Lajmet

Gërvalla në OKB: Sulmi në Banjskë ka qenë një akt i hapur i agresionit nga Serbia kundrejt Kosovës

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ka deklaruar se përdorimi i termit “Kosovë dhe Metohija” reflekton ambicie hegjemoniste të Serbisë dhe lidhet me retorikën e periudhës së Sllobodan Millosheviqit.

Ajo vuri në dukje se Kosova është një demokraci perëndimore dhe se mbështetja ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara është shumë e lartë në vend.

Gërvalla theksoi se Serbia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për rajonin për shkak të propagandës dhe politikave të saj që, sipas saj, nxisin urrejtje dhe përgatitje për sulme të mundshme ushtarake.

“Më lini të bëj të qartë se nuk ka Kosovë dhe Metohi, ajo nuk ekziston zonja dhe zotërinj. Kosova dhe Metohija është një shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë për Kosovën. Thënë thjeshtë është gjuha e vjetër e Sllobodan Millosheviqit dhe atyre që ndjekin atë. Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkan. Mbështetja për NATO dhe SHBA është 99% në vendin tonë. Ne jemi vendi më pro NATO dhe më pro SHBA në botë. Ne jemi mbrojtur nga gjenocidi nga NATO dhe SHBA. Janë vrarë armiqësitë serbe të nxitura nga Sllobodan Millosheviq dhe ministri i tij Vuçiq i cili është tashmë president i Serbisë. Nuk po flasim për historinë por për të tanishmen dhe tani Serbia është një kërcënim i drejtpërdrejtë për rajonin. Ne e përcjellim propagandën e vazhdueshme të Vuçiqit dhe urrejtjes që shpërndahet dhe helmon popullatën serbe dhe nxit përgatitjen e qytetarëve serb për një sulm ushtarak kundër vendit tonë. Në Serbi mund të shohësh murale të mëdha si ky ku shkruhet kur ushtria të kthehet në Kosovë. Pra nuk shkruhet nëse ushtria kthehet por kur ushtria të kthehet, pra ata nuk e fshehin qëllimin e tyre, ata janë të qartë për këtë haptazi, vetëm lënë kohën të hapur.”, tha ajo

Gërvalla u shpreh se në vitin 2023, Serbia tregoi gatishmërinë për përdorim force, duke dërguar grupime paramilitare të pajisura me armatim anti-tank dhe ajror dhe duke synuar me dhunë pjesë të territorit verior të Kosovës.

Ajo akuzoi drejtues të caktuar si pjesë të atyre ngjarjeve dhe e konsideroi pritjen dhe trajtimin e tyre në Beograd si një shenjë për mungesë dëshire për llogaridhënie.

“Serbia ka dëshmuar në vitin 2023 se është e gatshme për luftë. Vuçiqi mund të pengohet, jo të bindet. Mentaliteti nuk është diçka që ndryshon vetëm nëse flisni për të. Në vitin 2023 Serbia kryu një sulm ushtarak kundër Republikës së Kosovës duke dërguar grupet paramilitare të pajisura nga Serbia me pajisje anti tank ajrore, me plane për të marrë veriun e territorit tonë me dhunë. Komandanti i atij inkursioni ishte dora e djathtë e Vuçiqit për Kosovën ndërkohë, Vuçiqi e mban atë si mysafir nderi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion në regjim, nëse nuk ka pasoja, situata do të eskalojë edhe më tutje sepse nuk kanë kut ti frikësohen. Ministri i punëve të jashtme Gjuriq e di këtë shumë mirë, ai nuk ka probleme me vrasës dhe me dhunues. Ai mund të ketë zë të butë zonja dhe zotërinj por ai u ul për kafe pas sulmit në Banjskë me Radojiçiqin.”, tha ajo

Banjska si akt i agresionit të hapur nga shteti i Serbisë ndaj Kosovës

Përgjatë takimit të Këshillit të mbrojtjes së OKB-së, Gërvalla gjithashtu tha se sulmi terrorist në Banjskë nuk ishte një incident.

Ajo theksoi se sulmi në Banjskë ka qenë një akt i hapur i agresionit nga shteti i Serbisë kundrejt Kosovës, duke treguar se edhe pse ka pasur prova, ky akt ka kaluar i pa ndëshkuar e kjo mosndëshkueshmëri mund të hap rrugë për sulme apo vepra të tjera që do të eskalonin situatën.

“Dua të nënvizoj edhe një herë, Banjska nuk ka qenë aksident, ka qenë akt i agresionit të hapur nga shteti i Serbisë ndaj një shteti fqinj, Republikës së Kosovës. Pastaj mosndëshkueshmëria ndikoj. Integriteti i infrastrukturës sonë kritike në nëntor të vitit të kaluar nuk ishte incident, ka qenë sulm kinetik i Serbisë ndaj një shteti fqinj. Të gjithë këtu edhe jashtë këtij objekti e di saktë se kush qëndron prapa këtyre veprimeve. E kemi parë në videoxhirimet nga Banjska, por nuk është që ka ndonjë pasojë. Po, kemi blerë drone por jo nga një vend fqinj, nga një anëtar i NATO-s, Turqia, dhe po blejmë armatim nga aleatët tanë të NATO-s, nga partnerët tanë dhe që të jemi të sinqertë nuk jemi neutral, as nuk pretendojmë të jemi neutral sepse qëndrojmë përkrahë partnerëve tanë, aleatëve tanë dhe këtë e bëjmë në mënyrë krejt transparente dhe të qartë.”, tha ajo

Më tej, ajo kritikoi Serbinë për blerje të armatimit nga shtete si Rusia, Kina dhe Irani duke thënë se Kosova nuk bën një gjë të tillë.

Gjithashtu, ajo tha se situata në veri të Kosovës nuk është siç paraqitet, duke thënë se qeveria po angazhohet në dialog me qytetarët e veriut që të përmirësojë jetën e atyre qytetarëve

Në fund të fjalimit të saj, ministrja në detyrë i bëri ftesë të hapur anëtarëve të këshillit që të vizitojnë Kosovën dhe të shohin vetë situatën, duke thënë se Kosova është një storje e progresit të pabesueshëm./S.K/KP/

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

Aktualitet

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

lajme

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Të kërkuara