Lajmet

​Mbi 767 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID

Në vend aktualisht janë 314 raste aktive me COVID-19.

Publikuar

Nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë dhënë 1 milion e 630 mijë e 82 doza të vaksinës antiCOVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 767 mijë e 742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.

Ndërkohë që në vend sipas raportit të fundit të IKShPK-së, tetë qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Aktualisht në vend janë 314 raste aktive.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit korona dhe parandalimit të infektimit me këtë virus vdekjeprurës, institucionet shëndetësore e shtetërore kanë vendosur masat antiCOVID-19. Së fundmi me 6 dhjetor hynë në fuqi masat e reja të cilat i bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi nëpërmjet një konference për medie që u mbajt të dielën. 

Lajmet

Edhe qeveria sllovene do të shqyrtojë propozimin për të njohur shtetin palestinez

Publikuar

nga

Gjatë kësaj jave, qeveria sllovene do të shqyrtojë një propozim për të njohur shtetin palestinez. Kështu deklaroi kryeministri Robert Golob.

Në mbledhjen e qeverisë, e cila do të mbahet të enjten, do të shqyrtohet miratimi i vendimit për njohjen e Palestinës.

“Ndërkohë ne do të vazhdojmë të koordinohemi me një grup vendesh për të bërë presion maksimal për armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve”, tha kryeministri.

“Si një anëtar i përgjegjshëm i Këshillit të Sigurimit, ne kemi detyrimin të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”.

Golob filloi procesin e “njohjes së Palestinës si një shtet i pavarur dhe sovran” më 9 maj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

BE po vëzhgon masat e Metas për të luftuar dezinformimin për zgjedhjet

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka njoftuar të martën se kompania Meta ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

“Meta ka aktivizuar funksione të reja … 27 panele, nga një për secilin shtet, për të lejuar diskursin qytetar të palëve të treta dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian e ka nisur një hetim rreth dyshimeve për shkelje të rregullave të BE-së nga ana e Metas, duke thënë se Facebook dhe Instagram kanë dështuar që të luftojnë dezinformimin dhe reklamimin me doza mashtrimi.

Komisioni Evropian ka thënë se do të monitorojë funksionet e reja të kompanisë, teksa procedurat formale ndaj Metas do të vazhdojnë të zbatohen.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen më 6-9 qershor të këtij viti.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen synon edhe një mandat në krye të bllokut evropian.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Firma izraelite e armëve shënon rritje të fitimit

Publikuar

nga

Elbit Systems, një nga kontraktorët më të mëdhenj të mbrojtjes të Izraelit, ka shënuar rritje prej 11.5 për qind në të ardhurat e tremujorit të parë nga viti në vit pasi ushtria izraelite kërkon më shumë produkte për luftën e saj në Gaza.

Elbit furnizon me armë dhe pajisje Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit, duke përfshirë simulatorë, dronë, artileri, municione dhe lazer me fuqi të lartë, tha CEO Bezhalel Machlis.

Përveç rritjes së fitimeve nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit, fakti që sistemet e Elbit janë “në përdorim operacional” në Izrael po nxit kërkesën nga klientët ndërkombëtarë, tha Machlis. Rrjedhimisht, kompania pret të arrijë objektivat e saj të të ardhurave më herët se sa ishte parashikuar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Norvegjia dhe Irlanda njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Publikuar

nga

Agjencia e lajmeve AFP raporton se edhe qeveritë e Norvegjisë dhe Irlandës kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez.

“Norvegjia ka qenë një nga mbrojtësit më të zjarrtë të një shteti palestinez për më shumë se 30 vjet”, tha ministri i jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide, kur vendimi hyri në fuqi.

Ndërkaq nga Qeveria e Irlandës thanë se do të vendosin marrëdhënie të plota diplomatike midis Dublinit dhe Ramallah.

Këto tri shtete evropiane besojnë se iniciativa e tyre ka ndikim të madh dhe që do t’i inkurajojë edhe vendet tjera të veprojnë njëjtë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara