Sport

Gerrard tregon se cili është më i mirë, Ronaldo apo Messi

Trajneri i Aston Villas dhe legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka dhënë opinionin e tij rreth këtij debati.

Published

on

Debati për çështjen se cili është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos nuk do të përfundojë kurrë.

Por, dyshja në fjalë ka ende për t’iu dhuruar tifozëve të futbollit paraqitje mbresëlënëse, pasi që ende nuk janë duke menduar për pensionim.

Gjatë një interviste me Gary Neville, trajneri i Aston Villas dhe legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka dhënë opinionin e tij rreth këtij debati, duke e cilësuar Messin si më të mirin e të gjitha kohërave, por duke mos lënë anash Ronaldon të cilin e lavdëroi.

“Ata janë dyshja e gjeneratës sime që ishin diçka tjetër, statistikat, kur je lojtar dhe e ke bërë atë gjë vetë, nuk jam i sigurt nëse dikush tjetër do të arrijë ta bëjë atë se çfarë kanë bërë ata dy”, tha Gerrard.

“Unë mendoj që ata janë nga një planet tjetër, për dallim nga lojtarët e tjerë që kanë jetuar, ndoshta përveç Peles dhe Maradonas. Por, për mua, Messi është një lojtar skuadre. Nëse ai është pranë golit, ai do të shikojë që pasojë, si dhe të shtojë golat individualë”, shtoi më tej legjenda e Liverpoolit.

Ronaldo ka edhe një vit të mbetur me skuadrën e Manchester United, njëjtë sikurse Messi që ka me Paris Saint-Germain, ndërsa të dy do të luajnë në Kampionatin Botërorë të fundit në karrierën e tij, ku do të synojnë që t’i udhëheqin Argjentinën dhe Portugalinë drejt triumfit të mundshëm në “Katar 2022”.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara