Sport

‘Fshesa’ e Laportas te Barcelona: 13 lojtarë janë vënë në shitje nga presidenti katalunas

Published

on

Joan Laporta ka paralajmëruar se në këtë verë do të bëjë ndryshime të mëdha te Barcelona.

Presidenti i rizgjedhur te klubi katalunas ka bërë të ditur se ai do të tentojë të rikthej lavdinë në Camp Nou, mirëpo fillimisht duhet punojnë shumë.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, janë 13 lojtarë në listën e Laportas që do të largohen nga Barcelona.

Kreu i klubit Blaugranas e ka në listën e largimeve emra si, Neto, Smuel Umtiti, Junior Firpo, Gerard Pique, Jordi Alba, Sergio Roberto, Miralem Pjanic, Sergio Busquets, Matheus, Philippe Coutinho, Martin Braithwaite, Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele.

Disa prej tyre edhe mund t’i shpëtojnë largimit, mirëpo Laporta është i vendosur që të krijojë sa më shumë fonde për transferimet e reja.

Presidenti tashmë ka huazuar 100 milionë euro nga një bankë në Amerikë, për t’i mbuluar pagat e lojtarëve dhe që të ketë lirinë më pas për të bërë transferime.

Lajmet

​UEFA cakton gjyqtarët e ndeshjes Slloveni – Kosovë

Published

on

UEFA ka deleguar një ekip elitar gjyqtarësh nga Franca për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës mes Sllovenisë dhe Kosovës, që zhvillohet të shtunën në stadiumin “Stozice”.

Clement Turpin, një nga arbitrat më me përvojë në arenën evropiane, do të drejtojë këtë përballje tejet të rëndësishme për të dyja ekipet. Atij do t’i asistojnë Nicolas Danos dhe Benjamin Pages, ndërsa gjyqtare e katërt do të jetë Stéphanie Frappart.

Sistemi VAR do të menaxhohet nga Jerome Brisard dhe Jeremie Pignard.

Kosova udhëton në Lubjanë me objektivin për të siguruar të paktën një pikë, rezultat i cili do t’i mjaftonte për t’u kualifikuar në fazën “play-off” të Botërorit 2026.

Në anën tjetër, Sllovenia ka nevojë patjetër për fitore për të mbajtur gjallë shanset për pozitën e dytë në grup.

Ndeshja nis të shtunën në orën 20:45./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​FIFA lartëson Kosovën: Ngritje historike, tani janë në prag të Botërorit

Published

on

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar një postim të veçantë për Kombëtaren e Kosovës, duke e cilësuar rrugëtimin e saj si një ngritje historike.

Në faqen zyrtare, FIFA kujton se Kosova, e cila debutoi në Renditjen Botërore të FIFA-s në vitin 2016 në pozitën e 190-të, tashmë ka arritur në vendin e 84-të si pozita më e lartë në historinë e saj.

“Kosova ka bërë një ngritje historike nga vendi i 190-të në vitin 2016, në të 84-in sot. Tani janë në prag të debutimit në Kupën e Botës,” thuhet në postimin e FIFA-s, duke shoqëruar mesazhin me simbolin e Kosovës dhe një përgëzim për progresin e ekipit.

Ky vlerësim i FIFA-s vjen në një moment kritik për Dardanët, të cilët gjenden para dy ndeshjeve vendimtare në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, më 15 nëntor përballë Sllovenisë në Lubjanë dhe më 18 nëntor ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”.

Kosova po synon të shkruajë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror, ndërsa vlerësimi i FIFA-s shërben si motivim shtesë për skuadrën e drejtuar nga Franco Foda./S.K/KP/FIFA/

Continue Reading

Lajmet

Grand Prix Zagreb nis sot, Kosova garon me gjashtë xhudistë

Published

on

Gara prestigjioze e xhudos, Grand Prix Zagreb 2025, starton sot në kryeqytetin kroat dhe do të zgjasë deri më 16 nëntor, ku në këtë edicion pritet të marrin pjesë 370 garues nga 48 shtete dhe pesë kontinente.

Kosova do të paraqitet me një ekip prej gjashtë xhudistësh, të cilët do të kërkojnë rezultate të mira në kategoritë e tyre:

Distria Krasniqi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Fatjona Kasapi (-57 kg), Dardan Cena (-73 kg), Anes Veseli (-90 kg) dhe Shpati Zekaj (-100 kg), derisa ekipi do të udhëhiqet nga trajneri Fatos Tabaku.

Grand Prix Zagreb është një mundësi e rëndësishme për xhudistët kosovarë në rrugën e tyre drejt grumbullimit të pikëve ndërkombëtare dhe forcimit të pozicionit në renditjet botërore.

Kosova pritet të jetë mes vendeve që tërheqin vëmendje të madhe, për shkak të traditës së suksesit në këtë sport./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dardanët udhëtojnë drejt Sllovenisë për misionin e madh

Published

on

Kombëtarja e Kosovës udhëton sot drejt Lubjanës për sfidën vendimtare të së shtunës kundër Sllovenisë, ndërsa përgatitjet për këtë duel të rëndësishëm të kualifikimeve për Botërorin 2026 po zhvillohen me intensitet maksimal.

Në seancat e deritanishme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar të theksojë punën taktike, me fokus të veçantë te tranzicionet dhe organizimi mes reparteve.

Gjithë grupi i futbollistëve është në gjendje të shkëlqyer fizike, duke i dhënë trajnerit një komfort të plotë para ndeshjes që mund të përcaktojë fatin e Dardanëve në këto kualifikime.

Pas stërvitjes, optimizmi u reflektua edhe nga mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni, kur të dy vlerësuan cilësinë e Sllovenisë, por njëzëri theksuan se në Lubjanë do të hyjnë vetëm për fitore.

“Grupi është duke punuar shumë mirë dhe jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe po e presim me padurim. Është një finale për ne. Një pikë nuk është e keqe, por ne hyjmë për të fituar dhe do të shkojmë për tri pikë”, tha Vojvoda.

Kosova do të mbajë një seancë të fundit të lehtë stërvitore paradite, para nisjes për në kryeqytetin slloven, ku të shtunën do të kërkojë fitoren që do ta afronte me ëndrrën e Botërorit./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Të kërkuara