Lajmet

Gazetari palestinez u dogj i gjallë, Izraeli vazhdon sulmet

Published

on

Një gazetar palestinez ka humbur jetën në një sulm ajror izraelit, pasi u përfshi nga zjarri pas shpërthimit të një rakete. Pamjet dramatike tregojnë se gazetari luftoi për të shpëtuar, por nuk arriti të shpëtonte pasi zjarri ishte shumë i fortë. Ai u dogj i gjallë në terrenin që ishte shënjestruar nga forcat izraelite.

Hani Mahmoud i Al Jazeera, i cili po raporton nga qyteti i Gazës, tha se sulmet izraelite vazhduan gjatë natës, duke përfshirë shënjestrimin e ndërtesave të banimit dhe tendave, veçanërisht në Khan Younis dhe Gaza Qendrore. Ai theksoi se një numër raketash ishin hedhur në drejtim të Izraelit nga Gaza, pas të cilave forcat izraelite intensifikuan sulmet e tyre.

Një ndër sulmet më të rënda ka përfshirë një tendë pranë kompleksit spitalor Nasser në Khan Younis, ku strehoheshin gazetarët. Pamjet e tmerrshme treguan një gazetar të përfshirë nga flakët, pasi raketa izraelite kishte shpërthyer pranë tij, duke e bërë të pamundur shpëtimin.

Pavarësisht këtyre tmerreve dhe humbjeve tragjike, Mahmoud raportoi se ushtria izraelite vazhdoi pa ndalur sulmet ajrore, duke përshkallëzuar gjithnjë e më shumë dhunën dhe shkatërrimin në Gaza.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në tri raste në Zubin Potok

Published

on

Në tri raste të ndara në Zubin Potok janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 21.06.2026, në një objekt (shtallë për ushqim bagëtish) është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pesë karikatorë të armës së gjatë me gjithsej 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar si dhe një bateri ndriçuese. Rasti është nën hetime nga njësitet relevante policore.

Në një rast tjetër në të njëjtën zonë dhe datë, në një objekt të ngjashëm janë sekuestruar një armë zjarri, 74 fishekë të kësaj arme dhe 254 fishekë të armës së gjatë. Edhe për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime.

Ndërsa në rastin e tretë, në një objekt të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe një bajonetë, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të armës së gjatë, dy makina për mbushjen e fishekëve të armës së gjuetisë, rreth 200 gramë barut dhe rreth 2 kg sfera për mbushje fishekësh.

Hetimet për të tri rastet po vazhdojnë nga ekipet relevante policore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Gjermani, dy shqiptare humbin jetën në një aksident të rëndë në autostradë

Published

on

By

Dy gra të reja me origjinë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi të shtunën në autostradën A5, pranë Appenweier, në landin e Baden-Württembergut në Gjermani. Lajmi është raportuar nga mediat gjermane, të cilat kanë publikuar detaje nga ngjarja tragjike.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi në drejtim të Karlsruhe, pasi fillimisht dy automjete u përplasën gjatë një manovre të ndryshimit të korsisë me shpejtësi të lartë. Si pasojë, automjetet mbetën të ndaluara në rrugë, duke detyruar drejtuesit e mjeteve që vinin pas tyre të frenonin papritur. Kjo shkaktoi një tjetër aksident zinxhiror, ku u përfshinë gjithsej pesë automjete.

Mediat gjermane raportojnë se dy gratë, të cilat po udhëtonin së bashku në një veturë, humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Për shkak të aksidentit, autostrada A5 u mbyll për disa orë, ndërsa ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia intervenuan në vendngjarje. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. Dëmet materiale vlerësohen të jenë mbi 100 mijë euro.

Identiteti i viktimave ende nuk është bërë publik nga autoritetet gjermane. Sipas raportimeve të mediave, ato ishin me prejardhje nga Kosova.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë, kanosi policët dhe dëmtoi pajisje në stacion

Published

on

Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka kanosur zyrtarë policorë dhe ka dëmtuar pasuri brenda stacionit policor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21.06.2026 rreth orës 13:30, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se i ka kanosur verbalisht me vrasje katër zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si dhe brenda stacionit policor.

Gjithashtu, në një zyrë të stacionit, i dyshuari ka dëmtuar një kompjuter.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm seksual dhe dëmtim prone në kryeqytet, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është evidentuar një rast në Prishtinë, i cilësuar si sulm seksual dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj.

Sipas njoftimit zyrtar nga autoritetet policore, një burrë dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme operative.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit kanë nisur hetimet e plota për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara