58-të, Jens Petter Hauge përfitoi nga një gabim në mbrojtjen zikaltër dhe kaloi norvegjezët në epërsi. Vetëm 14 minuta më pas, Hauge u shndërrua në asistues, duke shërbyer për Hakon Evjen, i cili dyfishoi avantazhin dhe heshti tribunat italiane.

Interi reagoi në minutën e 76-të me golin e Alessandro Bastonit, por kjo mjaftoi vetëm për të zbutur humbjen, jo për të shmangur eliminimin.

Me këtë sukses, Bodo/Glimt hyn në histori si skuadra e parë norvegjeze që fiton dy ndeshje në fazën eliminatore të Champions League. Jo vetëm kaq, ata u bënë edhe ekipi i parë jashtë pesë ligave më të forta evropiane që regjistron katër fitore radhazi ndaj skuadrave nga këto kampionate, një arritje që nuk ishte parë që nga epoka e artë e Ajaxit në sezonin 1971/72, i udhëhequr nga legjenda Johan Cruyff.

Seria mbresëlënëse e norvegjezëve kishte nisur më herët me fitore ndaj gjigantëve evropianë si Manchester City dhe Atlético Madrid, përpara se të konfirmohej kulmi me dy triumfe ndaj Interit.

Tashmë, sytë janë drejt shortit të radhës, ku Bodo/Glimt mund të përballet me Sporting CP ose sërish me Manchester Cityn. Mbetet për t’u parë nëse aventura e tyre do të vazhdojë si një përrallë moderne e futbollit evropian, apo nëse surpriza do të ndalet këtu.

Në Ligën e Kampionëve mbrëmë janë zhvilluar edhe tri ndeshje. Në raundin tjetër ka kalur Atletiko Mardid, pasi mundi Bryzhin e Beligjikës me rezultat të përgjithshëm 7:4 (3:3 ndeshja e parë, 4:1 dje). Leverkuzeni eliminoi Olympiakosin me rezultat të përgjithshëm 2:0, që ishte rezultat i ndeshje së parë. Dje dy skuadrat luajtën barazim. Tutje kaloi edhe Njukastëll. Dje mundi Karabahun me rezultat 3:2, derisa në ndeshjen e parë kishte fituar 6:1.

Continue Reading

Sport

Vajzat e Kosovës përballë Gjibraltarit dhe Kroacisë

Published

on

By

Përfaqësuesja e vajzave të Kosovës në futboll do të zbresë në fushë në fillim të marsit për dy ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.

Takimi i parë do të zhvillohet më 3 mars 2026, me fillim nga ora 17:00, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Kosova do të përballet me Kombëtaren e Gjibraltarit. Dardanet synojnë ta nisin me fitore këtë cikël ndeshjesh para publikut vendas.

Katër ditë më vonë, më 7 mars 2026 në ora 17:00, Kosova do të luajë në transfertë ndaj Kombëtares së Kroacisë. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Branko Čavlović-Čavlek” në Karlovac.

Këto përballje pritet të jenë një test i rëndësishëm për vajzat e Kosovës, të cilat synojnë paraqitje sa më të mira dhe vazhdim të ngritjes në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara