Lajmet

Fushtica: Shumë shpejt pritet funksionalizimi i Policisë së kryeqytetit

Published

on

Sa herë që bie shi, shumë pjesë të Prishtinës bllokohen nga uji, sidomos disa rrugë ku veturat nuk mund të kalojnë. Situatë e tillë u pa edhe në fillim të kësaj jave, ku shiu i rrëmbyeshëm bllokoi disa vetura në rrugë, e po ashtu edhe pjesë të lagjeve të kryeqytetit, duke shkaktuar dëme në pronat publike dhe private.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka thënë se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet në kohë reale që kur ka të reshura sikurse ishin në fillim të javës, të intervenojnë në kohë rekorde për riparimin e dëmeve.

“Kemi pasur episode të motit ekstrem posaçërisht në fillim të javës, do të thotë të hënën dhe të martën dhe si pasojë e kësaj kemi bërë intervenimin në kryeqytet si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut në kohë të shkurtër. Por duhet të kemi parasysh edhe infrastrukturën që është duke u përmirësuar dhe si e tillë ne jemi të gjitha ekipet e kujdestarisë që kemi pasur me brigadën profesionale të zjarrfikësve, me kompanitë e kontraktura nga drejtori për Siguri dhe Emergjenca për rastin e intervenimeve në rast emergjente dhe policia e Kosovës dhe ekipet tjera. Kemi intervenuar dhe kemi sanuar të gjitha dëmet në një afat shumë të shkurtër kohor”, tha Fushtica.

Me tutje, ai tha se janë vëzhgim të situatës dhe janë në gatishmëri për të intervenuar në rast se paraqitet ndonjë situatë ku të reshurat mund të shkaktojnë dëme.

“Ne jemi në vëzhgim të situatës sa i përket të reshurave dhe fatkeqësive tjera natyrore që mund të ndodhin ditëve apo javëve në vijim. Dihet që edhe vitin e kaluar kemi pasur një situatë të tillë dhe jemi duke e përcjell, duke marrë të gjitha masat që të minimizojmë dëmet, sepse ne nuk mund t’i parandalojmë fatkeqësitë natyrore, për fat të keq nuk mund ta ndalim shiun, nuk mund ta ndalim breshrin, por t’i minimizojmë,  t’i kem planet efektive në vend”, theksoi ai.

Fushtica ka folur edhe për policinë e kryeqytetit, për të cilën ka thënë se shumë shpejt pritet të funksionalizohet.

“Policia e Kryeqytetit është drejtori e Policisë së kryeqytetit është krijuar në kuadër të Policës së Kosovës, jemi në fazën e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës që të gjejmë një ndërtesë ku do të vendoset drejtoria e policisë së kryeqytetit dhe shumë shpejt të funksionalizohet dhe të ketë ndërtesën e saj dhe t’i ketë të gjitha struktura që janë të aprovuara nga Ministria Punëve Brendshme”, ka thënë Fushtica.

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara