

Lajmet
Gërvalla vazhdon takimet dypalëshe në Forumin Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri
Published
2 years agoon
By
UBT newsMinistrja Gërvalla në margjina të këtij Forumi takoi delegacionin e Bregut të Fildishtë, të kryesuar nga Ministri i Deleguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bregut të Fildishtë, Wautabauna OUATTARA, Zëvendës ndihmësadministratorin e USAID-it për Parandalimin dhe Stabilizimin e Konflikteve, Neilesh Shelat, dhe pjesëmarrës të tjerë të Forumit.
Sipas njoftimit, thellimi i bashkëpunimit të dyanshëm dhe konkretizimi i tij përmes programeve të veçanta dhe në fusha të interesit të dyanshëm ishin temat kryesore ku u përqendrua biseda në kuadër të takimeve të ndara.
Ministrja Gërvalla mori pjesë edhe në konferencën përmbyllëse të Forumit për media, së bashku me Ministrin e Jashtëm të Senegalit, Ismaila Maidor Fall dhe Ministrin e Jashtëm të Kepit të Gjelbër/Cabo Verdes, Rui Alberto De Figueiredo Soares, ku ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me kontinentin afrikan në përgjithësi dhe bashkëpunimin me Republikën e Senegalit në veçanti.
Aktualitet
UBT fton studiues dhe profesionistë për dorëzimin e abstrakteve në Konferencat e Shkencave Politike dhe Sigurisë
Published
7 hours agoon
September 28, 2025By
Driton Iseni
UBT ka kënaqësinë të ftojë studiues, akademikë, profesionistë dhe studentë të interesuar të marrin pjesë në nënkonferencat Studime të Sigurisë dhe Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, pjesë e edicionit të 14-të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion 2025.
Ky edicion i fokusuar në Qëndrueshmërinë dhe Reziliencën synon të sjellë së bashku ekspertë dhe studiues për të shkëmbyer ide, përvoja dhe rezultatet më të fundit kërkimore në fushat e sigurisë, shkencave politike dhe arsimit.
Konferenca për Studime të Sigurisë
Afatet e rëndësishme:
- Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
- Njoftimi për pranimin: 17 tetor 2025
- Dorëzimi i punimeve të plota: 14 nëntor 2025
- Regjistrimi i hershëm: 17 tetor 2025
- Regjistrimi i vonshëm: 20 tetor 2025
Kjo konferencë synon të krijojë një platformë ku studiues dhe praktikues mund të japin një pasqyrë të fushës, të prezantojnë rezultatet më të fundit kërkimore dhe të shkëmbejnë ide dhe përvoja në shkencat politike dhe siguri.
Temat dhe objektivat kryesore përfshijnë:
- Siguria njerëzore
- Paqja dhe demokracia
- Siguria kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare
- Konfliktet pas Luftës së Ftohtë
- Çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
- Konfliktet ndërshtetërore dhe etnike: shkaqet dhe zgjidhjet
Dorëzimi i punimeve:
Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në shqyrtim diku tjetër. Maksimumi i faqeve është 6. Punimet që nuk i plotësojnë kriteret e formatit nuk do të shqyrtohen.
Konferenca për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
Afatet e rëndësishme:
- Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
- Njoftimi për pranimin: 17 tetor 2025
- Dorëzimi i punimeve të plota: 14 nëntor 2025
- Regjistrimi i hershëm: 17 tetor 2025
- Regjistrimi i vonshëm: 20 tetor 2025
Kjo konferencë ndërkombëtare e shqyrtuar nga kolegët (peer-reviewed) ofron një mundësi për shkëmbimin e njohurive midis studiuesve inovativë, studentëve pasuniversitarë, kandidatëve doktoraturë dhe profesionistëve në arsim dhe zhvillim, si dhe në politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti fokusohet në ndërtimin e sistemeve arsimore të qëndrueshme për një të ardhme të qëndrueshme.
Temat kryesore përfshijnë:
- Politikat publike dhe arsimi
- Ekonomia politike dhe administrata publike
- Demokracia, migracioni dhe politikat e integrimit
- Digjitalizimi i proceseve zgjedhore dhe anti-korrupsioni në Ballkan
- Siguria globale dhe kërcënimet ndërkombëtare
- Terrorizmi, krimi i organizuar transnacional, lufta kibernetike
- Arsimi në zonat e konfliktit dhe roli i tij në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
- Rikonstruksioni arsimor pas konflikteve dhe arsimi për refugjatët
Dorëzimi i punimeve:
Ashtu si për konferencën e sigurisë, punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në shqyrtim diku tjetër. Maksimumi i faqeve është 6 dhe punimet që nuk i plotësojnë kriteret nuk do të konsiderohen.
Aktualitet
UBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
Published
1 day agoon
September 27, 2025By
Driton Iseni
UBT ka bërë hapjen e thirrjes për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025 (IC-LAC), e cila këtë vit organizohet në kuadër të Konferencës së 14-të Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion.
Ky aktivitet shkencor do të bashkojë studiues, akademikë, studentë të cikleve të avancuara, doktorantë, ekspertë të fushës dhe profesionistë të arsimit nga vende të ndryshme të botës, me synim shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira mbi gjuhën, kulturën dhe ndërthurjen e tyre në sistemet bashkëkohore arsimore.
Tema kryesore e këtij edicioni është: “Ndërtimi i sistemeve arsimore reziliente për një të ardhme të qëndrueshme.”
Datat kryesore:
- Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
- Njoftimi i pranimit & rishikimi shkencor: 17 tetor 2025
- Regjistrimi i hershëm: deri më 17 tetor 2025
- Regjistrimi i vonuar: deri më 20 tetor 2025
- Dorëzimi i punimit të plotë: 14 nëntor 2025
Qëllimet dhe objektivat
Konferenca IC-LAC synon të hapë një hapësirë të gjërë diskutimi mbi rolin e gjuhës dhe kulturës në shoqëritë moderne, duke nxitur qasje multidisiplinare për edukimin dhe komunikimin ndërkulturor.
Fushat e diskutimit përfshijnë:
- Gjuha dhe kultura në arsim
- Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie dhe të nxënë
- Komunikimi ndërkulturor dhe shumëgjuhësia
- Praktikat e qëndrueshme në edukimin gjuhësor
- Inteligjenca artificiale dhe ndikimi i saj në të nxënit e gjuhëve
- Përkthimi, interpretimi dhe komunikimi global
- Rezilienca arsimore dhe dizajnimi i kurrikulave
Dorëzimi i punimeve
Punimet e paraqitura duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në proces shqyrtimi në konferenca të tjera. Gjatësia maksimale e një punimi është 6 faqe. Punimet që nuk respektojnë kriteret e formatimit nuk do të merren në konsideratë.
Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë me hulumtimet e tyre shkencore dhe praktikat profesionale, duke u bërë pjesë e një platforme ndërkombëtare shkëmbimi idesh që synon të forcojë lidhjen mes gjuhës, kulturës dhe arsimit për një të ardhme më të qëndrueshme.
Lajmet
Gjykata spanjolle liron Dani Alves-in
Published
2 days agoon
September 26, 2025By
UBT News
Gjykata e Lartë e Katalonjës ka rrëzuar të premten dënimin për përdhunim ndaj ish-futbollistit brazilian Dani Alves, duke arsyetuar se çështja kishte mospërputhje dhe kontradikta në dëshmitë e paraqitura.
Alves, 41 vjeç, ishte dënuar vitin e kaluar me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në Barcelonë në vitin 2022. Megjithatë, gjykata e apelit vendosi se dëshmia e akuzueses nuk kishte besueshmëri të mjaftueshme, duke theksuar se mungonin prova të qarta për të mbështetur akuzën.
“Dani Alves është shumë i lumtur. Ai është i pafajshëm, kjo është demonstruar. Drejtësia ka folur,” deklaroi avokatja e tij, Ines Guardiola.
Ndërkohë, avokatja e akuzueses, Ester Garcia, paralajmëroi se do ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme të Spanjës, proces që mund të zgjasë deri në një vit./S.K/KP/Morung Express/
Lajmet
Caktohet data, Pogba rikthehet në fushë
Published
2 days agoon
September 26, 2025By
UBT News
Paul Pogba është shumë pranë rikthimit në futboll pas një periudhe të gjatë mungese tha trajneri i Monacos, Adi Hütter. Ai zyrtarisht ka konfirmuar se mesfushori francez po përparon ndjeshëm.
“Fizikisht dhe mendërisht po shkon mirë. Është stërvitur për tre muaj dhe është afër kthimit në skuadër,” deklaroi Hütter.
Sipas mediave franceze, Pogba pritet të jetë i disponueshëm më 5 tetor, në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nice në Stade Louis II.
Ndërkohë, rikthimi në sfidën e së shtunës kundër Lorient shihet më pak i mundshëm.
Ish-mesfushori i Juventusit nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që prej 3 shtatorit 2023, kur u aktivizua ndaj Empolit.
Pak javë më vonë, ai u pezullua për doping dhe u dënua fillimisht me katër vite jashtë fushave. Megjithatë, në tetor 2024, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli ndalimin në 18 muaj, që skadoi më 11 mars 2025.
Pas ndarjes me Juventusin, Pogba refuzoi një transferim në MLS dhe verën e kaluar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Monacon, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Klubi monegask e ka regjistruar 31-vjeçarin edhe për Ligën e Kampionëve, ku pritet të rikthehet në tetor.
Ky rikthim do të shënojë një moment të rëndësishëm për kampionin e botës 2018, i cili synon të rifitojë formën dhe të lërë pas periudhën më të vështirë të karrierës së tij./S.K/KP/CNN/

UBT fton studiues dhe profesionistë për dorëzimin e abstrakteve në Konferencat e Shkencave Politike dhe Sigurisë

UBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025

Gjykata spanjolle liron Dani Alves-in

Caktohet data, Pogba rikthehet në fushë

Aksident me fatalitet në Blagaj të Pejës

Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Osmani takohet me presidentin e Senegalit

Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë

Nis Superliga e Kosovës në futsall këtë fundjavë
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA