Magazinë

“Gabimet e mia, përgjegjësia ime”! Charlie Sheen nuk kërkon falje

Published

on

Aktori i njohur, Charlie Sheen, po dëshiron që t’i riparaqitet adhuruesve përmes projekteve të reja.

60-vjeçari ka thënë se është lodhur duke kërkuar falje për gabimet që ka bërë në të kaluarën dhe tani po fokusohet tek e ardhmja.

Ai po shpreson se libri i tij me kujtime, si dhe dokumentari në platformën Netflix, t’i inkurajojë njerëzit që ta shijojnë përsëri punën që ka bërë në aktrim.

“Kur njerëzit duan të flasin për të kaluarën, do të jetë me vend të ju them: ‘A dini çka? Mund ta shikoni, mund të lexoni e mund ta dëgjoni, ka shumë zgjedhje që mund të bëni’. Por, kjo nuk është kërkim falje, është si riprezantim i imi”, ka thënë ai për revistën Interview.

Ai ka shtuar se arsyeja që po do të riprezantohet me publikun është se ka njerëz që ende nuk i dinë filmat e tij.

Ka shumë njerëz që nuk i dinë filmat e mi, nuk e dinë punën time, nuk e dinë evoluimin tim dhe ka të tillë që thonë: “Ah ky është ai që pati thënë se ka ‘gjak tigri’’. Mendoj se ka ardhur momenti që vetëm të riprezantohem për këtë pjesë të njerëzve”, ka thënë Sheen.

Ai ka shtuar se dokumentari tregon vetëm një pjesë së asaj nëpër çfarë ka kaluar në jetë. Aktori kontrovers, i cili ka kaluar edhe nëpër probleme me abuzimin e drogës e beteja ligjore, për librin e tij ka thënë se është shumë ‘cool’.

Sheen, i cili ka qenë aktori më i paguar që shfaqet në ekran, para problemeve personale, ka thënë se dokumentari është i jashtëzakonshëm.

“Dokumentari është i dhe nuk mundem të jem më i lumtur me të, por ka momente kur preket vetëm sipërfaqja e disa ngjarjeve të jetës time, të cilat ndoshta libri i shpjegon më mirë, i cili është shumë, shumë ‘cool’”, ka thënë ai.

Artisti tutje ka thënë se ka persona që pasi ta shohin dokumentarin do të duan ta lexojnë librin.

“Në fakt, është një pjesë në libër ku kam shkruar se: ‘vetëm pse ke arritur fundin e faqes nuk do të thotë se është fundi i historisë”, tha ajo.

Lajmet

Bebe Rexha nominohet për herë të parë si artiste e pavarur në MTV VMA

Published

on

Bebe Rexha ka marrë nominimin e saj të parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur, falë këngës “New Religion”, në bashkëpunim me grupin britanik Faithless.

Kënga është nominuar në kategorinë “Best Dance” në edicionin e vitit 2026 të MTV VMA.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur entuziazmin për këtë arritje.

“REXHARS!!! Më në fund jemi nominuar për këngën tonë DHE si artiste e PAVARUR – NEW RELIGION”, ka shkruar Rexha.

“New Religion” është publikuar në mars të këtij viti dhe shënon bashkëpunimin e saj me grupin britanik Faithless./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Princi Harry dhe Meghan Markle planifikojnë rikthimin në Britani

Published

on

By

Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar në fund të këtij muaji për një qëndrim më të gjatë, ndërsa raportohet se fëmijët e tyre, Princi Archie dhe Princesha Lilibet, pritet të ndjekin shkollën në Britani.

Sipas burimeve për Page Six, Pallati Mbretëror është vënë në dijeni për planet e çiftit dhe Mbreti Charles III është informuar personalisht për këtë hap. Po ashtu, bëhet e ditur se vetë Mbreti 77-vjeçar është një nga arsyet kryesore të këtij rikthimi, pasi ai shpreson të kalojë më shumë kohë me Harryn dhe Meghanin në nivel privat.

Megjithatë, Mbreti e ka bërë të qartë se statusi i tyre mbetet i pandryshuar: Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të vazhdojnë të jetojnë si persona privatë dhe anëtarë të familjes mbretërore pa detyra apo obligime zyrtare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Producenti Nicolas Altmayer dhe drejtuesja e Dior, Mathilde Favier, humbin jetën në aksident në Francë

Published

on

Producenti francez i filmit Nicolas Altmayer dhe bashkëshortja e tij, Mathilde Favier, drejtuese me përvojë në shtëpinë e modës Dior, kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Francë më 17 gusht.

Altmayer ishte 61 vjeç, ndërsa Favier 56. Vdekja e tyre ka tronditur industrinë franceze të filmit dhe modës.

Nicolas Altmayer ishte bashkëthemelues i kompanisë së prodhimit “Mandarin & Compagnie”, të cilën e krijoi në vitin 1996 së bashku me vëllain e tij, Eric Altmayer. Kompania ka prodhuar më shumë se 70 filma artistikë, mes tyre “Brice De Nice”, filmat “OSS 117”, “Chocolat”, “The First Day Of the Rest Of Your Life” dhe disa vepra të regjisorit François Ozon.

Në vitin 2017, Nicolas dhe Eric Altmayer u nderuan me çmimin “Daniel Toscan du Plantier” nga Akademia Franceze “César”, si producentët e vitit.

Ndërkohë, Mathilde Favier ishte një nga figurat e njohura të industrisë franceze të modës. Ajo kishte drejtuar marrëdhëniet me publikun në grupin LVMH dhe kishte mbajtur poste të rëndësishme në Dior Couture, duke u vlerësuar për përvojën dhe rrjetin e gjerë të kontakteve në këtë industri.

Aksidenti ka ndodhur në rajonin Deux-Sèvres, në Francën perëndimore. Sipas Prokurorisë së Niort-it, automjeti me të cilin udhëtonin Altmayer dhe Favier është përplasur me një automjet të rëndë transporti që po lëvizte në drejtim të kundërt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanye West në Rusi, biletat kushtojnë deri në 1.600 euro

Published

on

Reperi amerikan Kanye West, i njohur edhe me emrin Ye, pritet të mbajë dy koncerte në Shën Petersburg të Rusisë gjatë muajit tetor.

Lajmi është bërë i ditur nga kanali në Telegram i Gazprom Arena, stadiumit ku parashihet të zhvillohen koncertet.

West është përballur gjatë këtij viti me anulimin e disa koncerteve dhe ndalimin e performancave në disa vende evropiane, pas një sërë deklaratash antisemitike, përfshirë lavdërimet për Adolf Hitlerin dhe përdorimin e simboleve naziste.

Në janar, reperi kishte kërkuar falje për deklaratat e tij, duke thënë se ato kishin qenë të lidhura me probleme personale dhe shëndetësore.

Nëse koncertet zhvillohen sipas planit, Kanye West do të jetë një nga emrat më të mëdhenj ndërkombëtarë të muzikës që viziton Rusinë që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.

Dy koncertet janë planifikuar të mbahen më 10 dhe 11 tetor. Sipas agjencisë shtetërore ruse TASS, biletat më të lira, me çmim prej rreth 92 eurosh, janë shitur brenda vetëm një ore.

Ndërkaq, çmimi i biletave më të shtrenjta arrin deri në 1.600 euro./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara