Lajmet

883 pacientë të hospitalizuar në klinikat COVID të QKUK-së

Publikuar

Po bie numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas raportit të datës 14 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 883 pacientë, 734 me oksigjeno-terapi dhe 55 në gjendje të rënduar shëndetësore në trajtim intensiv.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 94 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 77 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 78 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 123 pacientë

Spitali i Gjakovës, 71 pacientë

Spitali i Pejës, 148 pacientë

Spitali i Gjilanit, 70 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

Spitali i Ferizajt, 58 pacientë

Lajmet

​25 vjet nga rënia heroike e Ilaz Kodrës

Ai ka qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë.

Publikuar

nga

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë.

Ilaz Ismajl Kodra u lind më 3 maj 1966 në lagjen Kodra të Prekazit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren dhe shkollën e mesme, Gjimnazin, i ka kryer në Skenderaj. Pas kryerjes së shkollës së mesme, regjistrohet në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak e ka kryer në Slloveni.

Ndikimi atdhetar, që kishte ushtruar te rinia përparimtare dhe revolucionare e Prekazit e më gjerë, akti heroik dhe qëndresa e Tahir dhe Nebih Mehës, më 13 maj të vitit 1981, kundër policisë jugosllave, i kishte dhënë impulse idesë së vazhdimit pa kthim të rezistencës së armatosur kundër pushtuesit.

Edhe Ilazi, ashtu si më parë Adem dhe Hamëz Jashari kishin mendime identike lidhur me nevojën e fillimit të luftës së armatosur, në kohën kur po shihej mirëfilli se Jugosllavia do të shpërbëhej dhe kur tashmë kishte filluar shkatërrimi i saj me ndarjen e Sllovenisë dhe me fillimin e luftës në Kroaci e më vonë edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Ilaz Kodra mbante kontakte ilegaliteti me komandantin Adem Jashari dhe me pjesëtarët e bërthamës së parë çlirimtare të Drenicës. Ata, në vitin 1991 kishin kaluar kufirin edhe ishin futur ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për t’u stërvitur dhe për t’ u armatosur.

Në periudhën para fillimit të luftës së hapur kundër forcave pushtuese serbe, Ilaz Kodra mori pjesë aktive në forcimin e njësiteve luftarake të UÇK-së, në mobilizimin e vullnetarëve. Po ashtu, ai mori pjesë edhe betejën e njohur të Rezallës së Re, betejë kjo që u zhvillua më 26 nëntor të vitit 1997.

Pas betejës së Adem Jashari dhe të Jasharëve të tjerë në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, bashkëluftëtarët e komandantit vazhdojnë veprimet luftarake duke e zgjeruar UÇK-në po thuajse në çdo fshat të kësaj ane.

Ilaz Kodra, Fehmi Lladrovci, Abedin Rexha e të tjerë ishin kthyer në Drenicë së bashku me familjet e tyre. Po ashtu, frontet e luftës ishin zgjeruar edhe në Dukagjin, Anadrin, Neredime, në Shalë e në Llap.

Ilaz Kodra ishte pjesëtar i kreut të luftës në Drenicë. Së bashku me Sami Lushtakun, Hashim Thaçin, Sylejman Selimin, Mujë Krasniqin, Rexhep Selimin, Nuredin Lushtakun, Fehmi Lladrovcin, Xhevë Krasniqin-Lladrovci, Abedin Rexhën, Musë Jasharin, Sahit Jasharin, Shaban Shalën, Fadil Kodrën, Zenun Kodrën, Ilaz Dërgutin, Asllan Fazliun, Besim Malën, Sabit Llardovcin e shumë të tjerë, komandant Ilaz Kodra ka marrë pjesë si në organizimin dhe strukturimin e luftës çlirimtare, ashtu edhe në zhvillimin e saj në terren, në malet e Qyqavicës dhe gjithandej në Drenicën Qendrore.

Pas rënies së Fehmi Lladrovcit dhe Xheva Krasniqit-Lladrovci më 22 shtator 1998, Ilaz Kodra u caktua komandant i kësaj brigade, e cila mori emrin e komandantit të saj të parë, Fehmi Lladrovci.

Rrezja e veprimit luftarak e Brigadës 114, “Fehmi Lladrovci” e Zonës Operative të Drenicës shtrihej në një pjesë të Qyqavicës, prej Kronit të Mbretit, në Vasilevë në Drenas, Verboc Shtuticë, Baks, Qirez, Morinë, Dashevc, Prekaz, Polac, Prelloc, Skenderaj e deri në Tërnac.

Në prill të vitit 1999, forcat okupatore serbe të goditura ashpër nga aeroplanët e NATO-s mllefin dhe zemërimin po e derdhnin kundër popullatës civile duke pushkatuar e masakruar kudo ku ata bënin përpjekje të mbijetonin, në kushte dhe rrethana të një rrethimi të hekurt.

Me të marrë lajmin se forcat serbe po bënin përpjekje të mësynin popullatën civile në fshatin Verboc e Shtuticë, Ilaz Kodra niset për t i shkuar në ndihmë popullatës.

Herët në mëngjes fillon sulmi i forcave armike, të cilat kishin rrethuar vendi në formë patkoi. Ilaz Kodra ka luftuar fyt për fyt kundër forcave serbe. Ai ra në altarin e lirisë më 30 prill 1999, në fshatin Shtuticë”.

Në vitin 2012 është zbuluar busti i heroit dhe është inauguruar kulla-muze e tij.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti sot bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë

Homazhet do të fillojnë nga ora 08:30.

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë.

Homazhet do të fillojnë nga ora 08:30. Ato mbahen në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​BE: Rezultatet në procesin e dialogut nuk janë dështim i Lajçakut, por i palëve

Publikuar

nga

Përfaqësues të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, kanë deklaruar të hënën se progresi i vogël në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, nuk është dështim i përfaqësuesit special për dialogun, në këtë rast i Miroslav Lajçak, por është dështim i palëve.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media theksoi se emisari Lajçak dhe përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë përkrahjen e plotë të shteteve anëtare sa i përket dialogut Kosovë – Serbi.

Ai tha se nëse palët nuk duan të lëvizin në rrugën drejt BE-s, atëherë askush nuk mund t’i detyrojë ata.

Çfarë gjëra kemi mësuar? Ka një mësim shumë të qartë, se nëse palët nuk janë të gatshme të lëvizin, sigurisht që askush nuk do të jetë në gjendje t’i detyrojë ato. Roli ynë si lehtësues i BE-së në dialogun e Beogradi-Prishtinë është t’i lehtësojmë, t’i ndihmojmë ata të bëhen evropianë, t’i ndihmojmë ata të fillojnë të sillen në mënyrë evropiane dhe të gjejnë zgjidhje kompromisi për çështje të rëndësishme për qytetarët e tyre. Fakti që ata nuk ishin në gjendje ta bënin deri më tani dhe të ecnin përpara në procesin e normalizimit nuk është për shkak të dështimeve të perceptuara apo të supozuara të BE-së si lehtësues, është për shkak të dështimit të tyre për bërë pjesën e tyre”, theksoi ai.

Më tej Stano shtoi se nuk është e saktë të thuhet se ka dështim për faktin se palët nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit.

Pra, sigurisht që nuk është e vërtetë të paraqesim rezultatet e pakta të deritanishme si një dështim të zotrit Lajçak. Ai bëri më të mirën në emër të Përfaqësuesit të Lartë, në emër të Bashkimit Evropian, me mbështetjen e plotë të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Nuk është faktikisht e saktë të thuhet se ka dështuar për të arritur diçka sepse ishin të dyja palët që nuk e kanë caktuar marrëveshjen e Ohrit. Sërish, me herë të panumërta e kemi shpjeguar se asnjëherë nuk ka qenë çështje nënshkrimi për ne, kjo marrëveshje është ligjërisht e detyrueshme dhe nuk ka shprehje më të mirë të faktit se meqë është ligjërisht e detyrueshme ajo u bë pjesë integrale e pjesës së anëtarësimit të të dyjave, të Serbisë dhe Kosovës, kështu që nëse nuk ka lëvizje në zbatimi, palët po dëmtojnë veten, të ardhmen e tyre evropiane dhe përfitimet nga të cilat qytetarët e tyre do të mund të korrin nga ecja përpara dhe avancimi i dialogut. Kështu që ne do të vazhdojmë, BE-ja ka një rol të mandatuar ndërkombëtarisht në këtë. Përfaqësuesi i Lartë është lehtësuesi dhe ai do të vazhdojë, qoftë nëse do të quhet Joseph Borel apo kushdo tjetër që do të vijë”, theksoi Stano.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vrasja e Marigona Osmanit, në maj nis rigjykimi ndaj Krivaqës e Sejdiut

Publikuar

nga

Më 16 maj të këtij viti do të mbahet rigjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit në Ferizaj. Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se më 16 maj nis seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurit Dardan Krivaqa.

Sipas njoftimit, për vrasjen e Marigona Osmanit akuzohen Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Ju njoftojmë se më 16 maj 2024, duke filluar nga ora 10:00, është planifikuar të mbahet seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurit D.K., i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprës penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe të pandehurit A.S., i akuzuar për shkak të veprave penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Seanca do të mbahet në sallën e gjykimit I, në objektin të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe është e hapur për publikun.

Marigona Osmani është vrarë më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa në Ferizaj.

Tetë muaj më parë, për vrasjen e Marigona Osmanit, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, për veprën penale “vrasje e rëndë”. Ndërkaq, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë”. Ndërsa, Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara