Lajmet

Gastronomët paralajmërojnë protesta

Vranica tha se do të bëjnë presion te Qeveria për realizimin e kërkesave të tyre.

Published

on

Pas hyrjes në fuqi të masave të reja kundër pandemisë, Shoqata e Gastronomëve ka paralajmëruar protesta, krejt kjo pas pakënaqësive karshi vendimeve të Qeverisë.

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica në një intervistë për Ekonomia Online tha se do të mbajnë takim me Këshillin drejtues për të marrë vendim pas masave të vendosura nga ekzekutivi. Ai tha se do të bëjnë presion te Qeveria për realizimin e kërkesave të tyre, sepse institucionet e vendit kanë rënë në gjumë dimëror.

Sipas tij, nëse gjendja vazhdon të jetë e qetë atëherë duhet të ketë lirim të masave sidomos në kohën e festave kur edhe vijnë bashkëatdhetarët, që ai i konsideron infuzion për ekonominë.

“Ne do të mbajmë takim me Këshillin drejtues të shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe t’i shqyrtojmë pozicionet tona në raport me këtë situatë. Propozimet që do të bëhen në raport me Qeverinë e Kosovës edhe në rast të mos përgjigjes e cila nuk po ndodh tash e një kohë të gjatë ku institucionet kanë rënë në gjumë dimëror. Në rast se vazhdohet për pak ditë normalisht që do të diskutohet për organizimin e protestave. Ne tentojmë ta bëjmë presion sa më shumë. Ose do të ketë hapje në rast të mos mbështetjes së gastronomëve meqë rast po afrohet edhe diaspora dhe mund të konsiderohet infuzioni më i vetëm ekonomik në raport me sektorin e gastronomisë, ose të bëhet mbulimi i disa shpenzimeve dhe të shtyhet TVSh në shitje në 8% siç është deri me 31 dhjetor të këtij viti”, deklaroi ai.

Ai ka bërë të ditur se janë duke shqyrtuar mundësinë që të bëhen disa ndryshime ligjore sa i përket TVSh, e cila sipas tij duhet të shtyhet për vitin 2022.

 “Realisht ne jemi duke shqyrtuar disa veprime përpara. Jemi t’u dashtë me të gjitha grupet parlamentare të kuvendit për me inicua disa ndryshime ligjore për shembull TVSh në shitje të shtyhet për aq sa të ketë pandemi, së paku edhe për një vit. Duhet të bëhet një mbështetje financiare edhe për pronarët e klubeve të natës të sallave të dasmave si një lloj kompensimi i dëmit në raport me pronarët e lokaleve. Duhet të bëhet subvencionimi i punëtorëve për gjashtë muaj dhe duhet të shqyrtohet mbështetja në raport me subvencionimin e interesit të kredive të këtyre dy domeneve të cilat janë mbajtur të mbyllura për 19 muaj dhe nuk iu është siguruar asgjë në proporcion me atë mbyllje që e kanë bërë me këto dy domene për 19 muaj. Normalisht që këtë situatë po e kundërshtojmë dhe në rast se nuk ka mundësi shteti i Kosovës për t’i subvencionuar duhet m’i hapë. Ne jemi duke i kundërshtuar dhe në rast se nuk gjendet zgjidhje, ne do të mbajmë edhe protesta”, tha Vranica.

Sipas masave të reja antiCOVID, shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

Vendi

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.

I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria

Published

on

By

Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.

Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.

Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.

Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.

Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.

Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.

Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.

Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.

Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.

Continue Reading

Të kërkuara