Lajmet

Gashi: Do të jetë e vështirë që të miratohen ligje gjatë kësaj legjislature

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka deklaruar se problemet kësaj e legjislature janë duke vazhduar, duke shtuar se do të jetë e vështirë që të miratohen ligjet.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai tha se vendi vazhdon të jetë në një situatë të paaftësisë për qeverisje dhe po ashtu të ketë probleme në aspektin e përfaqësimit ndërkombëtar.

“Po shkojmë drejt fundit të legjislaturës dhe si duket problemet e kësaj legjislature dhe kësaj shumice parlamentare vazhdojnë. Do të jetë e vështirë që të miratohen ligje gjatë kësaj legjislature, por gjithsesi ne si parti opozitare jemi në funksion të interesit të qytetarëve dhe mbrojtjes së interesit së qytetarëve. LDK e ka konfirmuar dhe vazhdon të konfirmojë pjesëmarrjen në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat janë në interes të vendit, por si duket shumica parlamentare është humbur dhe problemet vazhdojnë. Sa i përket temave tjera të rëndësishme për vendin, vazhdojmë të jemi në një situatë të paaftësisë qeverisje dhe po ashtu vazhdojmë të kemi probleme në aspektin e përfaqësimit ndërkombëtar. Një qeverisje e tillë nuk i duhet vendit, por tashmë po shkojmë drejt zgjedhjeve dhe qytetarëve të Kosovës ju mbetet të vendosin se çfarë lloj qeverisje do të kenë dhe çfarë lloji duan…Sa i përket çështjes së mediave, është qasje e gabuar, dhe e dëmshme për demokracinë dhe fjalën e lirë në Kosovë ”, tha Gashi.

Ndërsa, sa i përket çështjes e cila ka të bëjë me lejen e lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve që është në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s, tha se është një çështje delikate dhe problematike. Në këtë drejtim, ka thënë se duhet të mbrohet maksimalisht interesi i Kosovës e po ashtu të ruhet anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare.

“Sa i përket çështjes tjetër e cila ka të bëjë me lejen e lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve që është në kuadër të marrëveshjes CEFTA-s, është një çështje delikate dhe problematike. Kosova ka të drejtën dhe obligimet e veta, por gjithsesi duhet të trajtohet si anëtar i barabartë dhe këto rrethana duket se Qeveria e Kosovë në vazhdën e problemeve në aspektin e komunikimit ndërkombëtar është edhe kjo një ndër problemet që ka. Prandaj, mendojmë se duhet të mbrohet maksimalisht interesi i Kosovës dhe po ashtu të ruhet anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, sepse është shumë me rendësi që Kosova të jetë pjesë e organizatave”, tha ai.

Rajoni

Samiti i NATO-s në Tiranë nuk do të mbahet në vitin 2027

Published

on

By

Samiti i NATO-s nuk do të mbahet në Shqipëri vitin e ardhshëm, pavarësisht planeve të mëparshme. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke saktësuar se organizimi në Tiranë mund të zhvendoset për në vitin 2028.

Duke folur në Dublin përpara një takimi të liderëve evropianë, Rama deklaroi se ende nuk ka një dakordësi të përbashkët brenda aleancës se kur do të zhvillohet samiti i radhës, por përjashtoi kategorikisht vitin 2027.

“Çështja është se ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të mbahet samiti, por me siguri jo në vitin 2027. Dhe në vitin 2028, nëse do të ketë një samit, ai do të jetë në Tiranë”, tha Rama.

Nga ana tjetër, një zyrtar i NATO-s deklaroi të enjten se “samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri”, por shtoi se vendimi për datën ende nuk është marrë.

Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, planet për mbajtjen e samitit në Tiranë ishin vënë në dyshim që në muajin qershor, për shkak të rezistencës nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump dhe pakënaqësive mes vendeve anëtare lidhur me nivelin e ulët të shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen.

Gjithashtu, NATO po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së praktikës së samiteve vjetore, një lëvizje që shihet si mënyrë për të shmangur tensione të mundshme me presidentin Trump.

Ndërsa në deklaratën e samitit të Hagës në qershor 2025 parashikohej që takimi në Turqi në vitin 2026 të pasohej nga ai në Shqipëri, në deklaratën e samitit të Ankarasë të mbajtur në korrik të këtij viti, liderët e aleancës nuk përmendën as kohën dhe as vendin e takimit të ardhshëm. /Reuters/

Continue Reading

lajme

IQMT gjobit me 9 mijë euro tri kompani postare dhe ndëshkon tregtarët e paregjistruar online

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 70 inspektime ndaj kompanive të shërbimeve postare që shpërndajnë porositë e realizuara përmes platformave online, duke shqiptuar masa ndëshkuese për shkelësit e ligjit.

Sipas njoftimit të IQMT-së, tri kompani postare janë gjobitur me gjithsej 9,000 euro, pasi kanë refuzuar të ofrojnë të dhënat për bizneset apo personat fizikë nga të cilët kishin pranuar mallrat për transport. Gjithashtu, nga monitorimi i rrjeteve sociale dhe platformave të shitjes, janë identifikuar dhe gjobitur dy persona fizikë që ushtronin veprimtari tregtare të paregjistruar, të cilët janë obliguar të regjistrojnë bizneset e tyre brenda afatit ligjor.

Nga ky aksion inspektues, mbi 100 biznese janë formalizuar duke u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Njëkohësisht, IQMT bën të ditur se ka nisur kontrollet e rrepta për ofertat dhe zbritjet e promovuara me rastin e “Black Friday”. Inspektorati do të verifikojë nëse çmimet e reklamuara me zbritje përputhen me çmimet reale të shitjes, duke paralajmëruar gjoba konform Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit për çdo praktikë mashtruese. Kontrollet ndaj tregtisë online tashmë janë përfshirë në planin e rregullt të punës së këtij institucioni./E.A/

Continue Reading

Vendi

Vitia pranon mungesën e barnave onkologjike gjatë verës, njofton masa disiplinore ndaj zyrtarëve të vonuar

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pranuar gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës se në Klinikën e Onkologjisë ka pasur mungesë të medikamentit “Palbociclib” gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti, si dhe vonesa në furnizimin me disa barna të tjera esenciale.

Duke sqaruar situatën, Vitia bëri të ditur se “Palbociclib” ishte futur në Listën Esenciale në vitin 2025 me planifikim fillestar për 40 pacientë, por dyfishimi i kërkesave bëri që kontrata të shpenzohej në masën 130% brenda nëntë muajsh. Sipas tij, pamundësia për të hapur procedura të reja pa miratimin e buxhetit dhe dështimi i tenderit të parë për mungesë ofertuesish shtynë furnizimin deri më 18 gusht, pas lidhjes së kontratës së përshpejtuar më 30 korrik 2026.

Bilanci i mungesave dhe masat disiplinore

Ministri pranoi se furnizimi i sivjetshëm në Onkologji nuk ka qenë në nivelin e viteve 2024 dhe 2025, duke paraqitur të dhënat mbi shtrirjen e mungesave:

Palbociclib: Mungoi për gati 9 javë, duke prekur 70 pacientë (dy cikle trajtimi).

Bevacizumab (Avastin): Mungoi për rreth 13 javë, duke prekur 70 pacientë.

Bicalutamide: Mungoi për 12 javë, duke prekur rreth 70 pacientë.

Dabrafenib: Mungoi për 20 javë, duke prekur 12 pacientë.

Sorafenib: Mungesa preku 14 pacientë.

Si shkaqe kryesore ai përmendi mungesën e autorizimeve të marketingut dhe vonesat procedurale. Vitia njoftoi se pas një auditimi të brendshëm janë iniciuar procedura disiplinore ndaj zyrtarëve që nuk kanë reaguar me kohë, ndërsa shtoi se tashmë janë nënshkruar kontrata afatgjata për stabilizimin e furnizimit.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara