I njohur si “provincë e vogël”, Sancto Lucio de Coumboscuro është një vend i izoluar pothuajse në çdo gjë. Fshati gjendet në mes të regjionit Piedmont mes Italisë dhe Francës. Vizitorëve iu duhet ose të fluturojnë në Turin dhe të udhëtojnë me tren e pastaj me bus, ose me makinë nga jugu në Provence për të shkuar atje.
Ata që e vizitojnë këtë vend iu falet nëse pyesin nëse janë në vendin e duhur, veçanërisht kur vendasit i përshëndesin me shprehjen “arveire” në vend të “arrivederci”.
Gjuha zyrtare është provansale, një dialekt i lashtë mesjetar, gjuhë e folur në të gjithë rajonin Occitania të Francës.
Vetëm 30 banorë jetojnë në këtë fshat dhe jeta s’është aspak e lehtë për ta. Coumboscuro përbëhet kryesisht nga familje barinjsh, kopetë e të cilëve sulmohen nga ujqërit që enden andej. Rrymë pothuajse nuk ka me javë gjatë dimrit, ndërsa qasja në internet është pothuajse minimale. Por fshati është kryesisht i qetë.
Harroni baret, supermarketet dhe restorantet, çdo zhurmë lidhet me ngjarjet e herëpashershme folklorike që zhvillohen në fshat, ose kur banorët nisin ‘gjuetinë e kërpudhave’ gjatë fundjavës.
Banorët përqafojnë një jetë të qetë dhe të thjeshtë në harmoni me natyrën.
“Nuk kemi televizor. Nuk të mungon diçka që s’e ke pasur kurrë. Kur ka nndërprerje të energjisë elektrike për 15 ditë rresht, nuk ka arsye për panik: ne kërkojmë llambat e vjetra të gjyshërve tanë. Jam mësuar të zgjohem në agim për të kullotur delet. Punoj 365 ditë në vit, zero pushime. Nuk njoh Krishtlindje dhe Vit të Ri, sepse edhe gjatë festave, kopetë e mia duhet të hanë dhe të kujdesem për to. Është një jetë me sakrifica, por të shpërblehet kur e sheh lindjen e një qengji”, deklaroi 25-vjeçarja Agnes Garrone për CNN.
Ata që rezervojnë dhomë në këto kasolle tradicionale prej druri, mund të provojnë edhe prodhimet e freskëta dhe kanë mundësinë të blejnë leshin premium të një dele indigjene italiane të quajtur Sambucana, e njohur gjithashtu si Demontina.
Ndërsa shumë nga banorët më të rinj të fshatit ikën në kërkim të një të ardhmeje më të ndritur diku tjetër para shumë vitesh, Garrone dhe vëllezërit e saj vendosën të qëndrojnë dhe të punojnë në tokën e të parëve të tyre. Nëna e tyre kultivon kanabis dhe barishte të tjera për qëllime mjekësore, dhe bën shurupe nga gjethet dhe luleradhiqet.
“I mirëpresim vizitorët. Ne kemi nevojë që njerëzit ta eksplorojnë botën tonë, nuk duam të na harrojmë dhe ne kemi shumë trashëgimi për të ndarë”, deklaroi Garrone.
25-vjeçarja konsideron se gjuha provansale, e cila shpesh karakterizohet si një përzierje midis frëngjishtes dhe italishtes, është gjuha e saj amtare dhe jo italishtja./UBTNews
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në “Warsaw Security Forum 2026”, që po mbahet më 12 dhe 13 tetor në Poloni, ku do të diskutohet për të ardhmen e NATO-s, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse evropiane dhe luftën në Ukrainë.
Gjatë këtij forumi ndërkombëtar të sigurisë, i cili bashkon liderë ushtarakë, diplomatë e përfaqësues shtetërorë, Maqedonci pritet të zhvillojë takime me homologë e partnerë ndërkombëtarë për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.
Seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor, me fillim nga ora 10:00.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu.
Në rend të ditës të kësaj seance, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, përfshihen një sërë pikash me rëndësi:
Bordi i BQK-së: Zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Bordi i RTK-së: Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera joshumicë).
Projektligje dhe komisione: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Përveç caktimit të seancës, Kryesia mori vendim edhe për shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).
Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje financimi në vlerë prej 41 milionë eurosh me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), e cila ka për synim modernizimin e infrastrukturës mjekësore dhe sigurimin e pajisjeve të avancuara në sistemin shëndetësor publik.
Financimi do të ndahet në mënyrë të barabartë mes dy bankave evropiane dhe do të përfshijë investime direkte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, si dhe në spitalet rajonale të Prizrenit, Pejës, Gjakovës dhe Gjilanit. Projektet përkojnë me objektivat e Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2025–2030 për digjitalizimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve dytësore dhe terciare.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, theksoi se ky investim do të përmirësojë drejtpërdrejt kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe shërbimet ndaj pacientëve:
“Marrëveshja e kredisë me BEI dhe CEB në vlerë prej 41 milionë eurosh do të sigurojë pajisje mjekësore moderne dhe do të ndikojë në infrastrukturën përcjellëse në QKUK dhe spitalet rajonale në Prizren, Pejë, Gjakovë e Gjilan.”
Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nënvizoi se ky projekt përbën një shtyllë kyçe të reformës shëndetësore:
“Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2025–2030 i jep një rëndësi të veçantë përmirësimit të infrastrukturës fizike dhe furnizimit me pajisje moderne mjekësore për një periudhë afatgjatë.”Nga ana e institucioneve financiare ndërkombëtare, nënkryetari i BEI-t, Robert de Groot, dhe zëvendësguvernatori i CEB-it, Johannes Böhmer, vlerësuan se investimi do të garantojë diagnostikim më të saktë dhe trajtim më efektiv për qytetarët e Kosovës.
“Përmes këtij operacioni po ndihmojmë që profesionistët shëndetësorë dhe pacientët në mbarë Kosovën të kenë qasje në pajisje dhe lehtësira moderne për një kujdes më të mirë mjekësor”, u shpreh de Groot.
“Mund të thoshim se pa shëndet, çdo gjë është asgjë. Popullata pret një sistem të fortë shëndetësor si shërbim bazë që qeveritë duhet ta sigurojnë”, shtoi Böhmer. /Ekonomia Online/