Aktualitet

Gastronomët i reagojnë Hotit

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dje në një konferencë për media deklaroi se rastet e reja me COVID-19 në Kosovë po vijnë nga gastronomia dhe institucionet tjera. Shefi i Qeverisë deklaroi se është e papërgjegjshme nga ana e institucioneve që të moskujdesen për mirëmbajtjen e plotë të masave të vendosura.

Pas deklaratave të kryeministrit Hoti, ka reaguar shoqata e gastronomeve të Kosovës, teksa ka kërkuar që të bëhen hulumtime më të sakta për këtë çështje.

“Ne që nga data 25/09/2020 lejohemi për të funksionuar edhe brenda, deri në ora 23:30 dhe me orar të lejuar të muzikës deri në ora 21:00.Shtimi i rasteve me COVID sipas IKSHPK – së ka fillur të shtohet që nga data 09/10/2020, andaj lidhur me këto deklarata ne mund të themi që të bëhen hulumtime më të sakta për këtë çështje, dhe ju inkurajojmë që të veprohet me subjektivitet për sa i përket respektimit të masave nga gastronomia. Meqenëse nuk qëndron se të gjitha lokalet nuk i respektojnë ato, përkundrazi jemi duke i respektuar ato në shumicën e rasteve. Andaj, siç e kemi diskutuar me Ministrin Zemaj, duhet që për secilin biznes që nuk i respekton këto masa të merret vendim adekuat.”, thuhet në reagimin e shoqatës së gastronomëve.

Shoqata e gastronomëve thekson se duke marrë parasysh që sektori i gastronomisë është një prej sektorëve më vital të Republikës së Kosovës, aludimi në faktor të rritjes së shpërthimit të infeksioneve të reja me Covid-19, shton presion direkt në punën dhe veprimtarinë e gastronomëve.

“Çështje si e tillë, duhet të diskutohet dhe të gjenden faktorët e saktë të rritjes së rasteve, marrë për bazë paralajmërimet e ekpertëve të epidemiologjisë për valën e re të pandemisë nga muaj më parë, e jo të lëshojmë sinjale që masat duhet të shtrëngohen, gjë e cila me shumë gjasë aludon edhe për neve. SHGK ju bën apel institucioneve përkatëse të vendit, që sa më pak të shkaktojnë dëm e regres e sa më shumë të ofrojnë ndihmë e progres, pasiqë masat e ndërmarrura gjerë më tani i kanë dhënë goditjen më të madhe sektorit tonë, që nga paslufta. Gjendja në të cilën po kalojmë, përkundër iniciativave përkrahëse të fundit të Qeverisë dhe të atyre që pritet të hyjnë në fuqi në Kuvend, do të ndjehet edhe më shumë tani e tutje, me uljen e temperaturave atmosferike, e kjo do të vazhdojë sigurtë më së paku deri në fund të vitit tjetër.”, thuhet më tej në reagimin e tyre./UBTNews

Kemi kuptuar që Qeveria e Kosovës ka dhënë deklarata të cilat e theksojnë sektorin e gastronomisë si një prej faktorëve…

Posted by Shoqata e Gastronomeve të Kosovës on Wednesday, October 14, 2020

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara