Shëndeti

Frutat që duhet konsumuar kundër diabetit

Frutat ofrojnë shumë vlera shëndetësore dhe jo vetëm për diabetikët.

Published

on

Ka spekulime sipas të cilave diabetikët nuk mund të hanë fruta për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit. Këto spekulime nuk janë të vërteta për faktin se frutat nuk ofrojnë vetëm sheqer.

Frutat dhe diabeti

Frutat ofrojnë shumë vlera shëndetësore dhe jo vetëm për diabetikët. Ato janë shumë të pasura me vitamina, minerale, fibër dhe antioksidantë. Të dhënat thonë se frutat mund tu bëjnë mirë diabetikëve nëse këta të fundit kujdesen për racionet dhe nuk e teprojnë. Siç e thamë edhe më lart,  frutat përmbajnë fibër. Fibra pengon rritjen e nivelit të sheqerit që ndodh rëndom pas ushqyerjes. Ajo rrit ndjesinë e ngopjes dhe pengon ushqyerjen e tepërt.

Për më tepër, frutat janë një burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh siç është kaliumi, i cili ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Karbohidratet për diabetikët

Një aspekt negativ i frutave është se ato konsiderohen si karbohidrat dhe përmbajnë sheqerna natyralë të quajtura fruktozë. Karbohidratet, edhe nëse përthithen nga buka, kosi, patatja apo fruti, shpërbëhen dhe transformohen në glukozë. Kjo është arsyeja përse diabetikët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj sasisë së karbohidrateve që konsumojnë, përfshirë këtu edhe frutat.

Frutat me nivel të ulët glicemie janë të përshtatshme për diabetikët

Niveli i glicemisë në një ushqim të caktuar tregon shpejtësinë e organizmit për të përthithur glukozën nga ky ushqim. Ky matës nuk ka të bëjë me përmbajtjen specifike të sheqerit në një ushqim por sasinë e glukozës që do të futet në organizëm gjatë ngrënies së një racioni. Glukoza përthithet më shumë dhe më shpejtë nga ushqimet me një nivel të lartë glicemie. Frutat me nivel të ulët glicemie janë: mollët, dardhat, boronicat, luleshtrydhet, kivi, qitro, nektarinat dhe portokalli. Frutat me nivel mesatar glicemie janë qershitë, mango dhe rrushi. Frutat me nivel të lartë glicemie janë shalqini dhe ananasi.

Kombinoni frutat me proteinë

Ekspertët thonë se kombinimi i frutave me një proteinë ngadalëson rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Për shembull, ju mund të hani një filxhan mjedër me një filxhan të vogël çaji me kos. Një dardhë të vogël mund ta kombinoni ose me djathë ose me gjizë. Shmangni frutat e Thata dhe Lëngjet e Frutave Frutat e thata përmbajnë shumë karbohidrate dhe janë të dëmshme. Për shembull, dy lugë gjelle me rrush të thatë ofrojnë 23 gramë karbohidrate dhe 18 gramë sheqer.

Diabetikët duhet të shmangin gjithashtu edhe lëngjet e frutave të cilat rrisin sheqerin në gjak.

Aktualitet

​Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë

Published

on

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës është rritur dukshëm numri i operacioneve në vena, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare.

Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë operuar 244 pacientë që kanë qenë në lista të pritjes, njofton QKUK.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë krahasuar me vitet e kaluara, falë edhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë.

Gjatë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena dhe bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje.

Continue Reading

Lifestyle

Pesë ushqime të shëndetshme që duhet t’i shtoni në dietën tuaj

Published

on

Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit dhe duke ke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës:

Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme dhe fibra, avokado është një ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile gjatë gjithë ditës.

Perimet e gjelbra të freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.

Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat janë një ushqim ideal për të rritur nivelin e energjisë dhe për të mbajtur stomakun e ngopur për një kohë më të gjatë.

Mjalti: Mjalti është një burim i shkëlqyeshëm i energjisë së shpejtë dhe të qëndrueshme, i cili gjithashtu ofron përfitime të mëdha për shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.

Ushqimet e pasura me Omega-3: Siç janë salmoni dhe farat e linit, këto ushqime të pasura me acide yndyrore ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe në përmirësimin e funksionimit të trurit, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë dhe vitalitetit të trupit.

Nëse integroni këto ushqime të shëndetshme në dietën tuaj të përditshme, do të ndjeni një ndryshim pozitiv të niveleve të energjisë dhe shëndetit tuaj./Ekonomia Online

Continue Reading

Lifestyle

Ushqimet e shumëpërpunuara shkaktojnë probleme shëndetësore

Published

on

Në sezonën e verës konsumohen ushqime të ndryshme, mirëpo sipas disa studimeve ushqimet e shumëpërpunuara thuhet po shkaktojnë probleme serioze shëndetësore tek njerëzit në vende të ndryshme.

Drithërat me ngjyra të ndezura, picat e gatshme që mund të ngrohen në mikrovalë dhe qeset e mëdha me patatina dominojnë gjithnjë e më shumë raftet e supermarketeve. Por një studim i ri, i publikuar në Nutrition & Metabolism, nxjerr në pah lidhjen alarmante mes këtyre ushqimeve të përpunuara dhe shenjave të hershme të sëmundjeve kronike.

“Mund të ketë të bëjë me përbërësit shtesë, ambalazhin, madje edhe marketingun”, ka thënë Anthea Christoforou nga Universiteti McMaster, që udhëhoqi këtë studim, raporton  Earth. Ushqimet e shumë përpunuara (të cilat njihen me shkurtesën UPFs) janë produkte industriale të dizajnuara për komoditet, jetëgjatësi dhe shije tërheqëse. Këto përfshijnë “snacks” të paketuar, drithëra të përpunuara me sheqer të shtuar, pije të gazuara, supa dhe makarona të shpejta, si dhe ushqime të ngrira e të gatshme.

Për t’i prodhuar, përpunohen intensivisht përbërësit natyralë dhe hiqen lëndët ushqyese, ndërsa shtohen yndyra, sheqerna, ngjyrues, aromatizues artificialë dhe konservues. Rezultati është një produkt që mezi ngjan me ushqimin origjinal, me shumë kalori e fare pak vlera ushqyese.Këto ushqime janë ndërtuar për t’i bërë njerëzit të varur prej tyre”, thuhet në raportin e studimit./Ekonomia Online

Continue Reading

Aktualitet

MSH: Kemi siguruar sasi të mjaftueshme kundër helmimeve nga kafshimi i gjarprit

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka siguruar një sasi të mjaftueshme serumi kundër helmimeve nga pickimi i gjarprit dhe ka furnizuar me to të gjitha qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor që kanë paraqitur kërkesë për furnizim.

Rritja e temperaturave gjatë verës ndikon drejtpërdrejt në rritjen e aktivitetit të gjarpërinjve, të cilët mund të shfaqen në hapësira të ndryshme, veçanërisht në zonat rurale, fusha, pyje, e madje edhe pranë shtëpive apo banesave. E, kjo situatë ka shkaktuar shqetësim mes qytetarëve, të cilët shpesh ndihen të pasigurt dhe të frikësuar për mundësinë e një kontakti të papritur me këto zvarranikë, sidomos gjatë lëvizjeve në natyrë apo në ambientet përreth shtëpisë.

“Ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar sasi të mjaftueshme të serumit kundër helmimeve nga kafshimi i gjarprit dhe IKSHPK ka furnizuar me to të gjitha qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor që kanë bërë kërkesë për furnizim. Gjithashtu, IKSHPK ka njoftuar të gjitha qendrat në nivel vendi dhe u ka bërë thirrje të përsëritur që të furnizohen me serum, duke qenë se ka sasi të mjaftueshme dhe të siguruara me kohë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë shtoi më tej se serumet janë siguruar edhe nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përfshirë Klinikën Infektive, ndërsa ato janë në dispozicion edhe për repartet infektive të spitaleve të përgjithshme (rajonale).

Nëse shihni një gjarpër:

– MOS u përpiqni ta vrisni ose të afroheni shumë!
– Qëndroni të qetë dhe largohuni ngadalë
– Edukojini fëmijët të shmangin gjarpërinjtë dhe të njoftonjnë një të rritur nëse hasin në një gjarpër

Nëse kafshoheni nga një gjarpër (sidomos një nepërkë):

– Qëndroni të qetë – paniku rrit rrahjet e zemrës dhe përhap helmin më shpejt
– Imobilizoni gjymtyrën e kafshuar
– MOS thithni helmin dhe mos e preni plagën
– Telefononi menjëherë Shërbimet e Urgjencës (112) ose shkoni në spitalin më të afërt
– Nëse mundeni, kini parasysh pamjen e gjarprit (për trajtim), por mos rrezikoni sigurinë tuaj duke u përpjekur ta kapni ose fotografoni atë

Gjithashtu, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar se shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, madje nepërkat kafshojnë vetëm nëse kërcënohen. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në ekosistem – duke kontrolluar brejtësit dhe dëmtuesit. /Telegrafi

Continue Reading

Të kërkuara