Lajmet

FSK në terren me operacionet për fikjen e zjarreve

Published

on

Kosova ende është duke u ballafaquar me vatra zjarri. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë 9 vatra aktive ku situata më e rëndë paraqitet në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna për shkak të erërave të forta.

Forca e Sigurisë së Kosovës po ofron mbështetje ushtarake për autoritet civile në fikjen e zjarreve.

Me 100 pjesëtarë në terren për të intervenuar, shefi i operacioneve Ejup Maqedonci ka thënë se janë gjatë gjithë kohës pranë vatrave te zjarrit me fokus kryesor ruajtjen e jetës së qytetarëve.

Në një intervistë për KosovaPress, Maqedonci ka thënë se FSK-ja është angazhuar në operacionet për fikjen e zjarrit nga 30 korriku, ku shton se vatra më e madhe e zjarrit vazhdon të mbetet fshati Shtupeq i Rugovës.

“Aktualisht zjarre ka ende në Shtupeq të Pejës, vatra të zjarrit kryesisht edhe pasi të fiken riaktivizohen dhe rindizen për shkak të erërave që janë duke vazhduar dhe normal motit të nxehtë. E kemi nën menaxhim dhe kontroll të plot gjendjen në fshatrat e komunës së Suharekës ku janë fikur zjarret si dhe gjatë mbrëmjes dhe orëve te hershme të mëngjesit të sotëm është fikur edhe zjarri në fshatin Peqan dhe Sllobozhan”, ka thënë ai.

Forca e Sigurisë së Kosovës, që është reaguesi i tretë institucional në situata të tilla të përhapjes së zjarrit, aktualisht ka 100 pjesëtarë të angazhuar në terren për situatën e krijuar nga zjarri.

“FSK ka operuar gjatë këtyre ditëve me kapacitetet që i ka për gatishmëri që nënkupton përafërsisht gjatë gjithë kohës kemi pasur rreth 100 vetë të angazhuar në teren për këto operacione”, ka bërë të ditur ai.

Maqedonci ka shtuar se janë angazhuar ekipet zjarrfikëse dhe të këmbësorisë të destinuara për gatishmëri për të operuar në mbështetje të autoriteteve civile.

Zjarri është përhapur në disa komuna të Kosovës por vatra më e madhe vlerësohet se është fshati Shtupeq në Bjeshkët e Nemuna të Rugovës. Në këtë fshat ka ndërhyrë edhe KFOR-i përmes helikopterëve ku deri tani ka pasur mbi 45 fluturime zjarrfikëse në këtë zonë.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara