Lajmet

FSK në stërvitjen ndërkombëtare me NATO-n

Eventi mbahet çdo vit ku marrin pjesë vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane.

Published

on

Një kontingjent i FSK-së është nisur drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Combined Resolve 22” në bazën e Ushtrisë Amerikane Hohenfels.

Ushtrimi “Combined Resolve 22” mbahet çdo vit ku marrin pjesë vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane. Ushtrimi është i dizajnuar të simulojë skenarë lufte të pandërprerë dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë aseteve të blinduara ashtu edhe asete të xhenios ushtarake, deminimit, zbulimit etj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se ky ushtrim zhvillohet për të ushtruar ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s me vendet partnere dhe të zhvillojë aftësi kritike ndërluftuese për të ndihmuar partnerët që të fitojnë në fushëbetejën moderne.

“Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatëve tjerë drejtë sukseseve të reja”, tha ai.

Rajoni

UBT dhe AMIK nisin projektin “Inkuadrimi i Vajzave në Ndërmarrësi” me trajnimin e parë

Published

on

Në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së u zhvillua hapja e projektit “Inkuadrimi i Vajzave në Ndërmarrësi”, një iniciativë e organizuar nga UBT në bashkëpunim me AMIK – Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës.

Ky aktivitet ka për qëllim fuqizimin e vajzave dhe grave të reja përmes ofrimit të njohurive praktike, mentorimit dhe krijimit të mundësive të reja për angazhim në botën e ndërmarrësisë. Pjesëmarrëset do të pajisen me shkathtësi të rëndësishme për të ndërmarrë iniciativa profesionale dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, duke rritur mundësitë e tyre për punësim, krijim të bizneseve të vogla dhe inovacion.

Në hapje të aktivitetit, u theksua rëndësia e partneritetit mes institucioneve akademike dhe sektorit financiar për mbështetjen e gjeneratës së re të sipërmarrësve.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, vuri në pah se projektet e tilla janë të nevojshme për të krijuar një platformë të qëndrueshme për ndërmarrësi dhe zhvillim ekonomik në nivel vendi, dhe se bashkëpunimi me sektorin financiar dhe organizatat që mbështesin inovacionin është kyç për suksesin e vajzave të reja.

Zëvendësguvernatorja e Bankës Qendrore të Kosovës, Nesrin Shileku-Shala, i inkurajoi pjesëmarrëset duke theksuar rëndësinë e edukimit financiar, planifikimit dhe guximit për të ndërmarrë iniciativa të reja, duke u bërë modele suksesi për komunitetet e tyre.

Drejtori i Bordit të AMIK, Adrian Alo, theksoi se fuqizimi i vajzave përmes projekteve të ndërmarrësisë kontribuon në stabilitetin ekonomik dhe përfshirjen sociale, duke nxitur edhe zhvillimin e sektorit mikrofinanciar dhe inovacionin në vend.

Përfaqësuesi i AMIK, Prof. Shpresim Vranovci, nënvizoi rëndësinë e mentorimit dhe krijimit të rrjetit të kontakteve për pjesëmarrëset, si një element kyç për arritjen e suksesit profesional dhe zhvillimin e projekteve të reja sipërmarrëse.

Ndërsa, Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, Prof. Dr. Besnik Skenderi, theksoi se institucioni mbetet i përkushtuar të ofrojë platforma praktike për zhvillimin e studentëve dhe të rinjve, duke i lidhur ata me sektorët strategjikë të ekonomisë dhe aktorë që kontribuojnë drejtpërdrejt në krijimin e mundësive të reja për punësim, ndërmarrësi dhe inovacion.

Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së vajzave dhe grave në ekonominë inovative dhe ndërmarrëse të vendit, duke nxitur një kulturë të barazisë, sipërmarrësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social.

Continue Reading

Rajoni

​Shqipëria dorëzon në Komisionin Evropian dokumentacionin e plotë për Kapitullin e Doganave

Published

on

By

Administrata Doganore e Shqipërisë ka dorëzuar zyrtarisht pranë Komisionit Evropian paketën e plotë të dokumentacionit për përmbushjen e kushteve përmbyllëse në kuadër të Kapitullit 29 “Bashkimi doganor”, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt aderimit të vendit në familjen e madhe evropiane.

Administrata Doganore përgatiti dhe dorëzoi kalendarin legjislativ dhe tabelat e konformitetit me acquis të BE-së; strategjitë kryesore të administratës në fushat e biznesit, burimeve njerëzore dhe trajnimit; masat për rritjen e integritetit dhe performancës së strukturës doganore; planin kombëtar shumëvjeçar për sistemet IT dhe masat për ndërveprimin me sistemet e BE-së; informacion mbi ratifikimin e Protokollit të Konventës Kuadër për Kontrollin e Duhanit; raportin vjetor “Libri Jeshil-Dogana 2024 dhe Prioritetet 2025”, i botuar për të katërtin vit radhazi.

Administrata Doganore thotë se mbetet e angazhuar për të vijuar përmbushjen e të gjitha detyrimeve të Kapitullit 29, duke garantuar përafrimin legjislativ, forcimin e kapaciteteve administrative, avancimin e sistemeve digjitale doganore dhe thellimin e bashkëpunimit me BE në luftën kundër tregtisë së paligjshme.

“Ky është një moment historik që i shërben jo vetëm integrimit të Shqipërisë në BE, por edhe ndërtimit të një administrate moderne, të besueshme dhe në shërbim të qytetarëve e biznesit”, thuhet në postimin e ADSH-së në Facebook./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Spiropali u shpreh mirënjohje Gjermanisë dhe Francës për mbështetjen në integrimin evropian

Published

on

By

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadoren e Francës në Tiranë Catherine Suard dhe ambasadorin e Gjermanisë Karl Bergner.

Spiropali u shpreh mirënjohëse për rolin vendimtar që Gjermania dhe Franca luajnë në mbështetjen e reformave dhe integrimit evropian të Shqipërisë, raporton KosovaPress.

Diskutime produktive sot me ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Tiranë”, shkroi Spiropali në Facebook.

Më herët, Spiropali ka pritur në takim edhe ambasadorin italian, Marco Alberti, ambasadorin britanik Nick Abbott dhe Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, Nancy VanHorn./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Fillon zbatimi i vendimit të Gjykatës Komerciale për asgjësimin e 35 mijë kilogramëve të peshkut

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, ka filluar sot procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk.

Ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë.

Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara