Aktualitet

Gazprom kërcënon se do ta lë pa gaz Gjermaninë

Ky njoftim rrit shqetësime në Evropë rreth zvogëlimit të sasisë së energjisë, teksa dimri po afrohet.

Published

on

Një zyrtar i lartë i gjigantit rus të energjisë, Gazprom, tha se kompania nuk do të rinisë dërgesat e gazit përmes tubacionit Rrjedha Veriore 1 derisa kompania partnere gjermane të mos riparojë një pajisje që pretendoi se është me defekt.

Ky njoftim rrit shqetësime në Evropë rreth zvogëlimit të sasisë së energjisë, teksa dimri po afrohet.

Kompania partnere gjermane, Siemens Energy, tha se nuk është ngarkuar që të kryejë ndonjë riparim. Kjo kompani tha se riparimi që pretendon Gazpromi se duhet të kryhet është diçka që rregullohet me lehtësi dhe një gjë e tillë, normalisht, nuk do të duhej të çonte deri te pezullimi i dërgesave me gaz.

Gjatë një ngjarjeje ekonomike në Vladivostok më 6 shtator, zëvendësdrejtori i Gazpromit, Vitaly Markelov, tha se rinisja e dërgesave të gazit nuk mund të ndodhë “para se ata të riparojnë pajisjen”.

Gazsjellësi Rrjedha Veriore 1 është tubacioni më i madh i gazit që sjellë gaz nga Rusia në Evropë me një kapacitet vjetor prej 55 miliardë metrash kubik. Ky tubacion kalon nga Viborgu – në afërsi të kufirit midis Rusisë dhe Finlandës – për në Lubmin, në verilindje të Gjermanisë.

Liderët perëndimorë e kanë akuzuar Moskën se po përdor si armë furnizimet e saj me energji. Megjithatë, këto shtete përballen me sfida të mëdha për të gjetur burime alternative dhe metoda të tjera për prodhimin e energjisë.

Javën e kaluar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, inkurajoi evropianët që të përgatiten për një dimër të vështirë, teksa “Rusia po përgatitet që të japë një goditje vendimtare ndaj energjisë për të gjithë evropianët në këtë dimër”.

Për dekada me radhë, Rusia është akuzuar se kërcënon me ndaljen e gazit për të arritur qëllime politike. Por, deri në momentin kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt, Moska kishte tentuar që të shmangte ndërprerje të mëdha të gazit për shumicën e konsumatorëve evropianë.

Sanksionet financiare perëndimore dhe kundërveprimet e Moskës kanë rezultuar në rënie ose ndërprerje të mëdha të dërgesave të gazit për shumë vende evropiane që varen nga energjia ruse.

Moska vazhdimisht ka mohuar se përdor si armë furnizimet me energji.

Shtetet perëndimore kanë diskutuar për vendosjen e një çmimi tavan për furnizimet me energjinë ruse. Moska ka thënë se do të ndalonte shitjen e energjisë për çdo shtet që do të zbatonte një masë të tillë.

Po ashtu në Vladivostok, ministri rus i Energjisë, Nikolay Shulginov, tha më 6 shtator se shteti i tij do të përgjigjej nëse vendoset çmimi tavan, duke e dërguar energjinë ruse në shtetet aziatike.

Gazprom ndali furnizimet me gaz natyror përmes Rrjedhës Veriore 1 më 31 gusht, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, që fillimisht u tha se do të zgjasnin deri më 2 shtator. Por, më vonë, kompania shtetërore ruse se dërgesat do të mbeteshin të pezulluara.

Edhe në korrik të këtij viti, Rusia kishte ndaluar përkohësisht dërgesat e gazit përmes Rrjedhës Veriore 1 për shkak të punimeve të përvitshme të mirëmbajtjes.

Qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës dhe ka nisur të ndërpresë apo zvogëlojë dërgesat e gazit në Evropë, çmimet e gazit janë rritur dhe shtetet evropiane po përpiqen që të sigurojnë burime alternative për t’u përgatitur për stinën e dimrit.

lajme

Intelegjenca Artificiale dhe Zhvillimi Ekonomik në fokus të konferencës ndërkombëtare të UBT-së

Published

on

Në kuadër të konferencës ndërkombëtare të UBT-së, konferenca IC–MBE 2026 mblodhi studiues dhe profesionistë të fushave të menaxhimit, biznesit dhe ekonomisë, të cilët prezantuan punime shkencore mbi inteligjencën artificiale, transformimin digjital, financat, sipërmarrjen, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik.

Përmes sesioneve të ndryshme, pjesëmarrësit trajtuan sfidat bashkëkohore të organizatave dhe tregjeve, duke sjellë analiza empirike, modele të reja menaxheriale dhe rekomandime për politika zhvillimore në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Në sesionin e parë, me kryesues Ylber Limanin dhe bashkëkryesuese Sema Kazazin, u trajtuan çështje të rregullimit të institucioneve financiare, përfshirjes së grave në ekonomi, investimeve të gjelbra, inteligjencës artificiale dhe qeverisjes publike.

Punimet e prezantuara përfshinë:

  • Shpresim Vranovci – The Mandatory Divestment of NGO-Owned Microfinance Institutions: A Stakeholder-Based Regulatory Perception Framework
  • Arta Mulliqi – Women’s Participation in Management and Ownership and Female Employment in Kosovo Firms
  • Ermal Lubishtani, Nermin Oruc – Facilitating Green Investment in Kosovo: Evidence from the Western Balkans Six
  • Holta Kora – Artificial Intelligence Adoption and Economic Transformation in Emerging Europe: Evidence from Albania
  • Rozafa Kelmendi, Gonxhe Beqiri – Making Invisible Harm Administratively Visible: Governance Innovation in The Recognition of CRSV Survivors in Kosovo
  • Eloundou Okala Eugène Bertrand, Mvogo Gregory Paulin, Ngoa Tabi Henri – The effects of financial inclusion on health outcomes: does mobile money matter?

Në sesionin e dytë, me kryesues Ermal Lubishtanin dhe bashkëkryesuese Kaltrina Sylajn, vëmendja u përqendrua në adoptimin e inteligjencës artificiale në biznese, performancën financiare, tregjet e kriptomonedhave, inflacionin dhe rëndësinë e remitencave.

Punimet e prezantuara ishin:

  • Edona Draga, Visar Rrustemi – Artificial Intelligence Adoption in Service-Sector Businesses: Evidence from the Western Balkans
  • Visar Hoxha – Components predicting the Adoption and Trust in UVC Technology in facilities: A Quantitative Analysis from Prishtina, Kosovo
  • Florin Aliu, Alban Asllani – Detecting and Analyzing Bitcoin Price Bubbles: Evidence from 2017 to Early 2025
  • Luljeta Sadiku, Nimete Berisha, Murat Sadiku – Does Inflation Harm Economic Growth? Panel Regression Analysis for Western Balkan Economies
  • Agim Berisha – The Importance of Remittances in Family Well-Being and the Economy – The Case of Kosovo
  • Monika Syziu, Ela Golemi – Investigating the Long-Term Equilibrium: Macro-Financial Factors Influencing Non-Performing Loans in Albania
  • Albrim Badallaj – The Moderating Role of Companies’ International Orientation in the Relationship Between ESG Performance and Financial Performance: Evidence from European Companies

Në sesionin e tretë, me kryesuese Gonxhe Beqirin dhe bashkëkryesues Hamëz Ramën, diskutimet u fokusuan në qeverisjen financiare, ndikimin e inteligjencës artificiale në arsim dhe vendin e punës, performancën e ndërmarrjeve dhe auditimin financiar.

Në këtë sesion u prezantuan:

  • Blerina Nurce – Beyond PIFC: Towards an Intelligent Financial Governance Model for Resilient Public Institutions
  • Gazmend Uka – Prompting Before Thinking? How Generative AI May Bypass Creative Stages in Architectural Design Education
  • Blerim Dragusha – Understanding Employees’ Readiness for Artificial Intelligence: Evidence from the Kosovo Workplace
  • Kujtim Zylfijaj – The Impact of Informal Competition and Labour Shortages on Firm Performance
  • Sema Ebibi Arifi, Viktorija Mangaroska – Integrating Environmental and Economic Performance into Sustainable Material Selection for Educational Buildings in North Macedonia
  • Gresa Mjaku Krasniqi, Vrion Krasniqi – Beyond AI Adoption: Generative Artificial Intelligence and Internal Audit Effectiveness Through Professional Judgment
  • Ylber Limani, Erzë Daku – Artificial Intelligence, Automation, and Financial Auditing: A Global Comparative Analysis Using Machine Learning

Në sesionin e katërt, me kryesuese Arta Mulliqin dhe bashkëkryesues Kujtim Zylfijajn, u trajtuan inovacioni në biznes, sipërmarrja, qëndrueshmëria e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, strategjitë e kompanive dhe zhvillimi i gjelbër.

Punimet e këtij sesioni përfshinë:

  • Walid K. Alrawi – Business Innovation and Entrepreneurship in the United Arab Emirates: Evidence, Practice, and Policy Implications for the United Arab Emirates
  • Fisnik Bytyqi – Employee Voice as a Source of Organizational Diagnosis: Evidence from a Company Retreat
  • Blerim Morina – Entrepreneurship and SME Resilience in Kosovo: The Role of Innovation Support Institutions
  • Erëmirë Musliu Zhubi, Donjeta Osmani Statovci – Operational and Growth Strategies in Online Service Businesses: An International Case Study
  • Erëmirë Musliu Zhubi, Donjeta Osmani Statovci – Women Entrepreneurs in Kosovo and Germany: A Comparative Study of Challenges and Opportunities
  • Ardit Gjeci, Andromahi Kufo, Klea Gruda – Green Growth and Sustainable Development: Comparing the Determinants across EU and Western Balkan Countries
  • Afërina Skeja – Digital Transformation and Organizational Resilience: A Management Perspective on SMEs in Kosovo
  • Vippassana Yonzon – Mobile Learning as a Catalyst for ICT-Driven Development: Continuance Intention and Actual Use Among Students in Darjeeling and Cooch Behar district of North Bengal, India

Në sesionin e pestë, me kryesues Shpresim Vranovcin dhe bashkëkryesues Ardian Ukan, prezantimet u përqendruan në transformimin digjital, marketingun, turizmin, analizën e të dhënave dhe sistemet e mbrojtjes financiare.

Në këtë sesion u prezantuan punimet:

  • Ermira Shehu, Besim Mustafa – The Impact of GS1 Standards on Product Marketing: A Case Study Republic of Kosovo
  • Amal El Mallouli, Adil Outla, Hassan Sassi – From Cash to Clicks: An Exploratory Qualitative Study on Barriers to POS terminals Adoption in Moroccan Neighborhood Retail.
  • Arta Kadriu, Kushtrim Dreshaj, Fatmire Dreshaj – Tourism Resilience, Innovation, and Sustainability: Toward an Integrated Framework for Post-Crisis Destination Development
  • Nour-Eddine Salma – Does Digital Transformation Enhance Corporate Financial Performance? Evidence from Listed Companies on the Casablanca Stock Exchange
  • Lum Zeqiri, Gonxhe Beqiri – Social Media and Business Growth: The Case of Local Businesses in Kosovo
  • Roy Andersen – The Myth of Inherited Intelligence and the Future of Education
  • Ylber Limani, Entela Bajrami – Digital Transformation and the Role of Data Analytics in Auditing Marketing Strategies
  • Syed Taha Mueen – Financial Protection in India through Ayushman Bharat PMJAY: Evidence from Large Scale Survey

Në sesionin e gjashtë, me kryesues Fisnik Bytyqin dhe bashkëkryesues Getoar Lubeniqin, u trajtuan zhvillimi ekonomik lokal, turizmi dhe punësimi, siguria ushqimore, ekonomia qarkore, migrimi dhe roli i inovacionit në performancën organizative.

Punimet e prezantuara ishin:

  • Kushtrim Dreshaj, Fatmire Shala Dreshaj – The Role of the Tourism and Hospitality Sector in Job Creation
  • Arbnora Berisha, Altin Berisha, Kaltrina Berisha – Sustainable Plant Protection and Food Safety: Integrated Pest Management as a Driver of Resilient and Sustainable Food Supply Chains
  • Donjeta Osmani Statovci, Erëmirë Musliu Zhubi – A Circular Economy Model for Furniture Factories: Transforming Wood Waste into New Products
  • Eugène Bertrand Eloundou Okala, Grégory Paulin Mvogo, Franck-daniel Ateba – Financial Inclusion and Migration Decisions: The Role of Mobile Money
  • Diana Vrajolli, Kujtim Zylfijaj – Innovation management, digital transformation, and AI as predictors of organizational performance: Evidence from Kosovo
  • Arena Duraj, Venet Shala – Leaders’ Psychological Tactics and Negotiation Effectiveness: An Empirical Study in Kosova
  • Driton Fetahu – The Role of Small and Medium Scale Enterprise in Local Economic Development (LED-Case of Kosova)
  • Hamëz Rama, Andra Krasniqi – Customer Relationship Management in Kosovo through the CRM System

Në sesionin e shtatë, me kryesuese Ermira Shehun dhe bashkëkryesues Kestrim Avdimetajn, u diskutuan çështje të kontabilitetit dhe transparencës fiskale, punësimit dhe mirëqenies sociale, rregullimit të telekomunikacionit, financave digjitale dhe modeleve ekonomike.

Në këtë sesion u prezantuan:

  • Diamanta Skenderi – Tax Accounting and Digital Tax Compliance in Kosovo: Transparency, Reporting, and Fiscal Accountability
  • Veli Lecaj, Vleran Bojaxhi – Unemployment,Employment, and Social Welfare-Case Study of Kosovo
  • Ardian Uka – A Comprehensive LRIC Cost-Modelling Framework for Telecommunications: Network Architecture, Cost Atribution And Regulatory Pricing
  • Ylber Limani, Diellza Kukaj, Albiona Osmanaj – Digital Transformation in Finance: Assessing the Interrelated Effects of Advanced Analytics and AI on Risk and Innovation
  • Shaqir Elezaj, Ramë Elezaj – Static Economic Efficiency under a Resource Use Cap
  • Edona Ajeti-Demiri, Edin Demiri, Era Memeti, Laura Ajeti-Azemi – Nash Equilibrium in Economic Competition Models
  • Rajan Arapi, Jona Dakaj – The Evolution of Marketing in the Era of Artificial Intelligence
  • Burhan Reshat Rexhepi – Kosovo’s Trade Deficit and Import Dependence: An Empirical Analysis of the Foreign Trade Structure, January–October 2025

Përmes këtyre sesioneve, IC–MBE 2026 krijoi një platformë për shkëmbimin e njohurive dhe prezantimin e rezultateve kërkimore në fusha me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Temat e trajtuara theksuan rolin e inteligjencës artificiale, inovacionit, transformimit digjital dhe politikave të qëndrueshme në përmirësimin e performancës së bizneseve, forcimin e institucioneve dhe avancimin e ekonomisë në Kosovë dhe më gjerë.

 

Continue Reading

lajme

Robotika dhe Inteligjenca Artificiale në fokus të Mekatronikës në sesionet shkencore të UBT-së

Published

on

Në kuadër të konferencës ndërkombëtare të UBT-së, Fakulteti i Mekatronikës prezantoi punime shkencore që trajtojnë zhvillimet në robotikë, inteligjencën artificiale, automatizim industrial, komunikime 5G, mirëmbajtje parashikuese dhe inxhinieri mekanike.

Në sesionin e parë, të udhëhequr nga kryesuesi Fidan Smaili dhe bashkëkryesuesi Betim Shabani, u prezantuan punime që trajtojnë robotikën, analizën mekanike, materialet inxhinierike dhe zhvillimin e softuerëve. Sesioni u hap me prezantimin kryesor të Ekrem Misimit, me temën “The Frontier of Physical AI: From AI that Understands to Robots That Manipulate”.

Punimet e prezantuara në këtë sesion përfshinë:

  • Ekrem Misimi – The Frontier of Physical AI: From AI that Understands to Robots That Manipulate
  • Vassil Guliashki, Galia Marinova – Building Resilience against Drone Threats: A Review of Emerging Counter-UAS Technologies and Intelligent Defense Systems
  • Ardit Dibrani, Roland Pula, Fidan Smaili – Parametric Sensitivity Analysis of a Vehicle Suspension Using a Mass Spring Dumper Model
  • Fidan Smaili, Tomaz Vuherer – Effect of Heat Treatment Temperature on the Microstructure and Mechanical Properties of 18CrNiMo7-6 Steel
  • Getoar Krasniqi, Edmond Jajaga – Building a Memory Safe Image Processing API through Declarative Programming in Haskell

Punimet vazhduan në sesionin e dytë, me kryesues Ylber Limanin dhe bashkëkryesuese Liridona Dodaj. Ky sesion u fokusua në komunikimet 5G, prodhimin e avancuar, sistemet e sensorëve, mirëmbajtjen parashikuese dhe analizat matematikore.

Në këtë sesion u prezantuan punimet:

  • Xhafer Krasniqi, Edmond Hajrizi – Performance of the AI Control Layer in a Private Outdoor 5G Open RAN Deployment: Field Evidence from a 15-Cell Multi-Vendor Trial
  • Oltiana Pllana, Betim Shabani – Application of CAD_CAM and Additive Manufacturing in Design and Production Planning – The Case of a Robotic Arm
  • Ylber Limani, Leart Jahiri, Land Llugiqi – Predictive Maintenance Analysis in Industrial Internet of Things Enabled Industrial Motors
  • Ylber Limani, Rona Gashi, Harisa Arifi – Addressing Operational Challenges through IoT-Driven Predictive Maintenance in Smart Manufacturing
  • Liridona Dodaj, Enkeleda Zajmi Kotonaj – On P-Convergence of Double Sequences
  • Redon Rxhepi, Ylli Rexhaj, Arxhend Jetullahu – Design and Experimental Evaluation of an ESP32-Based Multi-Sensor System for Real-Time DC Motor Health Monitoring Using Fuzzy Logic

Përmes këtyre prezantimeve, Fakulteti i Mekatronikës kontribuoi në shkëmbimin e njohurive shkencore dhe prezantimin e zgjidhjeve inovative që lidhin inteligjencën artificiale me robotikën, automatizimin dhe proceset moderne industriale. Punimet e prezantuara dëshmojnë rëndësinë e kërkimit shkencor në zhvillimin e teknologjive të avancuara dhe në adresimin e sfidave të industrisë bashkëkohore.

Continue Reading

lajme

Mediat në epokën digjitale, në fokus të Konferencës së 15-të Ndërkombëtare të UBT-së

Published

on

By

Në kuadër të Konferencës së 15-të Ndërkombëtare të UBT-së (UBT Annual International Conference), Fakulteti i Mediave dhe Komunikimit sjell një program të pasur shkencor, i cili bashkon studiues, profesorë dhe profesionistë të medias për të diskutuar zhvillimet, sfidat dhe perspektivat e komunikimit bashkëkohor.

Konferenca do të trajtojë tema me rëndësi të veçantë për peizazhin mediatik në Kosovë dhe më gjerë, duke përfshirë ndikimin e inteligjencës artificiale në gazetari, fragmentimin e tregut medial, pabarazinë gjuhësore, rolin e mediave në ndërtimin e shtetit, si dhe përgjegjësinë profesionale dhe ndikimin e platformave digjitale në krijimin dhe shpërndarjen e informacionit.

Programi shkencor përfshin gjithashtu diskutime mbi gjuhën, kuptimin dhe interpretimin në komunikimin medial, rëndësinë e fjalorëve elektronikë për gazetarinë bashkëkohore, cilësinë e shkrimeve publike në portalet lokale, si dhe mënyrën se si mediat lokale dhe ato online ndikojnë në ndërtimin e imazhit të rajoneve dhe komuniteteve të ndryshme.

Sesioni i parë

Chair:  Loreta Mamani, Votim Hanoli

Keynote speakers: Prof. asoc. dr. Ferid Selimi

  • “Media market fragmentation and linguistic inequality in Kosovo”, Ferid Selimi
  • “The context in media communication: Language, meaning and interpretation”, Ismet Osmani & Asllan Hamiti.
  • “Media and State-Building: The Case of Kosovo”, Safet Zejnullahu
  • “The importance of the electronic dictionary for contemporary journalism in the digital age”,  Ajten Hajdari-Qamili.
  • “Content analysis of deceptive AI-generated videos in Kosovo elections”, Hyrije Mehmeti & Demush Bajrami.
  • “ChatGPT as a Professional Assistant: Exploring Its Role in Journalism, Education and Academic Research”, Gjylie Rexha.
  • “Media and the Representation of the Presevo Valley: How the Region’s Image Is Constructed in Local and Online Media”,  Ilir Zylfiu.
  • “The quality of public writings on local portals”,Xhevahire Millaku
  • “Legal regulation of artificial intelligence in the media: Challenges for freedom of expression, responsibility and integrity”, Faruk Rexhaj

Sesioni i dytë

Chair: Demush Bajrami, Gjylie Rexha

  • “Artificial Intelligence in Journalism: Between Ethical Challenges, Professional Transformation, and the Fear of Replacement”,Musa Sabedini & Demush Bajrami
  • “Media reporting on minors in criminal cases: Privacy, stigmatization, and psychological and social consequences”, Loreta Mamani& Aida Sotiri & Albana Allushaj& Mimoza Cabeli
  • “Preparing students in teacher education programs for the development of media literacy and critical thinking in children”, Aida Sotiri &Loreta Mamani & Harallamb Margariti
  • ‘Symbolic communication and the transformation of civic protest: A multimodal analysis of the Albanian case”,  Votim Hanoli
  • “The Role of Analysts and Credibility in Shaping Public Opinion”, Shkodran Gajraku
  • “Public perception and content indicators in Kosovo’s online media”, Naile Dema Selmani
  • “The Role and Effectiveness of Public Relations in Promoting Educational Institutions: The Case of Kosovo”,  Jehona Kapllani – Ilazi & Driton Iseni.
  • “Educational Video and Visual Storytelling”, Edona Sulejmani
  • “The role of the journalist in ensuring fair in the age of artificial intelligence in Kosovo”, Ernesa Aliu
  • “The effects of unregistered online portals on society and politics in Kosovo”, Arbëreshë Fazliu

Continue Reading

Lajmet

Inteligjenca artificiale në fokus të Sistemeve të Informacionit në Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së

Published

on

Në kuadër të konferencës ndërkombëtare të UBT-së, Fakulteti i Sistemeve të Informacionit prezantoi punime shkencore që trajtuan zhvillimet në inteligjencën artificiale, qeverisjen e të dhënave, automatizimin inteligjent dhe transformimin digjital.

Në sesionin e parë, të kryesuar nga Besnik Skenderi, me Blerton Abazin si bashkëkryesues, prezantuan:

  • Dr. Blerton Abazi – “Beyond Model Accuracy: Data Governance and Continuous Evidence in the Assurance of AI System”
  • Agim Zuzaku – “Large Language Models for Managerial Decision Support in Hospitality”
  • Besnik Skenderi dhe Diamanta Skenderi – “Agile Project Management Under Constraint: A Framework for Innovation Safety and Accountability”
  • Besa Alija – “Process Modelling for the Digitalisation of Third-Cycle Studies: A Case Study at South East European University”

Ndërkaq, në sesionin e dytë, të kryesuar nga Ylber Limani, me Agim Zuzakun si bashkëkryesues, prezantuan:

  • Ylber Limani dhe Melliha Lutfiu – “Information Systems Resilience and Digital Strategy: An Empirical Study of Kosovo in Global Comparison Using AI and SEM”
  • Ylber Limani, Edmond Hajrizi dhe Mirlinda Gashi Jashanica – “An Empirical Study of AI Implementation and Quality Assurance in Higher Education Institutions”
  • Dashmir Istrefi dhe Dimitar Stojkoski – “From Telemetry to Foresight: Self-Evolving Predictive Maintenance and Driver-Behavior Intelligence on a Local-First Telematics Hub”
  • Dashmir Istrefi dhe Dimitar Stojkoski – “Toward Agentic Building Automation: A Protocol-Agnostic Edge–Cloud Platform with LLM-Driven Rule Synthesis for Heterogeneous and Legacy IoT Devices”
  • Dashmir Istrefi dhe Dimitar Stojkoski – “From Telemetry to Disclosure: A Local-First IoT and AI Platform for Continuous, ESRS-Aligned ESG Monitoring in Smart Buildings”
  • Gelina Maliqi – “Generative Artificial Intelligence and University Student Learning: A Global Synthesis of Effects, Mechanisms and Conditions”

Përmes këtyre prezantimeve, Fakulteti Sisteme të Informacionit i UBT-së vuri në pah rëndësinë e kërkimit shkencor dhe inovacionit në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale bashkëkohore. Temat e trajtuara dëshmuan rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të inteligjencës artificiale dhe sistemeve të informacionit në përmirësimin e vendimmarrjes, cilësisë së arsimit dhe efikasitetit institucional, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim akademik dhe zhvillim teknologjik.

 

Continue Reading

Të kërkuara