Sport

Giresse: Grupin nuk e kemi të vështirë, na jep ambicie për t’u kualifikuar

“Dardanët” do ta nisin ciklin kualifikues me ndeshjen e parë kundër Izraelit në udhëtim më 25 mars.

Published

on

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alan Giresse, ka mbajtur konferencë për medie në nismë të grumbullimit për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Izraelit dhe Andorrës.

“Dardanët” do ta nisin ciklin kualifikues me ndeshjen e parë kundër Izraelit në udhëtim më 25 mars, ndërkaq tri ditë më vonë luajnë në Prishtinë kundër Andorrës.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është shprehur optimist para kampanjës kualifikuese.

“Jemi këtu para këtyre lojëve në kuadër të kësaj kampanje të re. Përgjithësisht ndodhemi në një grup që nuk është i vështirë, por që nuk duhet nënçmuar dhe është një grup që na dhuron ambicie për të vazhduar. Kjo është pikëpamja ime ndaj grupit. Do ta prezantoj listën që është e njohur dhe në krahasim më listën janë dy ndryshime”, deklaroi ai.

Giresse ka treguar se Uran Bislimi nuk është më në listën e kombëtarës, teksa në të janë 25 lojtarë.

“Sa i përket Uran Bislimit, në vend të tij, e kemi Idrizin dhe aktualisht listën tonë e përbejnë 25 lojtarë. Ermal Krasniqi bën pjesë në atë paralistë, do të thotë nuk është ftuar në këtë liste është në këtë paralistë dhe mbetet të shihet, do të shihet dhe ndoshta do të ftohet”, shtoi ai.

Menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, shpjegoi procesin se si e kanë ftuar lojtarin Uran Bislimi, dhe se si ai e ka refuzuar kombëtaren.

“Uran Bislimi ka qenë në listë, e ka konfirmuar ardhjen, edhe për herë të dytë Uran Bislimi e ka refuzuar Kosovën, edhe besoj që është hera e fundit që ka pasur mundësi me e refuzu Kosovën. E ka puthur fanellën e Kosovës kur ka dhënë gol, dhe nuk e ka refuzuar, por e ka refuzuar përmes klubit, nuk ka pasur guxim që ai të vijë. Edhe pasi e ka konfirmuar edhe e ka rezervuar biletën, ai për herë të dytë ka refuzuar Kosovën. Nga sot, Kosova nuk është me opsion për Uran Bislimin”, tha ai.

Kosova është në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Sport

Agim Ademi takohet me Glauk Konjufcën për përgatitjet e kombëtares së Kosovës

Published

on

By

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, zhvilloi sot një takim pune me Glauk Konjufcën,për të diskutuar përgatitjet e kombëtares së Kosovës për ndeshjen e rëndësishme kundër Sllovakisë në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

Në takim morën pjesë edhe anëtari i KE të FFK-së, Samir Ujkani, dhe menaxheri i ekipit kombëtar, Bajram Shala. Ata informuan për përgatitjet e ekipit dhe organizimin e udhëtimit drejt Bratislava.

Konjufca përgëzoi ekipin për rezultatet e arritura deri tani dhe nënvizoi se puna ekipore dhe angazhimi i përbashkët kanë sjellë fitore të rëndësishme, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ai gjithashtu siguroi se institucionet shtetërore do të ofrojnë mbështetje të plotë për rrugëtimin historik të kombëtares drejt Kupës së Botës.

Takimi u bë i ditur nga Ademi në faqen e tij zyrtare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes FFK-së dhe institucioneve shtetërore për suksesin e ekipit kombëtar.

Continue Reading

Sport

Katër ekipet më të mira të Ligës Unike përballen në Prizren për trofeun e madh

Published

on

By

Basketbolli mbarëshqiptar rikthehet me një ngjarje madhështore në Prizren, ku katër ekipet më të mira të Ligës Unike të Basketbollit do të përballen për trofeun e madh.

Në këtë fazë të emocionueshme, përballen:

Team Peja 03 vs Team Tirana

Team Bashkimi vs Team Flamurtari

Ngjarja zhvillohet më 17–18 mars 2026 në Palestrën Sportive “Sezai Surroi”, duke sjellë spektakël dhe rivalitet të fortë mes ekipeve më të mirë të rajonit.

Ky është momenti ideal për të ndjekur nga afër rivalitetin më të madh të Ligës Unike dhe për të parë se kush do të shkëlqejë drejt trofeut të madh.

Continue Reading

Sport

Albion Ymeri shpallet kampion i Ballkanit në triatlon

Published

on

By

Triatlonisti kosovar Albion Ymeri është shpallur zyrtarisht kampion i Ballkanit në garat e triatlonit, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në kampionatin e mbajtur në Podgorica.

Ymeri arriti të lërë pas konkurrentët më të fortë të rajonit, duke dëshmuar formë të jashtëzakonshme dhe duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses të rëndësishëm në sportet e qëndrueshmërisë.

Sukseset për ekipin kosovar nuk u ndalën vetëm me këtë triumf. Në këtë kampionat shkëlqeu edhe Nerenxa Kuqi, e cila fitoi medaljen e artë në kategorinë e pionierëve, ndërsa Genc Isufi u rendit i pari në kategorinë e moshës 20–30 vjeç.

Triatloni është një sport që kombinon tre disiplina të qëndrueshmërisë: notin, çiklizmin dhe atletikën, të cilat zhvillohen në këtë renditje gjatë garës.

Me këtë sukses, Albion Ymeri po vazhdon të konfirmohet si një nga sportistët më premtues të këtij sporti në rajon, duke u transformuar nga një sportist lokal në një konkurrent serioz në arenën evropiane.

Continue Reading

Sport

Almir Kryeziu shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superliga e Kosovës, Albi Mall, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional Ylli i Javës, që i jepet futbollistit më të dalluar të javës në elitën e futbollit kosovar.

Për javën e 24-të të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Almir Kryeziu. Ai pati një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen ndaj FC Drita, ku shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër në fitoren 3-0 të skuadrës së tij.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pas marrjes së çmimit, Kryeziu u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe për fitoren e ekipit.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse Drita ka një skuadër shumë të mirë. E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Jemi në vendin e parë me pikë të barabarta, por kemi edhe shumë ndeshje të cilat do t’i luftojmë. Falënderoj komisionin për vlerësimin, klubin dhe jam i lumtur që jam në formë dhe po mund ta ndihmoj ekipin”, deklaroi ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Continue Reading

Të kërkuara