Lajmet

​Gërvalla në NATO: Kosova është dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon

Gërvalla shprehu falënderimin e saj ndaj NATO-s dhe strukturave të saj civile dhe ushtarake për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë.

Published

on

Vizitën e sotme në selinë qendrore të NATO-s, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla e ka nisur me takimin me Ndihmës-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politika të Sigurisë, Ambasadorin Boris Ruge si dhe zv.Ndihmës Sekretaren e Përgjithshme për Operacione në NATO, Burcu San.

Ministrja Gërvalla shprehu falënderimin e saj ndaj NATO-s dhe strukturave të saj civile dhe ushtarake për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë, duke u ndalur me theks të veçantë te bashkëpunimi ynë i shkëlqyer me KFOR-in dhe me NALT-in në Kosovë.

Duke marrë parasysh rolin që të dy drejtuesit dhe divizionet përkatëse e kanë në NATO, si shtylla me interes të veçantë, ministrja Gërvalla theksoi edhe domosdoshmërinë e përparimit të proceseve integruese për Kosovën në NATO deri në anëtarësimin e plotë në këtë organizatë.

Ministrja Gërvalla tutje ka theksuar se Republika e Kosovës është e gatshme dhe e vendosur të fillojë dialogun dhe procesin e konkretizimit të marrëdhënieve tona, duke vënë në pah se Kosova si faktor kyç dhe i dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon dhe përtej i ka përqafuar vlerat euroatlantike, të cilat i ndan me aleatët, miqtë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë.

Vëmendje e veçantë gjatë këtij takimi kanë zënë dhe aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke nënvizuar obstruksionet dhe sulmet e vazhdueshme të Serbisë si dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të influencave të huaja për destabilizim të Kosovës dhe rajonit, në veçanti asaj ruse në Ballkanin Perëndimor.

Lajmet

Nisin vlerësimet për masat e reja të Pakos 2.0, pagesat për sektorin privat javën e ardhshme

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se komisionet vlerësuese kanë nisur shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura të Pakos për Përballje me Inflacion 2.0, përkatësisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat dhe studentët.

Sipas Muratit, puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit dhe pagesat pritet të ekzekutohen në fillim të javës së ardhshme, të hënën.

Ndërkaq, komisioni përgjegjës për masën e studentëve do ta përmbyllë procesin pas pranimit të konfirmimeve nga institucionet e arsimit të lartë për aplikuesit. Ai tha se qytetarët do të njoftohen me kohë sapo listat e përfituesve të jenë gati për ekzekutim.

“Qeveria për të gjithë!”, ka shkruar Murati në njoftimin e tij./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vizitë zyrtare e presidentit të Shqipërisë në Kosovë, priten masa të përkohshme në trafik

Published

on

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë më 12 qershor 2026, në orët e mbrëmjes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe aktiviteteve të delegacionit.

Për shkak të itinerarit të lëvizjes së eskortës nga pika kufitare në Vërmicë dhe aktiviteteve zyrtare gjatë ditës, pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative në intervale të shkurtra kohore.

Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik gjatë zhvillimit të vizitës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis edicioni i 8-të i “Mitrovica Guitar Days”

Published

on

Ka nisur edicioni i tetë i festivalit “Mitrovica Guitar Days”, i cili po sjell në Mitrovicë artistë dhe kitaristë të njohur ndërkombëtarë, koncerte dhe aktivitete të ndryshme artistike që po e pasurojnë jetën kulturore të qytetit.

Festivali është hapur me një performancë nga artistja me renome botërore Carlotta Dalia, e cila ka sjellë një mbrëmje të veçantë me interpretime mbresëlënëse për publikun.

“Mitrovica Guitar Days” vazhdon të afirmohet si një prej festivaleve më të rëndësishme të kitarës në vend, duke krijuar hapësirë për shkëmbim artistik, zhvillim profesional dhe promovim të muzikës.

Ngjarja mbështetet nga Ministria e Kulturës përmes një financimi trevjeçar, me synim zhvillimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të festivalit. Në koncertin hapës ka marrë pjesë edhe zëvendësministrja Nora Arapi-Krasniqi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Irani paraqet 14 kushte për marrëveshjen me SHBA-në

Published

on

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për programin bërthamor dhe Ngushticën e Hormuzit pritet të nisin vetëm pas nënshkrimit të një marrëveshjeje paraprake mes dy vendeve, sipas raportimeve të mediave iraniane dhe ndërkombëtare.

Sipas IRNA, Teherani ka paraqitur një paketë kushtesh që duhet të përmbushen para se të kalohet në negociata të plota. Dokumenti konsiderohet paraprak dhe ende nuk është miratuar përfundimisht nga autoritetet iraniane, ndërsa bisedimet e detajuara pritet të zhvillohen brenda 60 ditëve pas arritjes së kornizës fillestare.

Në këtë fazë fillestare, Irani kërkon garanci politike, ekonomike dhe ushtarake nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, si dhe një qasje të re ndaj sanksioneve dhe pranisë ushtarake në rajon. Zhvillimet po ndiqen nga afër edhe nga tregjet ndërkombëtare për shkak të ndikimit që mund të kenë në sigurinë e Lindjes së Mesme dhe furnizimin global me energji.

14 kushtet e paraqitura nga Irani janë:

  1. Ndalim i menjëhershëm i luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin
  2. Angazhim i SHBA-së për mosndërhyrje në punët e brendshme të Iranit
  3. Respektim i sovranitetit të Iranit
  4. Heqje e plotë e bllokadës detare brenda 30 ditësh
  5. Rifillim i lundrimit në Ngushticën e Hormuzit brenda 30 ditësh
  6. Angazhim i SHBA-së për tërheqjen e trupave nga zonat kufitare me Iranin
  7. Pezullim i sanksioneve ndaj naftës, petrokimikës dhe derivateve
  8. Qasje e plotë e Iranit në burimet e tij financiare
  9. Plan rindërtimi për Iranin me vlerë të paktën 300 miliardë dollarë
  10. Fillimi i negociatave për marrëveshjen përfundimtare bërthamore brenda 60 ditëve
  11. Konfirmim i angazhimit të Iranit ndaj Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore
  12. Mosvendosje e sanksioneve të reja gjatë negociatave
  13. Zhbllokim i 24 miliardë dollarëve asete iraniane gjatë procesit
  14. Krijimi i një mekanizmi monitorues për zbatimin e marrëveshjes

Sipas IRNA-s, këto kushte përbëjnë bazën e dokumentit paraprak, ndërsa SHBA dhe Irani ende nuk kanë arritur një dakordim përfundimtar.

Continue Reading

Të kërkuara