Kulturë

Gigi Hadid është e famshmja e fundit që po lanson linjë veshjesh

Gama e çmimeve dhe data e lansimit për koleksionin nuk janë shpallur ende.

Published

on

“Ka qenë duke punuar për diçka….”, shkruajti Hadid në llogarinë e saj në Instagram, duke dhënë pamje të modeleve dhe stileve të materialeve, me ngjyra të ndryshme.

Ajo gjithashtu shtoi “themeluese, drejtor kreativ @guestinresidence” në biografinë e saj në Instagram, megjithëse marka e saj e re ende nuk ka postuar asgjë në faqen e saj.

Gama e çmimeve dhe data e lansimit për koleksionin nuk janë shpallur ende, por fansat mund të regjistrohen për përditësime të markës në faqen e internetit Guest in Residence.

Miqtë dhe fansat e Hadid treguan mbështetjen e tyre në komente, ku Hailey Bieber shkruante, “shumë e emocionuar për këtë” dhe motra Bella Hadid shtoi, “Kjo është ajo që të gjithë kemi pritur”.

Hadid ka përvojë në departamentin e dizajnit; ajo së fundmi publikoi rroba banje të dy koleksioneve me Frankies Bikini./UBTNews/

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës në përgatitje intensive për premierën “Bletë”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës pritet të vijë së shpejti me premierën e parë për vitin 2026, duke shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në kalendarin kulturor të vendit.

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës po zhvillon me intensitet provat për projektin më të ri skenik, të titulluar “Bletë”, me koreografi nga Clebio Oliveira dhe asistencë artistike nga Lela Di Costanzo. Ky produksion i ri synon të sjellë një qasje bashkëkohore në interpretimin skenik, duke ndërthurur lëvizjen, muzikën dhe konceptin vizual në një tërësi unike artistike. Aktualisht, ansambli ndodhet në javën e tretë të provave intensive, ku përveç punës koreografike, po i kushtohet rëndësi edhe detajeve të interpretimit dhe harmonizimit të trupës në skenë. Sipas ekipit realizues, procesi ka avancuar me ritëm të kënaqshëm dhe shfaqja tashmë po merr formën e saj përfundimtare.

Premiera e shfaqjes “Bletë” është paraparë të mbahet më 29 prill 2026, ndërsa publiku pritet të përjetojë një produksion që reflekton energji, disiplinë dhe kreativitet bashkëkohor në skenën e baletit kosovar.

Continue Reading

Kulturë

”Mes Realiteteve”: Diskutim mbi artin dhe video-lojërat në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Më 23 prill, duke filluar nga ora 18:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës – Qafa, do të mbahet diskutimi “Mes Realiteteve / Between Realities”, një bisedë që ndërthur artin bashkëkohor me botën e dizajnit dhe zhvillimit të lojërave.

Në këtë diskutim, artistja Laureta Hajrullahu, së bashku me zhvilluesit e lojërave Lekë Sahatqija dhe Petrit Hoxha, do të trajtojnë video-lojërat si medium artistik, rolin e tyre në hapësirat muzeale dhe galeri, si dhe ndërveprimin mes realitetit fizik dhe atij digjital.

 

Continue Reading

Kulturë

Miratohet Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, forcohet mbrojtja e monumenteve

Published

on

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore

Ky ligj synon forcimin e sistemit të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe rritjen e kapaciteteve inspektuese në terren. Me miratimin e tij, Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ngrihet në nivelin e një agjencie ekzekutive, duke u bërë më funksional dhe më efektiv në ushtrimin e detyrave të veta.

Ky zhvillim përbën një hap konkret drejt mbrojtjes më të mirë të monumenteve kulturore dhe garanton një qasje më të koordinuar ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, në funksion të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Reformat në këtë fushë synojnë forcimin e institucioneve shtetërore dhe ruajtjen e kujtesës historike

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës për herë të parë në TRADUKI, hap i ri drejt ndërkombëtarizimit të letërsisë kosovare

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të marrë pjesë për herë të parë në takimin e radhës të rrjetit evropian TRADUKI, i cili do të mbahet në Sarajevë më 20–21 prill 2026.

TRADUKI, i themeluar në vitin 2008, është një rrjet që synon të mbështesë përkthimin, botimin dhe qarkullimin e letërsisë nga vendet e Evropës Juglindore në hapësirën gjermanofolëse dhe më gjerë. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, krijohen ura lidhëse mes autorëve, përkthyesve, botuesve dhe institucioneve kulturore, duke kontribuar në ndërkombëtarizimin e letërsive kombëtare dhe në forcimin e dialogut kulturor evropian.

Pjesëmarrja e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në këtë takim shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit më të thellë në rrjetet kulturore ndërkombëtare. Në këtë kuadër, pranimi i Kosovës si anëtare vëzhguese në TRADUKI përbën një zhvillim domethënës institucional dhe kulturor, duke hapur mundësi të reja për promovimin dhe afirmimin e letërsisë kosovare në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara