Aktualitet

Gashi: Niveli dhe rezultati i takimeve nuk e arsyeton vizitën e Kurtit në ShBA

Gashi gjithashtu tha se LDK do të shqyrtojë mundësitë e marrjes së nismave për shkarkimin e bordit të ZRRE-së

Published

on

Shefi i grupit parlamentarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, është vendosur që të enjten të ketë seancë të radhës.

Ai tha se LDK do të shqyrtojë mundësitë e marrjes së nismave për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

Gashi tha se presin nga Komisioni i Ekonomisë që sot të iniciojë shkarkimin e bordit të ZRRE-së, pasi janë të paaftë, kanë shkelur detyrimet financiare, ka qitur në lajthitje kuvendin dhe vendimet kanë qentë të paligjshme dhe në dëm të qytetarëve.

Lidhur me vizitën e Kurtit në SHBA, Gashi tha se e pazakonshme që në kohën moderne të qëndrojë tri javë jashtë vendit, sidomos tani në kriza energjetike.

“Në kohën kur Kosova ka aplikuar në Këshillin e Evropës, kryeministri nuk gjendet në Kosovës qe 19 ditë pothuasje nuk arsyetohet me takimet që ka pasur, niveli i takimeve dhe rezultati i takimeve nuk do ta arsyetonte asnjë vizitë katër ditore e lërë më gjatë”, tha ai.

Bota

Mjekët pa Kufij: Izraeli po lejon sasi mjerisht joadekuate ndihmash në Gazë

Published

on

By

Sasia e ndihmave që Izraeli ka nisur të lejojë të futen në Gazën e dërrmuar nga lufta nuk është aspak e mjaftueshme, dhe është “perde për të pretenduar se rrethimi [i territorit palestinez] ka përfunduar”, ka deklaruar të mërkurën grupi humanitar Mjekëve pa Kufij.

Izraeli po përballet me trysni masive ndërkombëtare për të hequr dorë nga fushata e tij e ashpërsuar ushtarake dhe për të lejuar ndihmat në Gazë, ku agjencitë humanitare thonë se një bllokadë totale ka shkaktuar mungesa kritike të ushqimeve dhe të ilaçeve, raporton AFP.

Vendimi i autoriteteve izraelite për të lejuar një sasi të pamjaftueshme ndihmash në Gazë, pas muajsh rrethimi absolut, sinjalizon synimin e tyre për të shmangur akuzën se po i lë të vdesin urie njerëzit në Gazë, ndonëse në të vërtetë mezi po i lë të mbijetojnë”, tha Pascale Coissard, koordinator emergjencash i Mjekëve pa Kufij në Han Junis të Gazës.

Autorizimi aktual për 100 [kamionë me ndihma] në ditë, kur situata është aq e mjerueshme, është mjerisht joadekuat”, thanë Mjekët pa Kufij, nëpërmjet një komunikate.

Ndërkohë, urdhrat për evakuim për vazhdojnë të zhvendosin popullatën, përderisa forcat izraelite ende po i sulmojnë në mënyrë intensive objektet shëndetësore”, tha grupi humanitar.

Të hënën, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nisi të lejojë hyrjen e një numri të vogël të kamionëve me ndihma në Gazë për herë të parë pas 2 muajsh e gjysmë, duke thënë se ishte përballur me trysni për të hequr një bllokadë ndaj 2 milionë palestinezëve të territorit, që kishte nxitur frikë për zi buke.

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të hënën se ishte lejuar të dërgonte ndihma për herë të parë prej kur Izraeli vendosi një bllokadë totale më 2 mars.

Izraeli tha se 93 kamionë ishin futur në Gazë nga territori i tij gjatë së martës, por OKB-ja njoftoi se ndihmat ishin bllokuar.

Agjencitë e OKB-së thanë se disa kamionë që kanë hyrë nuk janë as afër përmbushjes së nevojës masive për ushqime, ilaçe dhe furnizime të tjera.

Rreth 600 kamionë në dytë kishin hyrë gjatë një armëpushimi, më parë këtë vit.

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Pjesëtarët e Hamasit janë ende duke i mbajtur 58 pengje që besohet të jenë gjallë, pasi shumica e pjesës tjetër janë liruar në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe të tjera.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë mbi 53.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në llogaritjet e saj.

Lufta ka zhvendosur rreth 90 për qind të popullatës së Gazës, shumicën prej tyre disa herë./REL/

Continue Reading

Bota

Sigurimi i paqes në Ukrainë, Rutte takim me Ministrat e Mbrojtjes të BE-së

Published

on

By

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar nevojën për një partneritet më të ngushtë midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke u përqendruar në çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në një postim të tij në X, ai ka diskutuar rritjen e shpenzimeve dhe prodhimit të mbrojtjes, si dhe përpjekjet për të siguruar që Ukraina të ketë mbështetjen e nevojshme për të arritur një paqe të qëndrueshme.

Është mirë që u takova me Ministrat e Mbrojtjes të BE-së . Bashkëpunimi NATO-BE është thelbësor përballë kërcënimeve aktuale të sigurisë. Diskutuam rritjen e shpenzimeve dhe prodhimit të mbrojtjes dhe çfarë mund të bëjmë për t’u siguruar që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkruan Rutte.

Continue Reading

Bota

Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

Published

on

By

Prokurorët federalë gjermanë kanë ndërmarrë një operacion kundër një celule të dyshuar ekstremiste djathtiste, e cila akuzohet se po planifikonte sulme të dhunshme, bënë të ditur autoritetet të mërkurën.

Në një varg bastisjesh në orët e hershme të mëngjesit, policia gjermane arrestoi pesë të dyshuar, të moshave ndërmjet 14 dhe 18 vjeçe, në landet Meklenburg-Vorpomern, Brandenbur dhe Hese, njoftoi Prokuroria Federale.

Grupi, të cilët ata akuzohen se i përkasin, e quan veten “Vala e Fundit e Mbrojtjes”, dhe dyshohet se ka planifikuar sulme kundër refugjatëve dhe kundërshtarëve politikë, raporton DPA.

Pjesëtarët e kësaj organizate e shohin veten si vijë të fundit të mbrojtjes për ‘kombin gjerman’”… Objektivi i tyre është të rrënohet sistemi demokratik në Republikën Federale të Gjermanisë përmes akteve të dhunës”, thanë autoritetet.

Katër nga të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë terroriste, ndërsa një tjetër për mbështetjen e një organizate të tillë.

Prokuroria Federale ka përmendur, po ashtu, vrasjen, zjarrvënien dhe dëmtimin e pronës në mesin e akuzave./REL/

Continue Reading

Bota

Britania e Madhe merr masa kundër Izraelit, shkak ofensiva në Gaza

Published

on

By

Mbretëria e Bashkuar ndërmori ditën e djeshme një veprim të ashpër ndaj Izraelit, duke pezulluar bisedimet për një marrëveshje tregtare, thirrur ambasadorin e Izraelit dhe vendosur sanksione të reja ndaj kolonëve të Bregut Perëndimor.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, e përshkroi përshkallëzimin ushtarak në Gaza si “moralisht të pajustifikueshëm” dhe theksoi se konflikti po kalonte në një fazë “të re të errët”. Ai bëri thirrje për një angazhim më të madh ndërkombëtar për të ndaluar dhunën dhe për të mundësuar shpërndarjen e ndihmës humanitare.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e cilësoi situatën në Gaza si “të patolerueshme”, duke theksuar se “ndihma humanitare duhet të vijë me shpejtësi” për të ndihmuar banorët e përfshirë në këtë krizë të thellë.

Ky veprim i Mbretërisë së Bashkuar pasoi paralajmërimet për një krizë ushqimore të mundshme në Gaza, pasi Izraeli nisi një operacion të ri ushtarak gjatë fundjavës.

Në përgjigje të kritikave, zëdhënësi i jashtëm izraelit, Oren Marmorstein, e quajti vendimin për sanksionet “të pajustifikueshëm”, duke shtuar se presioni ndërkombëtar “nuk do ta devijojë Izraelin nga rruga e tij në mbrojtjen e ekzistencës dhe sigurisë së tij kundër armiqve që kërkojnë shkatërrimin e tij”.

Gjithashtu, udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Francës lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke i bërë thirrje qeverisë izraelite të ndalojë zgjerimin e tij “të egër” ushtarak dhe të lejojë menjëherë hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza.

Continue Reading

Të kërkuara