Lajmet

Fundi i pandemisë pas valës omikron?

Sinjale shpresëdhënëse nga OBSH: Një fund i shpejtë i pandemisë së koronavirusit në Europë konsiderohet i “besueshëm”.

Published

on

Dy vjet pas fillimit të pandemisë së koronavirusit aktualisht gjatë valës së variantit omikron po rriten gjithnjë e më shumë shpresat, se korona nga një pandemi po zhvillohet si një infeksion endemik, që ashtu si një grip mund të shfaqet vazhdimisht dhe shpesh në një rajon të kufizuar ose në një pjesë të popullsisë.

“Eshtë e besueshme”, që Europa “po shkon drejt një faze të fundit”, deklaroi Hans Kluge, i cili është drejtori rajonal për Europën pranë Organizatës Botërore të Shendetësisë (OBSH). Kur vala aktuale omikron në Europë do të bjerë, do të ketë „për javë e muaj” një imunitet ndaj koronavirusit, „ose falë vaksinimit ose sepse njerëzit për shkak të infektimit kanë fituar imunitet”. Kësaj i shtohet edhe efekti favorizues i stinës, nënvizoi Kluge, duke iu referuar ardhjes së pranverës dhe të verës.

Hans Kluge, drejtori rajonal për Europën në OBSH

“Koha për qetësim”

“Pra të përgatitemi që do të ketë një kohë qetësimi përpara se COVID-19 të mund të rikthehet nga fundi i vitit.” Por pandemia „jo patjetër kthehet”, i shprehu përmbledhtas pritshmëritë e tij mjeku nga Berlgjika, Kluge.

Sipas vlerësimit të OBSH-së deri në mars mund të jenë infektuar në mbarë Europën rreth 60 përqind e njerëzve me variantin omikron. Ky variant është mjaft ngjitës, por sipas njohurive të deritanishme, ecuria e sëmundjes është më e lehtë krahasuar me variantin e mëparshëm të koronavirusit.

Edhe në Gjermani ndërkohë situatën e infeksioneve e dominon varianti omikron. Incidenca shtatë ditore me infeksione të reja brenda një jave për 100.000 banorë është aktualisht 800 – me një kuotë të ulët hospitalizimi.

Për shkak të mutacioneve të mundshme të reja Kluge megjithatë tërhoqi vëmendjen për të pasur kujdes edhe më tej: koronavirusi SARS-CoV-2 “na ka surprizuar më shumë se një herë, pra ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm”, tha ai.

Continue Reading

lajme

Hamza: Qëndrimi i PDK-së për Specialen është konsistent

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij sa i përket ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara mbetet i pandryshuar.

Hamza tha se PDK-ja vazhdon të mbështesë fillimisht miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen në të dy leximet, duke theksuar se kjo çështje nuk është e ndërlidhur me zgjedhjen e presidentit.

Deklarata e tij vjen pasi kryeministri Albin Kurti u zotua se të enjten do të votojë ndryshimet e këtij ligji, nëse PDK-ja siguron gjysmën e votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë, Hamza tha se këto dy çështje kanë rastisur të jenë në të njëjtën kohë, por nuk duhet të trajtohen si të ndërlidhura.

“Qëndrimi i PDK-së ka qenë dhe vazhdon të jetë konsistent. Aprovimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në dy leximet nuk është i lidhur me asnjë çështje politike. Ka koinciduar me çështjen e presidentit”, tha Hamza në konferencë për media.

Ai foli edhe për deklaratën e miratuar në Kuvend, duke theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e popullit të Kosovës nuk është çështje vetëm e PDK-së.

“Unë i falënderoj të gjithë deputetët që kanë votuar pro deklaratës. Por, për ta qartësuar, lufta e popullit të Kosovës dhe e UÇK-së nuk është luftë vetëm e PDK-së. Askund në deklaratë nuk shkruan për PDK-në”, u shpreh ai.

Hamza tha se mbrojtja e luftës çlirimtare duhet të jetë qëndrim edhe i partive të tjera politike.

“Unë konsideroj që nuk duhet vetëm PDK-ja të flasë për mbrojtjen e një lufte të drejtë çlirimtare për liri dhe pavarësi. Duhet të flasin edhe partitë e tjera politike”, përfundoi Hamza.

D.L

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT sjell ekspertizën e Hollywood-it në Kosovë, hapen aplikimet për “Hollywood 101”

Published

on

By

Të rinjtë dhe talentet e reja të fushës së filmit, aktrimit, produksionit dhe industrive kreative patën mundësinë të njihen nga afër me perspektivat e zhvillimit profesional në industrinë ndërkombëtare të filmit, gjatë sesionit informues Hollywood Meets Kosovo, të mbajtur në UBT.

Në kuadër të këtij sesioni u prezantua programi “Hollywood 101”, i cili po ofrohet në Kosovë përmes bashkëpunimit të UBT-së me Catalyst Story Institute, institucion amerikan i fokusuar në zhvillimin e talenteve dhe përgatitjen profesionale për industrinë e filmit dhe televizionit.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u njohën me mënyrën e funksionimit të industrisë së Hollywood-it, mundësitë e karrierës dhe kompetencat që kërkohen për t’u bërë pjesë e produksioneve filmike dhe televizive në nivel ndërkombëtar.

Programi “Hollywood 101” zgjat 13 javë dhe përfshin një gamë të gjerë temash praktike, duke nisur nga struktura e industrisë së filmit dhe televizionit, zhvillimi i projekteve dhe proceset kreative, deri te audicionet, intervistat, dokumentacioni profesional, kontratat dhe aspektet e biznesit të industrisë.

Pjesëmarrësit do të njihen gjithashtu me rregullat e sigurisë në set, strukturën e buxheteve, pagesat dhe terminologjinë profesionale të përdorur në produksionet filmike dhe televizive.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua mundësive të specializimit profesional. Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit mund të orientohen në fusha të ndryshme të industrisë kreative, përfshirë aktrimin, skenarin, regjisë, kinematografinë, montazhin, animacionin, produksionin, menaxhimin e biznesit dhe profesionet teknike të produksionit.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihen edhe mundësi për mentorim dhe rrjetëzim profesional, ndërsa talentet më të dalluara mund të kenë mundësi të përfitojnë edhe nga iniciativa dhe grante zhvillimore të lidhura me partnerët e projektit.

Përmes kësaj nisme, UBT synon të krijojë ura të reja ndërmjet talenteve të reja në Kosovë dhe industrisë ndërkombëtare të filmit, duke u ofruar atyre njohuri praktike, orientim profesional dhe mundësi për të zhvilluar karrierën në një prej industrive më dinamike dhe konkurruese në botë.

Aplikimet për programin “Hollywood 101” janë të hapura, duke u ofruar të rinjve të interesuar mundësinë për të nisur një rrugëtim të ri profesional në industrinë kreative.

Continue Reading

lajme

Murati: Mjafton që Hamza të thotë “po”, Kurti e Abdixhiku mund ta bindin Sejdiun

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga gara për president të Kosovës, duke thënë se nëse kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, jep mbështetjen e tij, atëherë Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku mund të përpiqen ta bindin Sejdiun që të rikthehet në garë.

Reagimi i Muratit erdhi pasi Sejdiu deklaroi se e ka njoftuar sërish Kurtin dhe Abdixhikun se është tërhequr nga kandidatura. Ai tha gjithashtu se aktualisht nuk ndodhet në Kosovë.

Kjo situatë u krijua pas ofertës publike të Kurtit drejtuar PDK-së, ku kërkoi që të sigurojë një pjesë të votave të deputetëve të kësaj partie për zgjedhjen e Sejdiut president, ndërsa në këmbim u zotua për mbështetjen e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Murati ka kritikuar disa media për raportimin e tërheqjes së Sejdiut, duke thënë se fillimisht duhet pritur përgjigjja e Bedri Hamzës ndaj ofertës së Kurtit.

“Disa media u nxituan që ta rikonfirmojnë tërheqjen e Prof. Bekim Sejdiut për President të Republikës, në vend se ta marrin përgjigjen nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza”, ka shkruar Murati.

Ai ka shtuar se, nëse Hamza e pranon ofertën, atëherë Kurti dhe Abdixhiku mund të shkojnë te Sejdiu për ta bindur që të rikthehet në garë.

“Le të thotë Bedri Hamza PO, dhe sigurisht që me Prof. Bekim Sejdiun mund të shkojnë e flasin Kurti e Abdixhiku për ta bindur që të mos shkojë vendi në zgjedhje të reja”, ka deklaruar Murati.

Ndërkohë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se çështja e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhja e presidentit janë dy çështje të ndara. Ai ka thënë se ligji duhet trajtuar si një çështje më vete dhe nuk duhet të lidhet me pazare politike për zgjedhjen e presidentit.

Bekim Sejdiu ishte propozuar si kandidat i përbashkët i Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për president, por kandidatura e tij u vu në pikëpyetje pasi gjashtë deputetë të LDK-së nuk i dhanë mbështetje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Sejdiu: Jam tërhequr nga gara për president

Published

on

By

Ish-gjygjtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, ka mohuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se ai vazhdon të jetë kandidat për pozitën e kreut të shtetit.

Në një deklaratë për gazetën “Infokus”, Sejdiu konfirmoi se është tërhequr përfundimisht nga gara për president dhe se për këtë vendim i ka njoftuar krerët e subjekteve politike.

“I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara”, ka thënë Sejdiu.

Pavarësisht këtij qëndrimi, Kryeministri Kurti gjatë konferencës për media e paraqiti kandidaturën e Sejdiut si akt të kryer dhe i kërkoi PDK-së gjysmën e votave për ta mbështetur atë. Kurti u shpreh i bindur se Sejdiu do të pranojë të rikthehet në garë “për ta shpëtuar Kosovën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme” përpara skadimit të afatit të mesnatës.

Continue Reading

Të kërkuara