Lajmet

Furnizuesi më i madh i Kinës me naftë në vitin 2023 ishte Rusia

Blerësi më i madh në botë i naftës së papërpunuar importoi një sasi rekord të naftës ruse me çmim të volitshëm vitin e kaluar.

Published

on

Rusia e kaloi Arabinë Saudite dhe u bë furnizuesi më i madh i naftës në Kinë në vitin 2023, sipas të dhënave më të fundit të doganave kineze.

Blerësi më i madh në botë i naftës së papërpunuar importoi një sasi rekord të naftës ruse me çmim të volitshëm vitin e kaluar, duke përfituar nga Rusia e cila dëshpërimisht po kërkonte blerës të rinj mes sanksioneve perëndimore pas pushtimit të Ukrainës nga Kremlini në vitin 2022.

Vëllimi i naftës së papërpunuar ruse të dërguar në Kinë ishte 24% në 2023 në 107.02 milionë tonë metrikë, krahasuar me vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës të shtunën.

Kjo e ndihmoi Rusinë të kapërcejë Arabinë Saudite si furnizuesi më i madh i Kinës me naftë bruto për këtë vit. Vendi i Lindjes së Mesme dërgoi 85.96 milionë tonë naftë bruto në Kinë në vitin 2023, 2% më pak nga viti 2022.

Rusia tani përbën 19% të importeve të naftës të Kinës, ndërsa Arabia Saudite përbën 15%./UBTNews/

Lajmet

Kupa e Kosovës: Shorti prodhon dy super derbi

Published

on

Dy ndeshjet kryesore të 1/8-ës së finales në Kupën e Kosovës në futboll janë Prishtina- Ballkani dhe Drita- Llapi.

Të katër këto skuadra e kanë fituar së paku një herë trofeun e këtij kompeticioni.

Ndërsa Gjilani do të luajë kundër Lirisë, Feronikeli 74’ do ta ketë përballë Dinamon, teksa Drenica sfidon Ferizajn.

Dukagjini ballafaqohet me Prishtinën e Re, Vushtrria ndeshet me Vëllaznimin dhe Trepça 89 pret Malishevën.

Shorti është hedhur sot në Federatën e Futbollit të Kosovës./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Sergio Ramos drejt gjigantit anglez

Published

on

Sergio Ramos nuk do të vazhdojë kontratën me Rayados de Monterrey dhe pritet të kthehet në Evropë gjatë merkatos së dimrit.

Megjithëse edhe pse ka pasur interesim nga Boca Juniors, mbajtja pranë familjes dhe dëshira për të luajtur në nivel të lartë e bëjnë Manchester United destinacionin e mundshëm për të.

Sipas mediave angleze, Man Utd i ka ofruar një kontratë afatshkurtër me role kyçe dhe pagesë të kënaqshme, duke e parë Ramos si një udhëheqës të nevojshëm për mbrojtjen./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

FSK realizon kursin “Medik Luftarak”

Published

on

Në  Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë të  Komandës së Logjistikës u realizua  kursi “Medik Luftarak/Cobat Medik”  për pjesëtarët e Regjimentit të parë të Komandës së Forcave Tokësore.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se ky realizim u bë në bazë të standardeve të NATO-s.

“Realizimi i këtij kursi u bë në bazë të standardeve të NATO-s, me qëllim të përgatitjes së personelit ushtarak me njohuri dhe shkathtësi bazike dhe të avancuara mjekësore për të ofruar kujdes urgjent dhe efektiv në operacione të paqes kudo”, ka shkruar ai./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Hapet ekspozita “E vërteta, kujtesa, drejtësia”, Osmani: Nuk do të lejojmë që krimet të harrohen

Published

on

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, është hapur ekspozita “E vërteta, kujtesa, drejtësia”, kushtuar dokumentimit të krimeve të luftës dhe kërkimit të drejtësisë për viktimat e luftës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se krimet e kryera gjatë luftës kanë lënë plagë të pashërueshme për mijëra familje në vend, duke theksuar se kërkimi i drejtësisë mbetet përgjegjësi institucionale dhe morale.

“Krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit e gjenocidi i ushtruar nga regjimi i Millosheviqit shkaktuan dhimbje e cila nuk do të shuhet asnjëherë. Mijëra të vrarë, përfshirë shumë fëmijë, mijëra gra e burra të dhunuar, mijëra persona të zhdukur me dhunë të cilët ende mungojnë në familjet e tyre. Dhimbja e tyre nuk njeh kohë, ajo është një plagë e hapur, plagë e gjallë, plagë e cila kullon çdo ditë dhe e cila kërkon drejtësi”, tha ajo.

Ajo shtoi se angazhimi institucional për të vërtetën dhe kujtesën është i pandalshëm.

Duke e cilësuar ekspozitën si dëshmi të qëndresës, Osmani tha se të mbijetuarit, me plagë fizike e shpirtërore, janë simbol i dinjitetit njerëzor dhe zë i së vërtetës që nuk do të heshtet.

“Nuk do të lejojmë që e vërteta të shtrembërohet, nuk do të lejojmë që kujtesa të shuhet; do të përkujtojmë fëmijët e vrarë, nënat e baballarët që nuk u kthyen kurrë, familjet që humbën gjithçka, ata që u zhdukën me dhunë. Për secilin prej tyre, për gratë që përjetuan tmerrin e dhunimit në kohë lufte dhe çdo viktimë të luftës. Secilin pa dallim, për secilën prej tyre kërkojmë drejtësi. Të mbijetuarit që jetojnë sot me plagë fizike, por mbi të gjitha plagë shpirtërore, janë personifikim i rezistencës dhe dinjitetit njerëzor; janë zëri i së vërtetës që asnjëherë nuk do të heshtet. Kosova nuk do të heqë dorë, nuk do të lejojmë që krimet të harrohen, nuk do të lejojmë që gjenocidi të mohohet. Për secilin person të zhdukur, për secilin fëmijë të vrarë, për secilën viktimë të dhunës seksuale do të flasim këtu dhe në çdo vend të botës; drejtësi do të kërkohet pa ndalur dhe e vërteta duhet të dëgjohet”, tha ajo.

Drejtori i Institutit për Krime të Luftës, Atdhe Hetemi, në fjalën e tij theksoi se ekspozita është më shumë sesa një paraqitje vizuale.

“Kjo ekspozitë nuk është vetëm paraqitje vizuale e së kaluarës sonë, por akt institucional i kërkesës për përgjegjësi dhe dëshmi e fuqishme se krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nuk harrohen, por vazhdojnë edhe pas më shumë se një çerekshekulli liri të jenë plagë të hapura që kërkojnë drejtësi. Pra, videot dhe fotomaterialet që shpalosen sot para jush nuk janë thjesht imazhe, janë zëra të ngrirë në kohë, janë jetë të ndërprera dhunshëm, familje të shkatërruara, fëmijë, gra, burra dhe të moshuar që u bënë target i një represioni sistematik dhe të organizuar nga regjimi serb”, tha ai./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara