Lajmet nga UBT
Gazetarët që dokumentuan historinë e Kosovës: Ferid Selimi, Safet Zejnullahu dhe Musa Sabedini vlerësohen për kontributin në gazetari në kohën e okupimit
Published
2 years agoon
By
Betim GashiNë një ceremoni solemne të organizuar në Prishtinë për të nderuar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka ndarë mirënjohje të veçanta për më shumë se 400 profesionistë të medias nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe për gazetarë ndërkombëtarë të cilët kontribuan në raportimin nga Kosova gjatë periudhës së okupimit dhe luftës në vitet 1998-1999.

Mirënjohjet u ndanë për të njohur dhe vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të këtyre individëve në rrugën drejt lirisë së shtypit dhe të informimit gjatë kohës kur Kosova përballej me sfidat më të mëdha historike. Çdo mirënjohje u shoqërua me fjalë falenderimi dhe përshëndetje për të gjithë ata që me profesionalizmin dhe vendosmërinë e tyre, kontribuan në dokumentimin dhe shpërndarjen e lajmeve në një kohë të vështirë për vendin.
Ferid Selimi, dekan i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, u nderua me një nga mirënjohjet për kontributin e tij në fushën e gazetarisë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Ai ka shprehur emocionin e tij për këtë vlerësim dhe ka falënderuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për vlerësimin dhe për njohjen e punës së tij dhe të të gjithë atyre që bashkëpunuan me të.

“Ishte fund korriku a fillim gushti i vitit 1983, (asokohe, unë 20 vjeçar) kur së bashku me Qani Mehmedin (Redaktor i atëhershëm në revistën javore “Zëri i Rinisë”, Qaniu tashmë i ndjerë) zhvilluam intervistën e parë me Nerimane Kamberin (aso kohe 16 vjeçare) që sapo kishte botuar romanin e saj të parë në gjuhën frënge në Belgjikë. Për kohën ishte sensacion, sepse Nerimanja 16 vjeçare ishte bërë autorja më e re shqiptare që kishte botuar roman. Intervista me titull: “Vasha e ambicieve të mëdha” u botua në Zëri i Rinisë. Ishte ky shkrimi i parë imi më serioz në gazetari, e që më hapi udhë për gazetar. Pas 41 viteve angazhim në gazetari, në fillim si ndjekës dhe shkrues i ngjarjeve, e më pas edhe në edukimin e brezave të rinj, në vitin 2024, AGK më ndan Mirënjohje me motivin: “Për kontribut të jashtëzakonshëm në gazetari dhe media, në rrethana të okupimit, para dhe gjatë luftës në Kosovë 1998-99” Faleminderit!”, shkruan Selimi.
Safet Zejnullahu, ligjërues në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, është një nga ata gazetarë që kontribuoi gjatë periudhës së okupimit dhe luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Ai është nderuar me çmimin për “kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari dhe media, në rrethana të okupimit, para dhe gjatë luftës në Kosovë”.

Përveç kontributit në fushën e gazetarisë, Zejnullahu vlerëson dhe përmend me respekt dhe mirënjohje kolegët dhe udhëheqësit e tjerë të QIK-ut dhe të zyrave të Kosovës nëpër botë, që ndihmuan në shpërndarjen e lajmeve dhe mundën terrin informativ.
“1990-1999 – koha kur gazetarët shqiptarë e fituan betejën e tyre kundër Serbisë. Më erdhi sot mirënjohja nga AGK për kontribut në gazetarinë e Kosovës në rrethana okupimi, aparteidi e lufte. Faleminderit AGK! Kontributin më të madh në këtë periudhë (edhe jetësor, sepse nuk besoj se do ta kaloj asnjëherë atë angazhim, përkushtim e, mbi të gjitha, sukses e arritje kulmore si media) e kam dhënë në Qendrën për Informim të Kosovës (QIK). Bashkë me kolegët e medieve të tjera, atyre vendore e atyre ndërkombëtare, e mundëm terrin informative të imponuar nga Serbia. Një luftë e fituar edhe në fushën e medias, një detyrë e kryer me nder nga të gjitha gazetarët”, shkruan Zejnullahu.
Zejnullahu duke falënderuar AGK-në, kujton edhe bashkëpunëtorët e asaj kohe të cilëve me emër e mbiemër ia rikujtoi dhe vlerësoi kontributin.
“Ndjej për borxh (për gjeneratat e reja) të sjell këtu emrat e të gjithë atyre që dhanë kontribut në QIK: Nismëtarët: Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja, Avni Spahiu, Lindita Aliu. Ekipi që barti barrën më të madhe në kohën më të vështirë: Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Sabedin Haliti, Muhamet Hamiti, Skender Hyseni, Hilmi Zogiani, Shefki Ukaj, Bajram Mjeku, Safet Zejnullahu, Vjosa Sadriu, Refki Morina, Nazim Lleshi, Ibrahim Gashi, Ramadan Muçolli, Sanije Berisha, Fatmir Hadri, Adnan Ruhani, Remzi Ademi, Edmond Hajrullaaga, Mujë Ferati, Behram Krasniqi, Ismet Berisha”, shkruan ligjëruesi Zejnullahu në rrjetin e tij social në Facebook. Pa harruar asnjëherë kontributin e udhëheqësve dhe personelit të zyrave të Kosovës anekënd globit, të cilët i shpërndanë lajmet tona (në shqip, anglisht, gjermanisht e frëngjisht). Kontribut i veçantë: të gjithë kryetarët e Komisioneve për Informim nëpër të gjitha vendbanimet e Kosovës. Pa ta, informatat nuk do të arrinin me kohë dhe do të duhej kohë për t’i verifikuar. Shënim: Le të mos harrojmë se, në krye me Enver Malokun, QIK-u nxori gazetën e parë të mbrëmjes në Kosovë”, shkruan Zejnullahu.
Musa Sabedini, ligjërues në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, u nderua po ashtu me çmimin për “kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari dhe media, në rrethana të okupimit, para dhe gjatë luftës në Kosovë”. Sabedini shprehet se ky vlerësim i jep vlerë dhe kuptim punës sfiduese të të bërit gazetari në Kosovë.

“Kjo është një mirënjohje e dhënë nga AGPK-ja, një falënderim nga zemra. Realisht ditën kur janë ndarë mirënjohjet isha në Tiranë dhe nuk kisha mundësi të isha prezent edhe pse realisht nuk më kanë informuar që do të marrë mirënjohje. Megjithatë pas katër çmimeve të fituara për gazetari hulumtuese dhe shumë mirënjohje e shpërblime tjera, që ndërlidhën me punën time profesionale në gazetari, edhe kjo mirënjohje i jep vlerë dhe kuptim punës sonë shumë sfiduese, e të dobishme për shoqërinë dhe vet ngritjen e cilësisë, në të bërit gazetari në Kosovë”, shkruan Sabedini në rrjetin e tij social.
Në këtë ceremoni, me mirënjohje u nderuan mbi 400 gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, si dhe ata ndërkombëtarë që kanë raportuar në atë kohë nga Kosova./UBTNews/
D.E
Vendi
Profesori John Doone: Në Gjilan zhvillohen ushtrime për tërmete, por Kosova ende nuk ka sistem të plotë të edukimit për emergjenca civile
Published
2 days agoon
April 4, 2026By
ubtnews
Në episodin e parë të podcastit “Inside Politics with Aja”, një format i krijuar nga studentët e Shkencave Politike në UBT, u diskutua një nga temat më të rëndësishme të sigurisë publike: gatishmëria e Kosovës për menaxhimin e emergjencave civile. I ftuar në këtë bisedë ishte profesori ndërkombëtar në UBT, John Doone, i cili solli një qasje praktike dhe kritike mbi mënyrën se si institucionet dhe komunitetet duhet të përgatiten për situata krize.
Në qendër të diskutimit ishte roli i ndërgjegjësimit publik dhe angazhimit të qytetarëve, të cilin Doone e cilësoi si elementin më të nënvlerësuar në sistemin e emergjencave. Sipas tij, asnjë shtet nuk mund të jetë plotësisht i përgatitur, nëse qytetarët nuk janë pjesë aktive e zinxhirit të reagimit të parë.
Duke theksuar rëndësinë e përgatitjes bazike të qytetarëve, Doone nënvizoi se investimi në këtë fushë është ende i pamjaftueshëm dhe i fragmentuar.
“Aspak. Nuk është as afër mjaftueshëm. Është një nga ato gjëra që, për të qenë të qartë dhe të drejtpërdrejtë, ndoshta nuk ka kurrë investim të mjaftueshëm në këtë fushë. Është si me çdo gjë tjetër – të gjithë po luftojnë për një pjesë të buxhetit dhe për më shumë fonde. Megjithatë, ka raste të izoluara ku bëhet mirë. Për shembull, në Gjilan, në shkolla bëhen ushtrime për tërmete. Nuk janë të mjaftueshme, por ekzistojnë. Dhe kjo është diçka shumë e thjeshtë, që mund t’u mësohet fëmijëve brenda pak minutash, por nuk zbatohet në mënyrë të gjerë”, tha profesori Doone.
Ai solli si shembull pozitiv Gjilanin, duke e lidhur me përvojën e kaluar të qytetit me tërmete, si një faktor që ka ndikuar në vetëdijësimin më të madh lokal. Sipas tij, ky model duhet të zgjerohet në të gjitha komunat, pasi përgatitja bazike mund të bëjë diferencën në momentet e para të krizës.
Doone u fokusua te llojet e krizave ndaj të cilave Kosova është më e ekspozuar, duke përmendur sidomos zjarret pyjore dhe përmbytjet si fenomene të përsëritura çdo vit.
Sipas tij, analiza e thjeshtë e të dhënave historike tregon qartë një model të përsëritjes së krizave në të njëjtat zona, gjë që duhet të shërbejë si bazë për planifikim më serioz institucional.
“Nëse shikojmë historinë, çdo verë kemi zjarre pyjore. Dhe ato ndodhin zakonisht në të njëjtat zona. Shumica e tyre shkaktohen nga faktori njerëzor – nga pakujdesia, neglizhenca apo ndonjëherë edhe sjellja e papërgjegjshme. E njëjta gjë vlen edhe për përmbytjet. Nëse merr një hartë të Kosovës dhe vendos mbi të ngjarjet e 10 viteve të fundit, si për shembull përmbytjet e vitit 2015, 2016 e me radhë, do të shohësh qartë se ato përsëriten në të njëjtat pika. Kur i mbivendos të gjitha këto të dhëna, del një model shumë i qartë. Ka gjithmonë përjashtime, por në përgjithësi është kaq e thjeshtë për t’u kuptuar”, u shpreh Doone.
Ai vlerësoi se krijimi i ekipeve të vogla të trajnuara në çdo komunitet, së bashku me njohuri bazike si ndihma e parë dhe vlerësimi i rrezikut, mund të rrisë ndjeshëm kapacitetin e reagimit në nivel vendi.
Shikoni episodin e plotë të këtij podcasti: “Inside Politics with Aja”
Lajmet
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Published
4 days agoon
April 2, 2026By
ubtnews
Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.
Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.
Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.
Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.
Vendi
Zhvilloni të ardhmen e turizmit modern përmes vizionit akademik të UBT-së
Published
4 days agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Misioni i Fakultetit të Turizmit në UBT është përqendruar në aplikimin e përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkime shkencore, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës ku studenti është në qendër të vëmendjes për t’u përgatitur si udhëheqës i ardhshëm në biznes, shërbime publike dhe industri.
Ky program studimi ofron njohuritë më të avancuara në të gjitha dimensionet e turizmit, duke ndërthurur ekspertizën ndërkombëtare me nevojat e tregut lokal për të rritur bashkëpunimin midis studentëve, stafit akademik dhe komunitetit.
UBT, gjithashtu ka marrëveshje bashkëpunimi për Diplomë të Dyfishtë (Double Degree) me IMC Krems – University of Applied Sciences në Austri, një nga modelet më të suksesshme evropiane në arsimin për turizëm.
Përmes një natyre të fokusuar aplikative, programi synon formimin e specialistëve të mirëfilltë të cilët pajisen me aftësi të thelluara zbatuese për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale në një mjedis ekonomik gjithnjë e më kompleks.
Gjatë rrugëtimit akademik, studentët zhvillojnë kuptim kritik mbi teoritë ekonomike, mësojnë të përdorin teknologjinë e informacionit në dizajnimin e organizatave turistike dhe fitojnë aftësi inovative për zgjidhjen e problemeve të paparashikuara në këtë fushë.
Një nga pikat më të forta të këtij programi është lidhja e ngushtë me sektorin e industrisë, përfshirë hotelierinë, gastronominë dhe agjencitë turistike, çka siguron që kurrikula t’u përgjigjet plotësisht nevojave reale të tregut të punës.
Studentët përgatiten të menaxhojnë projekte komplekse, të kuptojnë pozicionin financiar të bizneseve turistike dhe të zbatojnë procedurat e menaxhimit të rreziqeve në operacionet e përditshme.
Për të mbështetur zhvillimin e gjeneratave të reja, UBT ofron mundësi të shkëlqyera financiare, duke përfshirë një bursë prej 20% për tre vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen në këtë fakultet.
Kjo mbështetje, e kombinuar me transferimin e njohurive dhe nxitjen e krijimtarisë, bën që të diplomuarit në Turizëm të jenë të gatshëm të marrin role udhëheqëse dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin arsimor, kulturor dhe ekonomik të vendit dhe rajonit.
Aplikimet e hershme kanë filluar, këtu gjeni linkun për me shumë informata.
Lajmet
Studentët e Mekatronikës në UBT përfitojnë përvojë praktike në teknologjitë më të avancuara në ITP Prizren
Published
4 days agoon
April 2, 2026By
ubtnews
Fakulteti i Inxhinierisë së Mekatronikës në UBT vazhdon të dëshmojë qasjen e tij moderne dhe të orientuar drejt praktikës, duke organizuar aktivitete që i lidhin studentët drejtpërdrejt me industrinë dhe teknologjitë më të avancuara.

Në këtë kuadër, studentët e vitit të tretë realizuan një vizitë studimore në qendrën ITP në Prizren, të udhëhequr nga Prof. Ass. Dr. Betim Shabani dhe Ass. Ylli Rexhaj, MSc Cand., ku patën mundësinë të njihen nga afër me proceset më të reja të prodhimit dhe inovacionit teknologjik.
Gjatë vizitës, studentët u njohën në mënyrë të detajuar me teknologjinë e printimit 3D, duke ndjekur të gjithë ciklin e zhvillimit, nga skanimi dhe modelimi digjital i objekteve, deri te realizimi i tyre fizik dhe procesi i post-procesimit si fazë përfundimtare.
Kjo eksperiencë praktike përfaqëson një nga elementet kyçe të programit të Mekatronikës në UBT, i cili është i ndërtuar mbi ndërthurjen e teorisë me praktikën, duke përgatitur studentët për sfidat reale të industrisë moderne.
Përmes aktiviteteve të tilla, UBT synon të zhvillojë te studentët aftësi konkrete profesionale, mendim inovativ dhe gatishmëri për tregun e punës, duke e bërë programin e Mekatronikës një nga drejtimet më atraktive dhe të kërkuara për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë në teknologji, automatizim dhe industri të avancuara.
Vizita në ITP Prizren është vetëm një nga shumë aktivitetet praktike që organizohen në kuadër të këtij programi, duke e pozicionuar UBT-në si një institucion lider në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes në fushën e mekatronikës dhe teknologjisë.




DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 6 prill, në vitet nëntëdhjetë
Rezalla kujton 98 viktimat: 27 vjet nga një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 5 prill, në vitet nëntëdhjetë
Përfundon mandati i Osmanit, Haxhiu merr përkohësisht presidencën
Përdorimi i minave tokësore në luftë: Rasti i Kosovës dhe vazhdimësia e rrezikut
Profesori John Doone: Në Gjilan zhvillohen ushtrime për tërmete, por Kosova ende nuk ka sistem të plotë të edukimit për emergjenca civile
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 4 prill, në vitet nëntëdhjetë
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
