Lajmet

FSK në veri? Mehaj: Do të jemi kudo ku ka nevojë

Ai poashtu foli për stërvitjen “Defener 23” që pritet të mbahet në Kosovë.

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë në çdo cep të territorit të vendit varësisht nga nevoja. Këtë e tha gjatë konferencës së fundvitit dhe kur u pyet për mungesën e pranisë së ushtarakëve të Kosovës në veri në baze të një marrëveshjeje të mëhershme. Në këtë konferencë, Mehaj foli për arritjet e këtij viti si dhe për aspiratën për t’u bërë pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Mehaj tha se mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i dedikuar për të mbrojtur të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Ajo marrëveshje është nënshkruar në vitin 2013. Përmes mandatit dhe ligjeve të Kosovës, FSK është e dedikuar për të mbrojtur territorin e Republikës së Kosovës. Kudo që është nevoja FSK do të jetë… Kudo që është nevoja FSK do të jetë për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës”, tha Mehaj.

Mehaj tha se fjalët që Forcës i kufizohet pajisja me armatim të rëndë nuk qëndrojnë.

“FSK ka armatim të rëndë dhe kemi armatim edhe më të rëndë. Nuk kemi kufizime siç pretendojnë me qëllime të ndryshme besoj. Ne FSK çdo pajisje që posedon por edhe si program është me standarde të NATO-s. Prokurohet prej shteteve e partnere të NATO-s. Shumica prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Mehaj.

Në lidhje me anëtarësimin në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Mehaj tha se si Ministri e Mbrojtjes kanë plotësuar rreth 90% të kritereve po kërkohet punë edhe nga ministritë e tjera. Për këtë qëllim tha se ekziston edhe grupi ndërministror.

“Ministria e Mbrojtjes dhe FSK kemi përmbushur afër 90% të kritereve për Partneritet për Paqe, por varet nga ministritë e tjera. Jemi në koordinim me ministritë e tjera. I kemi kriteret që kërkohen në Partneritetin për Paqe. Janë shumë të qarta… Sfidë janë edhe katër shtete mosnjohëse të NATO-s. Besoj që përmes diplomacisë dhe politikës do të marrim me vete ato shtete të na mbështesin drejt vlerave që i ndajmë të përbashkëta në orientimin dhe vizionin e misionit të përbashkët për anëtarësim të plotë në NATO”, vijoi Mehaj.

Stërvitja ushtarake “Defender ‘23” që pritet të mbahet në Kosovë do të jetë një nga aktivitetet më të rëndësishme për FSK dhe Ministrinë e Mbrojtjes gjatë vitit të ardhshëm.

“Përgatitja ose fokusi kyç i FSK-së, por edhe Ministrisë së Mbrojtjes, janë parapërgatitjet për ‘Defender 23’ që na pret. Një prej lokacioneve kyçe gjatë ‘Defender 23’ do të jetë Babaj Bokës që është edhe në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Do të jemi nikoqir, e të jesh nikoqir kërkon goxha mbështetje logjistike, masat janë marrë nga FSK dhe Ministria e Mbrojtjes, ne presim gjatë ‘Defender 23’ të kemi suksesin e radhës për evalidimin e një regjimenti. Vitin e kaluar e kemi evaliduar një kompani 330 pjesëtarë në ‘23 presim t’i evalidojmë mbi 1300 ushtarë gjatë trajnimit të përbashkët me partnerët dhe miqtë tanë”, deklaroi Mehaj.

Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneralmajor, Enver Cikaqi, deklaroi se “Defender 23” tregon besim, nivel të përkushtimit dhe nivel profesional për Forcën për t’u stërvitur me vende dhe standarde të NATO-s.

“Viti 2023 një vit jashtëzakonisht me aktivitete të shumta, një prej aktivisteve është ‘Defender 23’ ku do të marrim pjesë 27 shtete nga Kosova, FSK do të jetë një prej shteteve mikpritëse që do të marrë pjesë të realizimit të skenarëve dhe objektivave të këtij ushtrimi. Neve na bën krenarë që gjatë këtyre viteve të zhvillimit të Forcës sonë jemi përkrah institucioneve me të cilat kemi rrugëtuar gjatë këtyre viteve të pasluftës… Ky ushtrim tregon besim, nivel të përkushtimit dhe nivel profesional të Forcës që të jemi përkrah tyre dhe të stërvitemi me standarde të NATO-s në mënyrë që bashkërisht të ballafaqohemi edhe t’i kryejmë detyrat tona ngase sfidat dhe rreziqet janë të përbashkëta për secilin”, deklaroi Jashari.

I pyetur në lidhje me largimet e ushtarëve nga FSK, ministri Mehaj tha se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, ndërsa këshilltarja e tij për media, Liridona Gashi tregoi se largimet janë në të njëjtin nivel sikurse viteve të kaluara.

“Në lidhje me largimin e pjesëtarëve të FSK, bëhet fjalë për një trend që e ka ndjekur FSK përgjatë viteve por që nuk mund të shohim ngritje. Faktikisht përqindja aktuale e largimit që konsiderohet me vetë dëshirë për momentin është 2% që nuk konsiderohet shqetësuese në raport me vendet e tjera të rajonit por edhe me shtetet e tjera më të njohura, bie fjala më ushtrinë amerikane që çdo vit e ka një përqindje prej 12.4% na vazhdimësi të largimit”, tha Gashi.

Mehaj foli edhe për rekrutimet ndërsa në lidhje me konkursin e fundit për rekrutimin e 612 ushtarëve aktivë dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë të FSK-së, inkurajoi vajzat dhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë që të aplikojnë.

Ai gjithashtu tha se plani i tranzicionit, i cili këtë vit ka hyrë në fazën e dytë, është duke vijuar sipas parashikimeve të parapara. Mehaj gjithashtu përmendi trajnimet jashtë vendit për ushtarakët ndërsa u shpreh se kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me 17 shtete partnere të NATO-s.

Po ashtu, u tha se Ministria e Mbrojtjes ka arritur që të shpenzojë buxhetin e përgjithshëm në vlerën prej 85%. Një pjesë e madhe ka shkuar në blerjen e sistemeve të armatimit dhe municionit sipas planifikimit që i ka pasur ministria dhe FSK.

Vendi

LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend

Published

on

By

Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.

Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.

Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.

Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Vendi

Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.

Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.

Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.

Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.

Continue Reading

Lajmet

Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist

Published

on

By

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.

“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.

Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.

Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.

“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.

Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.

 

Continue Reading

Të kërkuara