Lajmet

Gavi do të blejë 500 mijë vaksina kundër mpoxit për Afrikën

Published

on

Republika Demokratike e Kongos është shteti ku po raportohet rritja më e madhe e rasteve me virusin mpox. Aty u shfaq një mutacion i ri i virusit në vitin 2023, por vendet tjera po merren me shpërthimin e virusit.

Më shumë se 26 mijë e 500 raste me mpox dhe 724 vdekje janë raportuar në 15 vende afrikane që nga fillimi i këtij viti, sipas Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC), dhe mungesa e vaksinave ka penguar reagimin e shëndetit publik.

Gavi, i cili është një partneritet publik-privat për t’i mundësuar vaksinimin vendeve me të ardhura të ulëta, tha se do të paguajë për dozat përmes Fondit të tij të Përgjigjes së Parë, një fond urgjence prej 500 milionë dollarësh (468 milionë euro) i krijuar në fillim të këtij viti për të siguruar shpejt vaksinat për vendet pa programe të fuqishme vaksinash gjatë krizave shëndetësore./UBTNews/

Lajmet

​FIFA po e mendon një propozim që mund të ndryshojë futbollin

Published

on

Edicioni i 100-vjetorit të Kupës së Botës, që do të zhvillohet në vitin 2030, mund të sjellë një risi të madhe me pjesëmarrjen e 64 ekipeve.

Sipas The Athletic, ideja tashmë nuk është vetëm një spekulim, por një propozim konkret i diskutuar në një takim të mbajtur në selinë amerikane të FIFA-s në Trump Tower, New York.

Në samit morën pjesë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, sekretari i përgjithshëm Mattias Grafstrom dhe një delegacion i nivelit të lartë nga Amerika e Jugut, i kryesuar nga presidenti i CONMEBOL-it, Alejandro Domínguez.

Të pranishëm ishin gjithashtu presidentët e Paraguait dhe Uruguait, si dhe krerët e federatave të futbollit të Argjentinës, Paraguait dhe Uruguait.

Presidenti argjentinas Javier Milei mungoi për shkak të një takimi me Donald Trump.

Zgjerimi mendohet si një mënyrë për të nderuar edicionin e parë të Botërorit, i zhvilluar në Uruguaj më 1930, duke i dhënë më shumë peshë vendeve të Amerikës së Jugut- Argjentinës, Paraguait dhe Uruguait që aktualisht parashikohet të organizojnë vetëm nga një ndeshje hapëse, përpara se turneu të zhvendoset në Spanjë, Portugali dhe Marok.

Megjithëse po shqyrtohet për herë të parë në mënyrë zyrtare, që ideja është hedhur që në mars nga kreu i Federatës së Uruguait, Ignacio Alonso, në një mbledhje të Këshillit të FIFA-s.

Por jo të gjithë e shohin pozitivisht këtë mundësi. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e ka cilësuar si “të tmerrshme”, ndërsa kreu i CONCACAF-it, Victor Montagliani, shprehu rezerva duke kujtuar se ende nuk është zhvilluar as Botërori i parë me 48 ekipe.

Vendimi final do të varet nga balancimi i interesave sportive, financiare dhe organizative mes FIFA-s dhe konfederatave kontinentale.

Nëse miratohet, Botërori i vitit 2030 do të hyjë në histori jo vetëm për jubileun e tij të 100-vjetorit, por edhe si turneu më i madh ndonjëherë në futbollin botëror./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Messi shkëlqen me dy gola, Inter Miami siguron fazën eliminatore në MLS

Published

on

Lionel Messi ishte protagonist absolut i Inter Miamit në fitoren bindëse 4-0 ndaj New York City FC, duke e dërguar skuadrën nga Florida zyrtarisht në fazën “play-off” të Kupës MLS.

Superylli argjentinas shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër, duke e çuar në 24 numrin e golave këtë sezon në 23 ndeshje, dy më shumë se rivali Denis Bouanga i LAFC, duke kryesuar kështu listën e golashënuesve të kampionatit amerikan.

Luis Suarez u rikthye pas një pezullimi prej tre ndeshjesh dhe gjeti rrugën e rrjetës nga penalltia, ndërsa Baltazar Rodriguez shënoi golin e parë për Miamin në minutën e 43-të, pas një aksioni të kombinuar me Messin dhe Sergio Busquets.

Messi vulosi suksesin me dy perla personale në minutat e 74-t dhe 86-të, duke treguar sërish klasin e tij në stadiumin “City Field” të Nju Jorkut.

Miami aktualisht mban vendin e tretë në Konferencën Lindore, pesë pikë pas liderit Philadelphia, por me dy ndeshje më pak të luajtura, duke mbetur ende në garë për trofeun “Supporters’ Shield”.

Messi, që do të luajë për herë të dytë në “play-off”-et e MLS, ka shënuar dhe asistuar në tri ndeshje radhazi, duke forcuar kandidaturën e tij për çmimin Lojtari më i Vlefshëm i vitit 2025./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kurti udhëton për në SHBA, merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit atje, Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës.

Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj./D.B/KP

Continue Reading

Botë

Sarkozy shpallet fajtor për komplot kriminal në lidhje me fondet e Gaddafit

Published

on

By

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor për komplot kriminal në një rast që lidhet me marrjen e miliona eurove fonde të paligjshme nga lideri i ndjerë libian, Koloneli Muammar Gaddafi.

Gjykata e Parisit e liroi atë nga të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës elektorale.

Sarkozy mohon akuzat dhe i quan ato të motivuara politikisht./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara