Lajmet

Gazeta “Rilindja” kërkon njohjen e stazhit dhe 20 përqind për punëtorët

Published

on

Drejtues të gazetës “Rilindja” kanë akuzuar Qeverinë Kurti për mospagesën e 20% për punëtorët, derisa paralajmëruan padi ndaj kësaj qeverie edhe deri në Gjykatën ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Drejtori i gazetës “Rilindja”, Zeqir Bekolli tha se në këto rrethana të pandemisë COVID-19 kanë anuluar protestën, por sot në këtë mënyrë, shprehen siç tha ai mllefin ndaj qeverisë për padrejtësitë që po i bëhen kësaj ndërmarrje.

Bekolli theksoi se Qeveria Kurti në stilin e qeverive të kaluara vazhdon t’i injoroj kërkesat e tyre për stazhin e punës dhe 20 përqindëshin.

“Qeveria Kurti, në stilin e qeverive të kaluara vazhdon t’i injorojë kërkesat e punonjësve për 20 përqind dhe për njohjen e stazhit për punën e bërë në gazetë. Madje kjo qeveri shkon edhe më larg, ngase nuk i përgjigjet as kërkesave të sindikatave të punëtorëve për takime zyrtarë të lartë të nivelit qendror. Prej që ka marrë mandatin e tyre, kjo qeveri problemet tona ka nisur t’i shikojë nga dritaret kolor e qeverisë, siç bën edhe ata që shkuan”, theksoi Bekolli.

Bekolli duke thënë se pasuria e “Rilindjes” u uzurpua, u plaçkit, u vodh dhe askush deri më sot nuk dha përgjegjësi për këtë, ngriti dyshimet se do të vidhen mjetet e 20 përqind nga Qeveria Kurti. Derisa tha se janë të detyruar ta padisin qeverinë edhe në arbitrazh.

“Ata që shkuan, pos gënjeshtrës, po dyshojmë se na i vodhën edhe mjetet e 20 përqindëshit sikur edhe pajimet dhe pajisjet të cilat i shiten me çmime të lira. E punonjësit e ‘Rilindjes’ me të drejt po dyshojnë s’e mos do të na i vjedhin edhe këta mjetet e 20 përqindëshit. Ne do të detyrohemi ta padisim Qeverinë, nëse është nevoja edhe në Arbitrazh Ndërkombëtar. Kjo nuk na pëlqen, por jemi të detyruar”, theksoi ai.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të gazetës “Rilindja”, Besim Kajtazi tha se në vazhdimësi janë të diskriminuar nga Qeveria për kërkesat e tyre.

“Ky është një diskriminim i paparë që është bërë ndaj gazetës dhe ndaj punëtorëve që kanë punuar në gazetë. Vështirësitë që i kanë përjetuar gazetarët, punonjësit e gazetës në atë periudhë më të vështirë që ka pasur Kosova, gjendja e tyre e rëndë ka vazhduar edhe pas luftës”, tha Kajtazi.

Rreth 218 punëtorë presin realizimin e këtyre kërkesave. Sindikalistët paralajmërojnë grevë dhe protesta, në momentin kur të bie numri i të vdekurve të infektuarave nga Covid-19.

Lajmet

Rama: Refuzimi për ta çuar PZHK-në në shqyrtim publik mohon të drejtën e qytetarëve

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se mosvotimi i nxjerrjes në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) përbën një mohim të së drejtës së qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrje.

“Sot votohet për transparencë të plotë”, deklaroi Rama, duke theksuar se votimi nuk është për miratim të planit, por për ta bërë dokumentin publik dhe të hapur për koment nga qytetarët.

Sipas tij, pas një viti e gjysmë bllokimesh, procesi po vazhdon të pengohet nga ata që nuk duan transparencë dhe përfshirje qytetare.

Ndërkohë, opozita kryesore në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, duke e cilësuar planin si të paligjshëm.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Kosova me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë në vitin 2025

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Kosova pritet të ketë rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë gjatë vitit 2025, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përmes një postimi në Facebook, sipas Muratit kjo rritje është rezultat i reformave të ndërmarra gjatë katër viteve të fundit, të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga Banka Botërore dhe FMN-ja.

Ai përmendi takimet e fundit me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Akihiko Nishio, dhe me misionin e FMN-së të udhëhequr nga David Amaglobelli, gjatë të cilave Kosova është përgëzuar për performancën ekonomike dhe maturinë fiskale.

“Rezultatet e punës së mirë 4-vjeçare mund të mos shihen menjëherë, por sigurisht që herët a vonë do të vërehen”, ka shkruar Murati, duke shtuar se megjithatë ka ende shumë punë për të bërë.

Continue Reading

Lajmet

Avokati i familjes Lika: Të përmbahemi nga hamendjet, drejtësia s’duhet të ndikohet

Published

on

By

Avokati Arianit Koci, i angazhuar nga familja e rreshterit të ndjerë Muhamet Lika, i ka bërë thirrje publikut dhe mediave që të shmangin komentet e pabazuara lidhur me rastin e vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Kaçanik.

Në një deklaratë publike, Koci theksoi se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka asnjë cilësim zyrtar që e ndërlidh rastin me terrorizmin apo ndonjë grup me motive religjioze.

“Drejtësia nuk lejohet të ngatërrohet me hamendje. As Policia e as Prokuroria nuk kanë konstatuar ndonjë lidhje me ndonjë grup terrorist”, u shpreh ai.

Avokati shtoi se nëse gjatë hetimeve dalin të dhëna të reja, opinioni publik do të njoftohet zyrtarisht. Ai e cilësoi vrasjen si një akt makabër dhe tha se autorët do të përballen me drejtësinë.

Continue Reading

Lajmet

86 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 86 aksidente trafiku. Nga to, një ka rezultuar me fatalitet, 25 me lëndime trupore dhe 61 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithsej 2,241 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.

Po ashtu, policia ka arrestuar 26 persona, ndërsa 15 janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara