Lajmet

FSK-së i shtohen edhe 302 ushtarë të rinj

Ceremonia e diplomimit të rekrutëve të FSK-së është mbajtur në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Published

on

Treqind e dy ushtarë të rinj sot kanë dhënë betimin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia e diplomimit të rekrutëve të FSK-së, gjenerata 01-2023, është mbajtur në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku edhe më të mirët janë vlerësuar me mirënjohje.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i tha ushtarëve të rinj se uniforma që mbajnë, para se të jetë simbol i ushtrisë tonë, është identitet e trashëgimi i brezave të tërë që kontribuuan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Pesha e uniformes që mbani sot veshur është shumë e rëndë, sepse shumë të renda e të vështira ishin vitet kur Ademi e Hamëza, Zahiri e Luani, Agim Ramadani dhe mijëra dëshmorë të tjerë sfidonin vdekjen duke përqafuar luftën për jetë dhe liri. Sot të rreshtuar para nesh, para familjarëve tuaj dhe popullit tonë, ju po ruani vazhdimësinë e shpirtit luftarak dhe të ndjenjës së mrekullueshme të shërbimit ndaj atdheut. Trajnimi që keni zhvilluar në kursin bazë ju ka sfiduar fizikisht dhe teorikisht, por ju ka bërë të njiheni mundësitë për t’i tejkaluar ato limite. Formësimi juaj si ushtarak fillon këtu dhe nuk duhet të përfundojë asnjëherë, ashtu siç nuk do të përfundojë vullneti dhe gatishmëria juaj për t’i shërbyer atdheut dhe qytetareve të vendit tonë. Jeni të vetëdijshëm që vullneti dhe gatishmëria varet edhe nga ekzistenca e vullnetit politik të lidershipit shtetëror dhe nga përkushtimi profesional i eproreve tuaj për të ju mbështetur në përmbushjen e misionit tuaj”, tha ai.

Ai porositi ushtarët e rinj që ta prezantojnë në mënyrën më të mirë shtetin e Kosovës.

“I bindur thellësisht ju them që vullneti politik i institucioneve shtetërore dhe përkushtimi profesional i lidershipit ushtarak është më shumë se kurrë sa i dukshëm aq edhe prezent. Qeveria e Republikës së Kosovës e në veçanti Ministria e Mbrojtës janë duke mbajtur fokus të veçantë zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë. Vazhdimësia e mbështetjes nga partneret tanë, në veçanti SHBA-të dhe vendet e NATO-s po japin rezultate të përditshme, si në aspektin e zhvillimit profesional të ushtarëve tanë, gjithashtu në kompletimin me pajisje dhe sisteme moderne të armatimit. Të dashur rekrutë, ju urojë përfundimin e stërvitjes ushtarake bazë, ju përgëzoj për disiplinën dhe përkushtimin dhe në emër te institucioneve dhe qytetarëve të vendit tonë, ju kërkoj të mbani me nder dhe krenari uniformën e ushtrisë tonë, të prezantoni në mënyrën më të mirë Republikën e Kosovës, dhe të respektoni të kaluarën e lavdishme të vendit tonë duke kontribuar në krijimin e një ambienti të sigurt për të ardhmen e atdheut tonë”, tha Maqedonci.

Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade, Jeton Dreshaj u tha ushtarëve se përgatitja dhe edukimi ushtarak i tyre, është një linjë vazhdimësie në zhvillimin dhe gatishmërinë e FSK-së.

“Ceremonia e diplomimit tuaj sot dhe dhënia e betimit, është dita më e rëndësishme e jetës tuaj, është një ditë gëzimi dhe krenarie për ju, për familjet tuaj, për ushtrinë dhe Kosovën. Sot ju bëheni pjesë e traditës ushtarake të vendosur ndër vite, themelet e së cilës vinë nga lufta e UÇK-së, nga komandanti ynë legjendar, Adem Jashari dhe nga sakrifica e dëshmorëve të kombit. Përgatitja dhe edukimi juaj ushtarak është një linjë vazhdimësie në zhvillimin dhe gatishmërinë e FSK-së. Detyra, nderi dhe atdheu janë themelet e forcës sonë, vlera këto të cilat duhet t’i mbani gjithmonë në zemrën dhe mendjen tuaj, si qytetarë të ndershëm dhe ushtar të zotë. Kjo është një rrugë që kërkon guxim dhe përkushtim ndaj vendit, qytetareve dhe kombit”, tha ai.

E në fund me mirënjohje janë nderuar rekrutët dhe instruktorët më të dalluar.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara