Lajmet

FSK në mision paqëruajtës, Kuvajti dhe Iraku destinacione të mundshme

Published

on

Kuvajti dhe Iraku janë vendet ku Forca e Sigurisë së Kosovës do të mund të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse, në kuadër të misionit të Gardës Kombëtare të Ajovas, të Ushtrisë Amerikane.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka thënë se këto dy shtete janë opsionale ku FSK-së do të kryejë mision. Ai pjesëmarrjen e ushtarëve të Kosovës në misione diplomatike e ka quajtur lajm historik për Kosovën.

“Neve na mbetet që t’i kryejmë obligimet tona. Anëtarësimi i NATO-s që nga fillimi ka qenë orientim i joni. Ne si shtet si Kosovë duhet të jemi të anëtarësuar në NATO. Pjesëmarrja jonë është shumë e rëndësishme për vendin. Ne kapacitetet aktuale që i kemi si FSK. Ne jemi në bashkëpunim dhe do të ndodhë me NATO-n. Nuk mund të flasë për numra, jemi në proces. Me rëndësi është pjesëmarrja dhe kemi bërë parapërgatitje, presim kohën. Një numër i pjesëtarëve të tonë janë të komunitetit serb janë në shërbim të forcave të sigurisë së Kosovës”, deklaroi ai.

Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët dhanë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovas.

Vendi

Hapet ekspozita fotografike “Kronologjia e Lirisë” nga Ridvan Slivova në Prishtinë

Published

on

By

Sot, më 9 tetor 2026, me fillim nga ora 18:00, në hapësirat e Barabar Centre në Prishtinë, do të hapet ekspozita fotografike e titulluar “Kronologjia e Lirisë”, me autor fotografin e njohur Ridvan Slivova.

Ngjarja organizohet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të fotografisë “Fotoist”. Ekspozita sjell një kronikë të fuqishme vizuale të periudhës së luftës në Kosovë, duke dokumentuar ngjarje tragjike – përfshirë Masakrën e Gollakut – si dhe momente të tjera kyçe të rezistencës dhe rrugëtimit të popullit të Kosovës drejt lirisë.

Të gjithë të interesuarit dhe dashamirët e artit e historisë mund të marrin pjesë në këtë ngjarje ose të informohen më shumë përmes uebfaqes zyrtare të festivalit, www.fotoist.org.

Continue Reading

Botë

Rritet në pesë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Stamboll, përfundojnë kërkim-shpëtimet

Published

on

By

Ka arritur në pesë numri i personave të vdekur nga shembja e tre kateve të një pallati shtatëkatësh në lagjen “Cevizli” të zonës Maltepe, në anën aziatike të Stambollit, pasi nga rrënojat u nxorën edhe tre trupa të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar të Prefekturës së Stambollit, katër persona ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një i pestë vdiq në spital nga plagët e marra. Operacionet e kërkim-shpëtimit u përmbyllën zyrtarisht sot në orën 06:15 pas gjetjes së trupit të fundit, ndërsa në vendngjarje po vazhdon pastrimi i rrënojave.

Si masë paraprake sigurie, autoritetet kanë evakuuar 55 banorë nga tre ndërtesa fqinje, prej të cilëve 44 persona janë strehuar përkohësisht në hotele.

Ndërkohë, shkaqet e shembjes mbeten nën hetim të rreptë. Ekspertët kanë marrë mostra të betonishtes dhe armaturës metalike për analiza, ndërsa policia ka arrestuar arkitektin e ndërtesës dhe përgjegjësin e kantierit të ndërtimit. Ministri i Brendshëm, Mustafa Çiftçi, konfirmoi përmbylljen e fazës së kërkimeve dhe u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave. /TRT/

Continue Reading

Vendi

Presidentja Shiroka Pula priti në takim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Gjatë këtij takimi, drejtori Ajeti i ka shprehur urimet presidentes Shiroka Pula me rastin e marrjes së detyrës së re, si dhe e ka njoftuar me hollësi mbi situatën e përgjithshme dhe aktuale të sigurisë kombëtare në vend.

Po ashtu, gjatë bisedës u vendos theksi te rëndësia e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të sigurisë, me synim mbrojtjen e rendit kushtetues dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Costa fton liderët e BE-së në samitin e 15 dhe 16 tetorit: Në fokus zgjerimi, reformat dhe krizat globale

Published

on

By

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka ftuar zyrtarisht krerët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në samitin dyditor që do të mbajë punimet më 15 dhe 16 tetor në Bruksel, njofton KosovaPress.

Takimi i nivelit të lartë do të nisë të enjten në orën 10:00 dhe pritet të përmbyllet të premten pas një dreke pune. Në fokus të agjendës do të jenë menaxhimi i krizave, reformat e brendshme institucionale lidhur me zgjerimin e BE-së, si dhe situata e sigurisë në Lindjen e Mesme.

Në letrën e ftesës, Costa nërmori se ndonëse masat ekzistuese po japin rezultate, shtetet anëtare duhet të ruajnë vigjilencën dhe të forcojnë kapacitetet mbrojtëse e reaguese ndaj krizave dhe instrumentalizimeve gjeopolitike.

Lidhur me zgjerimin, debati strategjik bazohet në dokumentin e Komisionit Evropian “Përgatitja për një Bashkim më të gjerë”, me theks të veçantë te progresi i arritur nga Mali i Zi në procesin e anëtarësimit. Po ashtu, liderët do të analizojnë zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe ndikimin e tyre në stabilitetin global. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara