Lajmet

Gërxhaliu: Mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, rrezik dhe dëm Kosovës

Published

on

Mungesa e Kuvendit të konstituar po bën që marrëveshjet ndërkombëtare të mos mund të votohen dhe sipas njohësve të fushës Kosovës po i shkaktohet dëm i madh në rrafshin ekonomik. Njohësi i ekonomisë dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i sheh me shqetësim këto ecuri.

Ai vë në dukje se vendi ka pësuar humbje afro 1.2 miliardë euro, përfshirë fondet IPA nga BE-ja dhe projekte të financuara nga SHBA-ja dhe Banka Botërore që janë të ngrira deri më tani.

“Nga mungesa e institucioneve ne nuk kemi ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare. Po e them me keqardhje që dëmet aktuale janë pothuajse afër një miliard e 200 milionë euro, duke përfshirë afër 830 milionë euro që kanë të bëjnë me IPA fondet 2 dhe 3, që kanë të bëjnë me agjendën për reforma të Bashkimit Evropian, me projekte të financuara nga SHBA-ja dhe kur krejt kësaj i shtohet fakti që kemi dy marrëveshje të paratifikuara me Bankën Botërore prej 230 milionë eurosh, e treta është 90 milionë euro dhe ato janë të ngrira, atëherë paramendoni cilat janë dëmet që po i shkaktohen Kosovës. Sot në Bruksel nuk flitet për Kosovën, sot për Kosovën po dominon një heshtje në qarqet evropiane dhe kjo është më e keqja që mund t’i ndodhë Kosovës”, tha Gërxhaliu.

Duke u ndalur te qëndrimi i Qeverisë në detyrë lidhur me këto marrëveshje, ai tha se ata po shprehen vetëm nga këndvështrimi politik apo partiak dhe se këto fonde nuk do mund ta kenë përdorimin e njëjtë me kalimin e kohës si pasojë e inflacionit.

Sipas tij, meqë shumë projekte kanë afat skadence, ato do të alokohen për shtete të tjera, duke mos iu dhënë Kosovës si pasojë e mosrespektimit të këtyre afateve.

“Është mjerim që dëgjohen terme të tilla të shprehura vetëm nga këndvështrimi politik dhe partiak, jo real dhe ekonomik dhe në këtë drejtim vërtet të gjithë këta parametra dhe në fund të fundit duhet të kuptohet që edhe të prolongohet shfrytëzimi i këtyre mjeteve ata do të përjetojnë amortizim edhe moral dhe do të jenë të tkurrur nga inflacioni. Duhet ta dinë edhe ministrat në detyrë, edhe të tjerët që një projekt, i cili në vitin 2023 ndoshta ka kushtuar 100 milionë, sot nuk mund të realizohet as për 140 apo 150 milionë euro dhe ky është dëmi direkt. Dhe e dyta, shumë projekte kanë skadencë.Për shembull, nëse nuk kemi ratifikim të marrëveshjeve, në Bankën Botërore ato mjete do të stopohen për Kosovën dhe do të rialokohen për vende të tjera dhe kush është humbës? Është Kosova”, shton Gërxhaliu.

Dhe unë nuk e kam përgatitur veten që do të vijmë në një stad që dikush nga politikanët aktualë në Kosovë do të krenohet pse kanë bllokuar për shembull një projekt me energji me diell, një projekt me energji të diellit, e kanë bllokuar Kosovën e Re dhe kanë evituar apo kanë bllokuar projektin e elektranave. Në rrethana normale, Kosova do të duhej të kishte kapacitete të reja gjeneruese”, tha Gërxhaliu.

Edhe kryetari i tanishëm i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se si pasojë e moskonstituimit të kuvendit, marrëveshjet ndërkombëtare nuk po mund të kalojnë dhe kjo cenon zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e standardit të qytetarëve të Kosovës.

“Kemi marrëveshje që janë mbi 800 milionë euro ose afër 900 milionëve, të cilat presin në Kuvendin e Kosovës për ratifikim, marrëveshje që janë të parapara për projekte kapitale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritje ekonomike dhe në përmirësimin e cilësisë apo standardit të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe këto marrëveshje nuk po mund të ratifikohen, sepse nuk e kemi Kuvendin”, tha Rafuna.

Continue Reading

Lajmet

Tirana bëhet gati për koncertin e Kanye West, intensifikohen përgatitjet

Published

on

Më pak se një muaj para koncertit të reperit amerikan Kanye West në Tiranë, autoritetet shqiptare kanë intensifikuar përgatitjet për organizimin e ngjarjes, e cila pritet të jetë ndër eventet më të mëdha muzikore të mbajtura ndonjëherë në vend.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, së bashku me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, ka inspektuar nga afër punimet dhe masat organizative për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së koncertit.

Sipas Gonxhjes, përgatitjet po zhvillohen me ritme intensive, ndërsa bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për menaxhimin e vizitorëve, transportit, sigurisë publike dhe shërbimeve emergjente.

Koncerti i Kanye West është planifikuar të mbahet më 11 korrik në Tiranë dhe pritet të mbledhë dhjetëra mijëra spektatorë nga Shqipëria, rajoni dhe vende të tjera, duke e shndërruar kryeqytetin shqiptar në një qendër të rëndësishme të muzikës ndërkombëtare gjatë sezonit veror.

Burimi: ATSH
/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë

Published

on

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur ishullin Sulawesi në Indonezi, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas të dhënave, lëkundja sizmike ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash, duke u konsideruar një tërmet relativisht i cekët.

Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet indoneziane nuk kanë lëshuar paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Rajoni i Sulawesit mbetet një nga zonat më të prekura nga aktiviteti sizmik. Në vitin 2018, qyteti Palu u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami, fatkeqësi që shkaktoi mbi 4 mijë viktima.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pas numërimit të një pjese të votave, VV-ja arrin në 52 ulëse në Kuvend

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas numërimit të një pjese të votave me postë dhe atyre nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve të deritanishme, VV-ja ka siguruar 45.89 për qind të votave, duke mbetur forca e parë politike në vend. Pas saj renditet PDK-ja me 19.96 për qind, LDK-ja me 17.04 për qind dhe AAK-ja me 6.89 për qind.

Në ndarjen aktuale të mandateve, Vetëvendosje ka 52 ulëse, PDK-ja 22, LDK-ja 19 dhe AAK-ja 7 deputetë.

Megjithatë, procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar. Kanë mbetur pa u numëruar rreth 35 mijë zarfe me vota nga posta, si dhe afërsisht 11 mijë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Rezultatet e deritanishme kanë treguar trende të ndryshme. Në rezultatet preliminare pas zgjedhjeve të 7 qershorit, VV-ja kishte siguruar 42.96 për qind të votave, ndërsa në votimin në përfaqësitë diplomatike mori mbi 83 për qind dhe në votat me postë 70.26 për qind.

Sipas projeksioneve aktuale, ndryshime të mëdha në ndarjen e mandateve duken të vështira, megjithëse rezultati përfundimtar do të varet nga votat e mbetura për numërim.

Për formimin e Qeverisë së re nevojiten 61 vota në Kuvend, ndërsa për zgjedhjen e presidentit kërkohet kuorumi prej 80 deputetësh në dy raundet e para të votimit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira dhe mundësi për reshje lokale

Published

on

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme. Gjatë orëve të pasdites, në disa zona mund të ketë shtim të vranësirave, të shoqëruara me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.

Continue Reading

Të kërkuara