Shëndeti

Gabimet që bëni kur hani mëngjes – Çfarë duhet të shmangni

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Published

on

Ushqimet që hamë në mëngjes do të përcaktojnë mbarëvajtjen e gjjithë ditës por kanë një ndikim afatgjatë në shëndet.

Për të marrë përfitimet maksimale të këtij vakti, AgroWeb.org ju këshillon të shmangni duhet të shmangni 8 gabimet e mëposhtme.

Mungesa e vëmendjes tek ushqimi

Mungesa e kohës dhe ritmi i shfrenuar i ditës mund t’ju lërë pak mundësi për të ngrënë mëngjes.

Ngrënia në këmbë, shpejt e shpejtë ose nëpër shkallë mund të shuajë urinë përkohësisht.

Nëse nuk e keni mendjen në sasinë dhe llojin e ushqimit do të hani pa kriter por do të rrisni rrezikun e mbipeshës dhe sëmundjeve të zemrës.

Mungesa e proteinës

Në shumicën e kohës, vakti i mëngjesit është i pasur me karbohidrate. Ky është një fillim i gabuar i ditës sepse mëngjesi i mirë duhet të jetë i pasur me proteina.

AgroWeb.org ju këshillon se proteina gjendet tek vezët, gjiza, djathi, tërshëra dhe kosi.

E bardha e vezës

E bardha e vezës mund të ketë pak kalori dhe proteinë, por e verdha është plot me amino acide omega-3 dhe antioksidantë që ushqejnë trupin dhe e mbrojnë atë nga radikalet e lira.

Mangësi në racion

Ngrënia e një vakti të pasur dhe të ekuilibruar në ushqyes është i rëndësishëm për gjithë ditën.

Ekspertët thonë se është më mirë të hani racione të bollshme në mëngjes se në darkë.

Studimet thonë se një vakt i bollshëm me proteina ndihmon në menaxhimin e diabetit të tipit 2.

Më pak yndyrë

Nëse keni vendosur të qëndroni larg yndyrnave, duhet të dini se kjo ju bën më shumë të shtoni në peshë.

Jo të gjitha yndyrnat janë të këqija. Mëngjesi ideal duhet të jetë i balancuar me yndyrna të shëndetshme dhe proteinë.

Ato i gjeni tek avokadi, farat chia, veza e plotë dhe gjalpi i kikirikut.

Mëngjesi i vonë

Nëse e shtyni mëngjesin më vonë pasi të keni bërë dush, veshur e dalë nga shtëpia, atëherë nuk jeni në rrugë të mbarë.

Mëngjesi duhet ngrënë deri një orë pas zgjimit.

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit që hanë një mëngjes të pasur me proteina rreth orës 06:00 deri në 09:45 kanë më pak gjasa të shtojnë në peshë se ata që hanë mëngjes pas orës 10.

Drithërat direkt nga kutia

Drithërat e mëngjesit janë të mbushura me sheqer.

Sasia e shëndetshme e tyre është një filxhan çaji, por nëse i hidhni ato direkt nga kutia do të hani më shumë.

Kafeja para bukës

Pirja e kafesë me stomak bosh rrit prodhimin e aciditetit në stomak.

Njerëzit që kanë një stomak të ndjeshëm mund të vuajnë nga tretja problematike, urthi dhe problemet me zorrët.

Prandaj rekomandohet që kafeja të pihet pas ngrënies./AgroWeb.org

Shëndeti

Kur është koha e duhur për të përdorur vajin e peshkut

Published

on

Marrja e suplementëve të acideve yndyrore omega-3 është e dobishme për shëndetin e organizmit. Përfitimi i të gjitha vlerave është në varësi edhe të kohës se kur këto suplementë duhen marrë.

Me kohën nuk nënkuptojmë një orë të caktuar të ditës por rëndësinë e vakteve ushqimore në përthithjen më të mirë të këtyre acideve.

Yndyrnat e marra gjatë një vakti ndihmojnë në përthithjen sa më të mirë të suplementëve nga sistemi, përthithja e acideve yndyrore nga vaji i peshkut është tre herë më e lartë kur këto suplementë merren gjatë një vakti të mirë.

Gatë marrjes së tyre duhet të keni parasysh rekomandimet e mëposhtme:

Përfitimet e marrjes së Omega-3 në mëngjes – Mëngjesi është periudha më e mirë për organizmin e disa individëve, nëse keni një rutinë të caktuar, në të mund të përfshini edhe marrjen e suplementëve të omega-3. Nëse në fillim të ditës, hani ushqim të pasur me vezë, avokado dhe lëngje perimesh dhe frutash, atëherë në mëngjes organizmi do të përthithë më mirë acidet yndyrore.

Nëse ju në mëngjes hani vetëm fruta, acidet yndyrore është më mirë të mos i merrni në mëngjes.

Përfitimet e marrjes së suplementëve në drekë – Nëse vakti i drekës përbëhet nga mishi, peshku apo arrorët, kjo është periudha e duhur për acidet yndyrore. Për më tepër, në mbrëmje mund të ndiheni më të qetë dhe të vëmendshëm.

Suplementët e lëngshëm apo kapsula

Nëse nuk ju pëlqejnë suplementët e ngurtë, mund të zgjidhni të lëngshëm, që kanë pak yndyrë në përmbajtjen e tyre.

Një këshillë të fundit:

Përzgjedhja e kohës së marrjes së suplementëve ka rol të rëndësishëm në marrjen e përfitimeve, nëse merrni medikamente tjera në mbrëmje, atëherë në këtë kohë mund të merrni edhe vajin e peshkut.

Zgjidhni formatin që ju përshtatet e jini të rregullt në marrjen e suplementëve, shpesh keni dëgjuar që vaji i peshkut nuk rekomandohet të merret gjatë muajve të ngrohtë. Studimet tregojnë se kjo është e pavërtetë, e mbetur nga koha kur vaji i peshkut nuk ruhej në freski.

Vaji nëse nuk ruhet siç duhet oksidohet, nëse ruhet në frigorifer, rekomandohet të merret gjatë muajve të ngrohtë. Mbase në sasi pak më të reduktuara. Gjatë verës është e rekomandueshme të konsumohet edhe më shumë peshk, pasi organizmi e pranon dhe e përvetëson më mirë. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo

Published

on

Ndoshta keni përjetuar një ndjesi djegieje kur prekni metalin për shkak se keni shumë elektricitet në trupin tuaj.

Ky fenomen irritues ndodh për shkak të akumulimit të elektricitetit statik, ose një çekuilibër të ngarkesave elektrike midis dy objekteve ose sipërfaqeve. Kur këto ngarkesa shkarkohen, shfaqet një ndjenjë tronditjeje.

Edhe pse goditjet e tilla nuk janë të rrezikshme, situatat e shpeshta janë irrituese e shumë pyesin pse kjo vazhdon të ndodhë.

Shkaku i elektricitetit statik

Elektriciteti i tepërt statik është gjithmonë një goditje për sistemin, por nëse përjetoni goditje shpesh, ai bëhet vërtet irritues.

Mund të jetë shpërqendruese dhe t’ju bëjë të dëshironi të dini arsyen. Edhe pse është një fenomen, ideja bazë është se dy gjëra me sasi të kundërta të energjisë elektrike shkaktojnë një shkarkesë që i ngjan një goditjeje ose krijon një “tingull” kur preket.

Ndoshta edhe flokët tuaj do të ngrihen.

Ajo që ndodh është se atomet nuk janë të balancuara me të njëjtin numër protonesh dhe elektronesh.

Kur elektronet dhe protonet janë të balancuara, ngarkesa është neutrale, kur ka çekuilibër të elektroneve dhe protoneve, elektronet shtesë do të shkarkohen për të përmbushur protonet në nivelin e tyre.

Humbja e shpejtë e këtyre elektroneve prodhon një goditje të prekshme, të njohur si elektricitet statik.

Simptomat e elektricitetit të tepërt në trup

Rryma elektrike kalon nëpër indet e trupit tonë, shpjegon Better Health Channel. Meqenëse trupat përçojnë rrymën elektrike dhe grumbullojnë tepricë gjatë motit më të ftohtë dhe më të thatë, ka disa simptoma që duhet kujdesur.

Nervat ndikohen negativisht nga një goditje elektrike prej 100 miliamperash dhe mund të pësojnë dëmtime afatgjatë.

Një goditje e tillë shkakton konfuzion, amnezi, kriza, arrest kardiak ose ndërprerje të frymëmarrjes, çrregullime psikologjike dhe/ose shenja në lëkurë. Sidoqoftë, goditjet elektrike statike janë zakonisht vetëm 0,25 mA, kështu që pasojat janë shumë më pak të rrezikshme.

Simptomat e elektricitetit të tepërt në trup mund të përfshijnë:

▪ goditje të shpeshta
▪ dhimbje
▪ mpirje në zonë
▪ ndjeshmëri prekjeje
▪ një ndjesi mpirjeje dhe therjesh
▪ ndjenjë e të ftohtit
▪ djegie, ndjesi shtrëngimi ose therjesh, veçanërisht në duar ose këmbë.

Si të largoni elektricitetin statik nga trupi?

Nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga simptomat e mësipërme, duke përfshirë goditjet e shpeshta të energjisë elektrike statike, mos u shqetësoni – ka një mënyrë për ta trajtuar atë. Duke ndërmarrë disa hapa të thjeshtë, reduktoni elektricitetin e tepërt statik.

Në thelb, heqja e elektricitetit statik lejon që ngarkesa të ketë një dalje tjetër. Një zgjidhje është të mbathni këpucë që nuk janë izoluese.

E dyta është se ju shpesh prekni gjëra që do të çlirojnë ngarkesën tuaj në tokë.

Si të parandaloni goditjen statike kur prekni metalin?

Prekja e objekteve metalike si dorezat e dyerve, dyert e makinave ose kornizat e dritareve shpesh shkakton goditje statike.

Kjo ndodh se metali mban ngarkesë pozitive dhe kur prekni një objekt metalik, elektronet shtesë në trupin tuaj transferohen në objekt për t’u barazuar. Për të parandaluar goditjen statike nga prekja e metalit, mund të mbani me vete një objekt metalik.

Diçka si një çelës, kapëse letre, kunja sigurie apo edhe një monedhë neutralizon ngarkesën dhe parandalon goditjen.

Continue Reading

Shëndeti

Pse nuk duhet t’i mbyllni perdet gjatë ditës?

Published

on

Nevoja për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga përgjimet e pavullnetshme ose jo të fqinjëve, bezdia nga dielli apo gjumi i thellë, na bën të mbyllim perdet në shtëpi edhe nëse është ditë.

Ndriçimi i diellit në shtëpi ka përfitime të forta për shëndetin, por një prej rreziqeve që na kanoset brenda mureve të shtëpisë është pluhuri.

Rreziku i fshehur i pluhurit në shtëpi

Shkencëtarët kanë zbuluar se disa pluhura të shtëpisë përmbajnë sasi të larta të një substance të njohur triklosan, prania e saj mund të shpërndajë infeksione që u rezistojnë antibiotikëve.

Zbulimi është bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Çikagos dhe sipas tyre, pluhuri përbën vendpushimin final të gjithçkaje që ka qarkulluar në ajër. Triklosani është përbërës që gjendet me shumicë në produktet antibakteriale siç janë sapunët apo solucionet e pastrimit.

Sapunët dhe solucionet e lëngshme të pastrimit përbajnë edhe një substancë tjetër që njihet si benzalkonium chloride, të dyja kanë rol kontribues në nivelin në rritje të mikrobeve që u rezistojnë antibiotikëve.

Si shkatërrohen bakteret falë dritës së diellit?

Lejimi i dritës nga dritaret eliminon bakteret që jetojnë në pluhurat e shtëpisë dhe të pastrojë ajrin, drita e diellit ul rrezikun e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes. Studimi shpjegon se ekspozimi i baktereve ndaj dritës së diellit, ndihmon ndjeshëm në eliminimin e tyre.

Nëse shtëpia është në errësirë dhe jo e ndriçuar mirë, bakteret në ajër riprodhohen 12 përqind më shumë se zakonisht. Bakteret në ajër në një ambient të ndriçuar mirë riprodhohen në një ritëm më të ulët. Në këtë mënyrë, duke hapur perdet dhe grilat merrni përfitime të mëdha nga vitamina D që vjen nga dielli, por do të minimizoni gjasat e prekjes nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

Continue Reading

Shëndeti

Fillon të përhapet varianti i ri i COVID-19

Published

on

Variantet e reja të virusit SARS-CoV-2, më shumë se pesë vjet pas shpalljes së pandemisë COVID-19, po shfaqen rregullisht në Australi.

Varianti më i fundit LP.8.1 është duke u përhapur me shpejtësi, duke përbërë afërsisht një në pesë raste me COVID-19 në New South Wales, sipas SBS News.

Ai është bërë varianti i tretë më dominues në shtetin e New South Wales, përcjell A2.

I zbuluar për herë të parë në korrik 2024, LP.8.1 është një pasardhës i Omikronit, konkretisht i KP.1.1.3, që është pasardhës i JN.1, një nën-variant që shkaktoi valë të mëdha infeksionesh me COVID në mbarë botën në fund të vitit 2023 dhe fillim të vitit 2024.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur LP.8.1 si variant nën monitorim në janar, për shkak të rritjes së ndjeshme në mbarë botën.

Agjencia globale e shëndetësisë ka vlerësuar që rreziku shtesë për shëndetin publik që paraqet LP.8.1 në nivel global është i ulët.

Simptomat e LP.8.1 nuk duket të jenë më të rënda se ato të varianteve të tjera që qarkullojnë, duke sugjeruar se varianti nuk ka shumë mundësi të ndikojë në drejtimin e pandemisë.

 

Continue Reading

Të kërkuara