Lajmet

Fushata e vaksinimit dhe fshehja e të vdekurve në Serbi

Published

on

Mediat gjermane publikojnë të dhëna interesante për vaksinimin, por edhe shokuese për heshtjen e numrit të të vdekurve në Serbi. Serbia hesht për shifrën e vërtetë të viktimave nga virusi Corona.

Mirza Vranjakoviq u beson shumë pak gjëra autoriteteve në Serbi, por ka shkuar në vendlindje për shkak të vaksinimit. Ky arkitekt i ri me origjinë nga Novi Pazari, e që tani jeton në Berlin, e di se në Gjermani nuk do t’i vijë radha për vaksinim edhe për një kohë të gjatë. Ndaj ka vendosur të shkojë në Serbi dhe të vaksinohet në Beograd.

„Dua të jem imun ndaj virusit Corona dhe të mos mendoj tërë kohën për mundësinë e infektimit tim apo të dikujt tjetër në afërsinë time. Mendoj se do të jetoj më lirshëm“, thotë Mirza në filmin dokumentar me titull: “Vaksina për të gjithë” të publikuar në Televizion e Dytë Gjerman ZDF, si dhe në kanalin gjermano-francez Arte.

„Dua të vaksinohem me Biontech/Pfizser, i cili njihet në mbarë Evropën, sepse atje jetoj. Në këtë mënyrë do të evitoj edhe vështirësitë burokratike“, tha Mirza.

Serbien I Coronavirus in Belgrad

Ka vaksina, por njerëzit nuk duan të vaksinohen

Në film thuhet se Serbia ka raporte të ngushta me Rusinë dhe Kinën dhe se Serbia ka porositur vaksina nga mbarë bota. Por shumëkush refuzon të vaksinohet. Në Serbi ka shumë kundërshtarë të vaksinimit, të cilët përhapin frikë ndaj vaksinave.

Ekipi gjerman televiziv ka shoqëruar edhe një ekip mobil për vaksinim në fshatin Radenkovac afër Sokobanjës. Atje jetojnë kryesisht të moshuarit. “Të gjithë jemi vaksinuar, por goca ime nuk do të vaksinohet. Ajo ende nuk është martuar dhe nuk do të vaksinohet“, thotë një grua e moshuar. Ajo shton se vet vajza duhet të vendosë nëse do të vaksinohet apo jo!

“Të vaksinuarit nuk mund të lindin fëmijë”, kjo është një prej teorive më të shpeshta konspirative, të cilën e besojnë shumë njerëz në Serbi.

Gazetarët gjermanë kanë biseduar edhe me mjeken Jovana Stojkoviq, e cila përshkruhet si kundërshtare e vaksinimit në Serbi. “Sipas të dhënave të institutit tonë Batut, shteti nuk merr përgjegjësinë për pasojat anësore të vaksinimit. Nuk ka garanci për efikasitetin. Kjo është e papërgjegjshme. Të shantazhosh dhe të detyrosh njerëzit të vaksinohen, e të mos marrësh përgjegjësi, kjo është mënyra më e vrazhdtë e represionit.“

Pritje për vaksinimin me BioNTech Pfizer

Moszbatim i masave të Coronës

Rade Paniq, kryetari i Sindikatës së mjekëve dhe farmacistëve në Serbi kritikon kushtet në të cilat punojnë mjekët në Serbi, sepse atje kanë vdekur më shumë se 100 mjekë, për shkak të kushteve të rënda të punës. „Një problem shumë i madh është zbatimi i masave kundër Coronës, sepse ato nuk respektohen gati akund. Ndoshta kemi të bëjmë me edukimin e keq të popullatës, por edhe me faktin që qeveria serbe për një kohë të gjatë nuk ka ndërmarrë asgjë kundër lobit që kundërshton vaksinimin. Të tillë ka shumë në Serbi, ata janë të zëshëm dhe mund të bëjnë çfarë të duan“, thotë Paniq.

Në film shihen edhe skena përplot me njerëz në Beograd ku thuhet: „Covidi duket se nuk i frikëson njerëzit këtu, ndonëse vendi është goditur shumë nga pandemia. Muajt e kaluar ka pasur një shkallë të lartë të infektimeve, ndërsa njerëzit këtu janë shumë më të rrezikuar sesa në pjesët e tjera të Evropës. Por restorantet, kafenetë, butikët dhe dyqanet janë të hapura, ndërsa distancën nuk e respekton askush.“ „Jam shumë i habitur kur shoh kaq shumë njerëz pa maska, të relaksuar. Në Gjermani po vazhdon për muaj të tërë lockdown dhe ke përshtypjen se njerëzit janë të kontaminuar, ikin prej njëri-tjetrit“, thotë Mirza Vranjakoviq.

Coronavirus Serbien | Impfkampagne Präsident Vucic

Shifra shumë më të larta të vdekshmërisë nga ato zyrtare?

Gjendja e vërtetë shihet në morgje, ku çdo ditë vijnë shumë makina me të vdekur, por edhe në varreza, ku bagerët me shpejtësi hapin gropa të reja ku futen të vdekurit nga virusi Corona. „Qindra varreza të freskëta dëshmojnë për dramën për të cilën flitet në qarqet private, por jo edhe në media. Për përmasat e dramës që po zhvillohet në Serbi nuk ka të dhëna zyrtare“, thuhet në këtë film.

Për gjendjen në Serbi ka raportuar ndër të tjera edhe Sandra Petrushiq, gazetare e revistën NIN. „Në nivelin lokal fshihet diku rreth 60% e të vdekurve nga virusi Corona. Ndërkohë që edhe këto të dhëna përgjysmohen deri sa të mbërrijnë në entin e shëndetit publik  Batuta. Sipas llogaritjeve të mia, numri i vërtet i të vdekurve është të paktën dy deri në tre herë më i madh se të dhënat e paraqitura statistikore“, thotë ajo në një bisedë me ekipin e gazetarëve gjermanë.

Në film thuhet se për gjendjen e vërtet raporton vetëm një numër i vogël i mediave të pavarura. Shumica e mediave janë në pronësi të biznismenëve të afërt me pushtetin. Suksesi i fushatës së vaksinimit është për ta më i rëndësishëm sesa gjendja e vërtetë. Po pse?

„Sepse kjo është fushatë elektorale e presidentit Vuçiq“, thotë Petrushiq. „Prej fillimit është synuar që të dëshmohet se ne jemi më të mirët në Evropë dhe në botë. Vuçiqi ka vendosur se ne do ta mundim Coronën për një muaj. E kur kjo dështoi, atëherë filloi fushata se ne jemi më të suksesshëm se të gjithë të tjerët.“

Filmin „Vaksina për të gjithë – sa është e suksesshme fushata e vaksinimit në Serbi?“, mund të shikoni në mediatekën e Arte. Ndërsa filmin gjysmëorësh e kanë realizuar gazetarët Eberhard Riele dhe Natalija Miletiq.

Continue Reading

Vendi

Ethet e Champions League: Real Madrid pret Bayernin, Arsenali udhëton drejt Lisbonës

Published

on

By

Sonte nisin përballjet e para të fazës çerekfinale të UEFA Champions League, ku vëmendja kryesore do të jetë në “Santiago Bernabeu” dhe “Jose Alvalade”.

Sipas orarit zyrtar, të dyja ndeshjet pritet të nisin në orën 21:00 dhe premtojnë spektakël mes gjigantëve evropianë.

Real Madrid – Bayern Munich Në Madrid zhvillohet ajo që shumë e konsiderojnë si “finalen para finales”. Real Madridi pret kampionët gjermanë të Bayern Munich në një përballje historike. Trajneri i madrilenëve ka kërkuar mbështetjen maksimale të tifozëve për të marrë një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit në Mynih, ndërsa te Bayerni besojnë te forca e grupit për të befasuar në Spanjë.

Sporting CP – Arsenal Në anën tjetër, Arsenali luan si mysafir kundër Sportingut të Lisbonës. “Topçinjtë” vijnë në këtë ndeshje me një formë të lartë në Evropë, por do të përballen me një Sporting që nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi gjatë këtij sezoni në Champions. Portugezët synojnë të bëjnë historinë, ndërsa ekipi i Mikel Artetas kërkon të hedhë një hap të sigurt drejt kualifikimit në katërshen më të mirë.

Ndeshjet e kthimit për këto dy çifte do të zhvillohen javën e ardhshme, më 15 prill, ku edhe do të përcaktohen zyrtarisht skuadrat që kalojnë në fazën gjysmëfinale.

Continue Reading

Vendi

Studentë të nivelit Master të Fakultetit Agrikulturë dhe Mjedis në UBT vizitojnë Korçën për inovacionet në pemëtari

Published

on

By

Programi Master i Fakultetit të Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj mësimit praktik dhe ndërkombëtarizimit, duke u ofruar studentëve përvoja të drejtpërdrejta në terren dhe kontakt me praktikat më të avancuara në rajon.

Në këtë kuadër, më 2 dhe 3 prill, studentët e nivelit Master realizuan një vizitë studimore në Korçë, në kuadër të lëndës Pomologji e Avancuar, e ligjëruar nga Prof. Kujtim Lepaja. Vizita u organizua me ftesë të ADAD Malore dhe me mbështetjen e GIZ Albania.

Gjatë kësaj vizite, studentët u përfshinë në aktivitete praktike, trajnime dhe demonstrime mbi masat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në prodhimin e frutave, duke reflektuar qasjen bashkëkohore që ofron programi i studimit në UBT.

Ata patën mundësinë të njihen nga afër me Shërbimin e Parashikimit dhe Paralajmërimit të Sëmundjeve dhe Dëmtuesve, një sistem inovativ që ndihmon fermerët dhe ekspertët në menaxhimin efikas të rreziqeve klimatike dhe biologjike.

Në fokus të vizitës ishin:

  • Inovacionet e fundit në pemishtet e Korçës, një nga zonat më të zhvilluara për kultivimin e mollës në rajon;
  • Përdorimi i stacioneve moderne meteorologjike për monitorim dhe paralajmërim të hershëm;
  • Praktikat më të avancuara për menaxhimin e pemëve dhe rritjen e prodhimit në kushte klimatike sfiduese.

Kjo përvojë i mundësoi studentëve të lidhin njohuritë teorike me praktikën reale, duke forcuar kompetencat profesionale dhe duke i përgatitur për tregun e punës në sektorin e bujqësisë moderne.

Programi në UBT është ndër programet më inovative në vend, i orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm, teknologjive të reja dhe përgatitjes së ekspertëve që i përgjigjen sfidave reale të sektorit agro-mjedisor.

Continue Reading

Vendi

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prizren

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është raportuar i zhdukur gjatë ditëve të fundit në Prizren.

Një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e 4 prillit dhe njësitet policore tashmë kanë nisur hetimet për gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur.

Continue Reading

Të kërkuara