Published
3 years agoon
By
Betim GashiQë nga fillimet e lidhjes sonë në mesin e të 20-tave, gruaja ime ka mësuar vendndodhjen e një vendi mistik të quajtur Lincoln City. Është një qytet modest në bregun qendror të Oregonit, por për mua, ai mban një mit të ngjashëm me Shangri-la.
Lincoln City është vendi ku kaloja një javë të lumtur çdo vit kur isha i vogël, duke peshkuar pranë skelës, dhe duke luajtur me shkrepse në vatrën e zjarrit jashtë shtëpisë-kamping të tezes sime. Ato janë kujtimet më të lumtura të fëmijërisë sime. Kështu, duke pasur shumë pritshmëri, jo shumë kohë pasi u martova, e çova gruan time për të vizituar vendin që sipas meje është më i miri në botë.
Për mua ishte ende po i aq i magjishëm sa e kujtoja. Për të, jo dhe aq. Në atë kohë ajo ishte muajt e fundit të shtatzënisë, dhe nuk mund të duronte erën e rëndë të peshqve të ngordhur. Duke qenë se është më origjinë nga brigjet e ngrohta të Mesdheut, nuk duhet të isha çuditur që ajo e kaloi fundjavën e mbyllur në dhomën tonë në një motel për të shmangur erën kutërbuese.
Që nga ajo kohë ajo e ka konsideruar Lincoln City si një defekt në matricën time psikologjike. Një dashuri e pashpjegueshme, thuajse patologjike, pa asnjë bazë në realitet.
Normalisht, vlerësimet e mia për një vend apo përvojë ndryshojnë pak ose aspak nga ato të gruas sime.
Nëse ajo urren një festë, ndoshta e urrej edhe unë. Në këtë rast, perceptimet tona tejet të ndryshme për Lincoln City mund të shpjegohen me një nga ndjenjat më të çuditshme dhe më të fuqishme që zotërojnë njerëzit:nostalgjinë.
Kjo përzierje e kujtesës, emocionit dhe dëshirës mund të shtrembërojë perceptimet dhe gjykimet tona, duke e kthyer edhe dhimbjen në kënaqësi. Apo erën e peshkut të ngordhur nëparfumin francez më të ëmbël. Dhe kjo i jep asaj një fuqi unike për të luftuar palumturinë.
Psikologët e kanë përcaktuar nostalgjinë si një emocion të vetëdijshëm, social, të hidhur, por kryesisht pozitiv. Ajo zhvillohet nga kujtimet e lumtura, të përziera me dëshirën për të kaluarën dhe marrëdhëniet e ngushta që kishim në atë kohë. Shpeshherë nostalgjia përfshin stimuj ndijorë.
Për shembull, aroma e gjetheve të vjeshtës mund të provokojë një dëshirë të madhe për shtëpinë tuaj të fëmijërisë. Neuroshkencëtarët kanë zbuluar se nostalgjia është një dukuri konjitive komplekse që përfshin shumë pjesë të trurit, përfshirë disa që lidhen me vetë-reflektimin, kujtesën autobiografike, rregullimin emocional dhe përpunimin e shpërblimeve.
Gati të gjithë njerëzit përjetojnë nostalgji, edhe pse objekti i saj priret të ndryshojë gjatë gjithë jetës. Një sondazh i kryer nga psikologia Krystine Irene Batcho, zbuloi se të rinjtë ndjenin më shumë nostalgji për kafshët shtëpiake, lodrat dhe pushimet sesa të moshuarit, të cilët e ndjenin më fort muzikën.
Siç ka shkruar kolegia ime Julie Beck, kur u përcaktua për herë të parë në fundin e shekullit XVII-të nostalgjia cilësohej si një sëmundje emocionale. Dhe më e rëndësishmja:Ajo ndodh shpesh kur njerëzit përjetojnë një humor negativ ose kanë përvoja të këqija. Siç zbuluan studiuesit në vitin 2008, një arsye mund të jetë vetmia. Një tjetër është moti i keq. Apo njëkëngë e caktuar.
Megjithatë, pavarësisht lidhjes së saj me emocionet negative, nostalgjia nuk shkakton apo e përkeqëson palumturinë. Përkundrazi, ajo është një përgjigje mbrojtëse ndaj saj, dhe sjell lehtësim nga një gjendje psikologjike negative. Duke pasur parasysh përfitimet prej saj, ja cilat janë 3 mënyrat sesi mund ta përdorim atë me efikasitet kundër humorit të keq:
1. Mbani me vete një foto apo objekt që ju kujton vendin tuaj të lumtur
Mendoni për kujtimin e një vendi dhe një kohe specifike që ju jep një ndjenjë ngrohtësie, qëmund ta ndërmendni në momentet e stresit. Pastaj gjeni një foto apo objekt që ju kujton atë vend dhe mbajeni pranë. Ndoshta është një këngë e ruajtur në telefonin tuaj apo një foto juaja si fëmijë ulur në prehrin e gjyshes. Ose nëse është e mundur, gjeni diçka që mban një erë që e stimulon nostalgjinë. Studiuesit kanë zbuluar se nostalgjia e shkaktuar nga aroma mund të jetë veçanërisht efektive në rritjen e lumturisë, vetëvlerësimit, optimizmit dhe lidhjes sociale.
2. Parashikoni kujtimet tuaja
Kur mendoni për kujtimet që nxitin tek ju nostalgjinë, ato ndoshta perceptohen si diçka fatlume. Por kujtimet tuaja nostalgjike mund të kenë të njëjtin efekt edhe nëse prodhohenqëllimisht. Në një studim të vitit 2019, studiuesit raportuan se kur njerëzit prisnin të ndjeheshin nostalgjikë për një përvojë aktuale, ata kishin më shumë gjasa ta përjetonin atë nostalgji më vonë, dhe të kishin një nxitje korresponduese në ndjenjat e tyre të lidhjes sociale dhe ndjenjën e kuptimit.
3. Ndërtoni tradita
Një studiues shkroi në vitin 2021 në “Harvard Business Review” se nostalgjia mund të ndihmojë në ndërtimin e lidhjeve të forta në komunitete. Unë e kam parë vetë që ndodhë kjo gjë. Gjatë leksioneve që jap në Harvard, flas rregullisht në takimet e të diplomuarve, përfshirë edhe pensionistët që kanë mbaruar shkollën e biznesit 60 dhe madje 70 vjet më parë.
Pjesëmarrësit gëzohen shumë duke parë shokët e tyre të klasës, dhe duke kujtuar kohët e tyre të vjetra të kaluara së bashku. Edhe ju mund të krijoni më shumë nga këto lidhje të forta në familjet tona, grupet e miqve dhe vendet e punës duke krijuar tradita dhe rituale dhe duke i kujtuar ato me kalimin e viteve./The Atlantic – Bota.al
Kuriozitete
25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!
Published
3 weeks agoon
January 1, 2026By
UBTnews
Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.
Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.
- Muhammad – 133,349,300
- Maria – 61,134,526
- Jose – 29,946,427
- Wei -17,145,807
- Ahmed -14,916,476
- Yan -14,793,356
- Ali -14,763,733
- John -14,323,797
- David -13,429,576
- Li -13,166,162
- Abdul -12,163,978
- Ana -12,091,132
- Ying -12,047,080
- Michael -11,471,765
- Juan -11,372,603
- Anna -11,350,336
- Mary -11,303,767
- Jean -11,024,162
- Robert -10,170,794
- Daniel -10,026,181
- Luis -9,757,245
- Carlos -9,618,779
- James -8,807,695
- Antonio -8,659,274
- Joseph -8,630,833
Kuriozitete
Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht
Published
1 month agoon
December 16, 2025By
UBT News
Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.
Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.
Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.
Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.
Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.
Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.
Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash
Published
1 month agoon
December 12, 2025By
UBT News
Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.
Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.
Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.
Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.
Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë
Published
1 month agoon
December 11, 2025By
UBT News
Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.
Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.
Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.
Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.
Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/
Rritet numri i përfituesve nga skemat e pensioneve
Profesorët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit publikojnë në revistën e indeksuar në Scopus
“Liria ka Emër” thërret protestë më 17 shkurt, me moton “Drejtësi jo politikë”
UBT në BETT 2026 në Londër – prezanton modelin unik të Smart City
Kurti flet me Marta Kos për gjeopolitikën dhe Planin e Rritjes
KEK-u rikthen operimin me pesë njësi gjeneruese, rifillon me sukses Njësia A3
6.5 milionë u shpenzuan nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë dhe vizitat familjare në vitin 2025
Akademi përkujtimore për Ibrahim Rugovën nën patronatin e Presidentes Osmani
Top 50 filmat më të mirë, sipas publikut
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Rajoni3 months agoNjë kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku
