Aktualitet

GAP për marrëveshjen e energjisë në veri: Të sigurohet një zbatim adekuat dhe sipas afateve nga palët

Sipas GAP çështja e energjisë elektrike të konsumuar në komunat veriore të Kosovës ka mbetur e pazgjidhur nga viti 1999.

Published

on

Instituti GAP publikoi sot raportin “Pagesat për konsumin e energjisë elektrike në komunat veriore në Kosovë”, ku thuhet se kosto e shpenzuar për mbulimin e shpenzimeve për konsumin e energjisë elektrike në komunat veriore në Kosovë, gjatë 10 viteve të fundit është 11 milionë euro në vit, ndërsa si total, janë shpenzuar 132.5 milionë euro.

GAP duke dhënë një historik, ka thënë se çështja e energjisë elektrike të konsumuar në komunat veriore të Kosovës ka mbetur e pazgjidhur nga viti 1999.

Sipas GAP, kjo ka ndodhur meqë, për shkaqe politike, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) nuk ka operuar në këtë pjesë, dhe rrjedhimisht nuk ka mundur të mbledhë mjetet financiare përmes faturimit të konsumatorëve. Për këtë arsye, nga viti 1999 e deri në 2017, kostot e këtyre shpenzimeve janë konsideruar si “humbje të energjisë” dhe rrjedhimisht janë përfshirë në faturat e konsumatorëve të qyteteve tjera të Kosovës.

“Është llogaritur që përafërsisht faturat e qytetarëve në këtë periudhë ishin për rreth 3.5% më të shtrenjta. Pas kësaj periudhe, kur u vendos nga Gjykata e Apelit që të mos vazhdohet kjo praktikë, këto kosto u mbuluan nga Operatori i Sistemit të Transmisionit të Kosovës (KOSTT) dhe me asistencë financiare nga qeveria. Mesatarisht, kosto e shpenzuar për mbulimin e këtyre shpenzimeve gjatë 10 viteve të fundit është 11 milionë euro në vit, ndërsa si total, janë shpenzuar 132.5 milionë euro. Deri në vitin 2018, kjo kosto ishte më e ulët se 10 milionë euro në vit; ndërsa nga viti 2018, ka filluar të rritet, duke arritur kështu vlerën më të lartë në vitin 2021, prej rreth 38 milionë euro”.

Në mënyrë që të ofrohet një zgjidhje për këtë situatë, në vitin 2013 u nënshkrua Marrëveshja për Energjinë në mes të Kosovës dhe Serbisë, përcjellur nga një marrëveshje për implementimin e marrëveshjes së parë në vitin 2015. Mirëpo, asnjëra nga këto nuk kishin gjetur zbatim, deri në arritjen e një marrëveshjeje të re më 21 qershor të këtij viti, ku Serbia dhe Kosova u dakorduan për aprovimin e një udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë të arritur në vitin 2013 dhe 2015. Me ç’rast, më 24 qershor 2022, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ia ka lëshuar licencën ndërmarrjes “Elektrosever”; e cila do të blejë dhe shes energji elektrike për të shërbyer konsumatorët e komunave veriore.

Në rast të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, qytetarët në komunat veriore do të faturohen dhe do të paguajnë për energjinë elektrike të konsumuar. Andaj, një rekomandim nga Instituti GAP është që të sigurohet një zbatim adekuat dhe sipas afateve i kësaj marrëveshjeje nga të gjitha palët e përfshira.

Vendi

Kuvendi dështon sërish të përmbyllë seancën konstituive, PDK lëshon sallën

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të përmbyllet edhe në vazhdimin e sotëm, pasi procesi mbeti te zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në votimin e veçantë për nënkryetarët, Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh në këtë pozitë me 101 vota.

Ndërkaq, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për nënkryetare. Deputetët e LVV-së abstenuan gjatë votimit për kandidaturën e saj.

Pas këtij votimi, deputetët e PDK-së lëshuan sallën e Kuvendit, ndërsa kryetarja Albulena Haxhiu ndërpreu punimet e seancës.

Haxhiu tha se për vazhdimin e radhës së seancës deputetët do të njoftohen me kohë. Me këtë, Kuvendi ende nuk ka arritur ta përmbyllë procesin e konstituimit.

Seanca e sotme vjen në kuadër të përpjekjeve për përmbylljen e seancës konstituive dhe funksionalizimin e plotë të Kuvendit të Kosovës./A.K/

Continue Reading

lajme

Profesorët e UBT-së, Marigona Bekteshi Ferati dhe Mirsad Ferati publikojnë artikull shkencor në revistën e indeksuar në Scopus dhe Web of Science

Published

on

By

Kontributi i stafit akademik të UBT-së në kërkimin shkencor dhe në publikimet ndërkombëtare është pasuruar me një tjetër rezultat të rëndësishëm. Prof. Dr. Marigona Bekteshi Ferati në bashkëautorësi me Prof. Mirsad Ferati kanë publikuar artikullin shkencor me titull “Ethical Imagination from Actor Training to Applied Theatre: Participatory, Horizontal and Relational Studio Practices at the Stella Adler Academy”, në revistën ndërkombëtare Applied Theatre Research: Socially Engaged Performance, të botuar nga Intellect.

Revista është një publikim ndërkombëtar, peer-reviewed, që fokusohet në kërkimet dhe praktikat bashkëkohore në teatrin e aplikuar dhe performancën e angazhuar shoqërore.

Publikimi i artikullit në këtë revistë përfaqëson një arritje të rëndësishme akademike, duke dëshmuar angazhimin e profesorëve të UBT-së në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe në adresimin e temave bashkëkohore në fushën e artit, teatrit dhe performancës.

Artikulli trajton imagjinatën etike në procesin e formimit të aktorit dhe kalimin nga trajnimi tradicional i aktorit drejt praktikave të teatrit të aplikuar, duke u fokusuar në praktikat pjesëmarrëse, horizontale dhe relacionale të zhvilluara në studion e Stella Adler Academy. Përmes kësaj qasjeje, autorët shqyrtojnë mënyrat se si procesi i trajnimit artistik mund të krijojë hapësira për bashkëpunim, dialog, reflektim dhe angazhim të ndërsjellë.

Continue Reading

lajme

UBT përkujton viktimat e 11 Shtatorit

Published

on

By

Sot, UBT përkujton me respekt viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një tragjedi që tronditi jo vetëm popullin amerikan, por mbarë botën.

Në këtë ditë përkujtimi, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka shprehur solidaritetin e UBT-së me familjet e viktimave dhe popullin amerikan, duke theksuar rëndësinë e kujtesës, paqes dhe miqësisë së qëndrueshme ndërmjet popujve.

“11 Shtatori mbetet një kujtesë e dhimbshme e pasojave që sjell urrejtja dhe dhuna, por njëkohësisht edhe një thirrje e përhershme për paqe, solidaritet dhe bashkëpunim ndërmjet njerëzve dhe kombeve. Sot i nderojmë të gjitha viktimat e kësaj tragjedie dhe bashkëndjejmë me familjet e tyre dhe me popullin amerikan.

Për Kosovën dhe popullin shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një vend të veçantë në historinë tonë. Miqësia dhe mbështetja amerikane kanë qenë dhe mbeten një simbol i fuqishëm i partneritetit, lirisë dhe shpresës.

Në këtë ditë, kujtojmë viktimat, nderojmë sakrificën e tyre dhe riafirmojmë besimin tonë në një botë ku paqja, liria, toleranca dhe bashkëpunimi ndërtojnë të ardhmen”.

Prof. Dr. Edmond Hajrizi

Rektor i UBT-së

Continue Reading

Lajmet

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Të kërkuara