Bota
Frikë dhe alarm në Turqi, tërmeti 5.1 ballë godet rajonin e Malatyas
Published
1 month agoon
By
UBT NEWSNjë tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur Turqinë në mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 07:46. Sipas informacionit të dhënë nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti është regjistruar në rajonin e Turqisë Qendrore, më konkretisht në zonën e Malatyas, një nga rajonet më të ndjeshme ndaj aktivitetit sizmik të këtij vendi.
Epiqendra e tërmetit u gjet në një distancë të afërt me qytetin e Doganşehir, ndërsa lëkundjet e forta ndodhën edhe në zonat përreth, duke shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët. Edhe pse lëkundjet ishin të forta, nuk janë raportuar dëme të dukshme materiale, ashtu si edhe pasoja për jetën e njerëzve.
Thellësia e tërmetit është raportuar të jetë 8 kilometra, një thellësi që zakonisht shoqërohet me pasiguri për shkak të mundësisë për shkaktimin e lëkundjeve të tjera pasuese. Pas tërmetit të parë, qytetarët janë përpjekur të dalin jashtë banesave të tyre për shkak të frikës nga mundësia e lëkundjeve të tjera.
Autoritetet lokale kanë kërkuar që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo incident në rast se ka pasoja të tjera që nuk janë vërejtur menjëherë. Deri tani, asnjë informacion tjetër mbi dëme të mundshme ose viktima nuk është konfirmuar.
Ky tërmet ka shtuar frikën për një valë të mundshme lëkundjesh dhe ka rikthyer kujtesën për pasojat që tërmetet mund të shkaktojnë në rajonin e Malatyas dhe zonat përreth, të cilat janë të ndjeshme ndaj aktiviteteve sizmike./TRT HABER/
Bota
Presidenti i Koresë së Jugut mohon akuzat për kryengritje
Published
18 minutes agoon
December 17, 2024By
UBTnewsPresidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili është pezulluar nga ushtrimi i kompetencave pasi Parlamenti votoi për shkarkimin e tij, mohon akuzat për kryengritje, por është i gatshëm të bashkëpunojë me hetimin, raporton agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar avokatët e Yoon.
“Presidenti do të paraqesë qëndrimin e tij në mënyrë të qartë dhe të drejtë në gjykatë. Ne nuk jemi të sigurt nëse seancat e shkarkimit do të jenë të hapura për publikun, por nëse janë, kjo është ajo që presidenti synon të bëjë,” tha një nga avokatët.
Yoon është i dyshuar për kryengrite nga Policia dhe Prokuroria.
Ligji i Koresë së Jugut lejon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë për këtë akuzë.
“Hetimi për çështjen e kryengritjes dhe seancat e shkarkimit janë dy çështje të ndara; dy ekipe të ndryshme ligjore do të trajtojnë secilin”, tha avokati.
Avokati i presidentit nuk mund të konfirmonte nëse Yoon do të merrte pjesë në pyetjen nga prokurorët më 21 dhjetor.
Presidenti nuk u paraqit për t’u marrë në pyetje më 15 dhjetor.
Avokati theksoi se nuk kishte baza ligjore për rastin e kryengritjes, pasi presidenti nuk kishte tentuar të merrte pushtetin.
Sipas avokatit, nuk ka pasur incidente pas shpalljes së ligjit ushtarak afatshkurtër që mund të lidhej me kryengritje.
Më 14 dhjetor, Parlamenti i Koresë së Jugut votoi për të fajësuar Yoon për vendimin e tij për të shpallur ligjin ushtarak, i cili u pa si shkelje e Kushtetutës së vendit.
Gjykata Kushtetuese tani duhet të vendosë nëse do të mbështesë mocionin e shkarkimit ose do të rivendosë presidentin./REL/
Bota
Trump: Erdogan tip shumë i zgjuar, qëndron pas rënies së Assad
Published
50 minutes agoon
December 17, 2024By
UBTnewsPresidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai besonte se Turqia dhe presidenti i saj Recep Tayyip Erdogan qëndronin pas ngjarjeve të fundit në Siri, të cilat rezultuan në rënien e regjimit të ish-presidentit Bashar al-Assad.
“Askush nuk e di se kush është pala tjetër”, tha Trump për zhvillimet e fundit në vendin e shkatërruar nga lufta.
“Por unë e di, Turqia. Erdogan është një tip shumë i zgjuar, e ka dëshiruar këtë për vite me radhë dhe ai e mori. Ata njerëz që u futën janë të kontrolluar nga Turqia dhe kjo është në rregull, është një mënyrë tjetër për të luftuar”.
Trump tha më tej se ai nuk do të dëshironte që asnjë trupë amerikane të vritej në Siri, por përfundoi duke thënë se “askush nuk e di” se cili do të ishte rezultati i konfliktit në Lindjen e Mesme.
Trump nuk u përgjigj drejtpërdrejt kur u pyet nëse ai mendon se Ukraina duhet t’i dorëzojë territorin Rusisë si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar të luftës gati tre-vjeçare. Presidenti i sapozgjedhur madje theksoi se Zelensky duhet të jetë i gatshëm të bëjë një marrëveshje.
Trump tha se pjesa më e madhe e zonës së diskutueshme është kthyer në rrënoja dhe do të duhet një shekull për t’u rikuperuar.
Bota
Shefi i forcave mbrojtëse bërthamore vritet nga një shpërthim në Moskë
Published
57 minutes agoon
December 17, 2024By
UBTnewsNjë oficer i rangut të lartë i ngarkuar me Trupat e Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë (RKhBZ) është vrarë në një shpërthim në Moskë, tha Komiteti Hetues i Rusisë.
Gjeneral-lejtnant Igor Kirillov dhe ndihmësi i tij u vranë nga një bombë e fshehur në një skuter jashtë hyrjes së një ndërtese në Moskë herët më 17 dhjetor, tha komiteti në një deklaratë, duke shtuar se një hetim është hapur.
Incidenti ndodhi një ditë pasi shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës raportoi se prokurorët ukrainas ngritën një akuzë kundër Kirillov, duke e akuzuar atë si përgjegjës për përdorimin e armëve kimike kundër trupave ukrainase gjatë luftës së nisur nga pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia.
Komiteti hetimor tha se shpërthimi ndodhi jashtë një pallati në Ryazansky Prospekt, një rrugë në kryeqytetin rus që fillon rreth 7 kilometra në juglindje të Kremlinit.
“Igor Kirillov, kreu i forcave të mbrojtjes kimike, biologjike dhe nga rrezatimi, të forcave të armatosura të Federatës Ruse, dhe ndihmësi i tij u vranë”, tha komiteti hetimor.
Fotot e postuara në kanalin rus Telegram Astra treguan atë që dukej se ishin dy trupa të shtrirë në dëborë jashtë derës së dëmtuar të një ndërtese apartamentesh.
Pas analizimit të imazheve të një makine të parkuar pranë ndërtesës së banesës, Astra raportoi se automjeti ishte i Kirillovit.
RKhBZ janë forca speciale që veprojnë në kushte të kontaminimit radioaktiv, kimik dhe biologjik.
Sipas biografisë së tij zyrtare, Kirillov mori pjesë në krijimin dhe miratimin e sistemit të flakëhedhësve të rëndë TOS-2 “Tosochka” nga Ushtria Ruse, si dhe në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Ukraina nuk ka komentuar ende mbi informacionin.
Kirillov dhe RKhBZ u vendosën në listën e sanksioneve të Britanisë në tetor për përdorimin e agjentëve të kontrollit të trazirave dhe raporteve të shumta për përdorimin e agjentit toksik vdekjeprurës, kloropicrin, në fushën e betejës./REL/
Bota
Scholzi humbet votëbesimin, hapet rruga për zgjedhje të reja në Gjermani
Published
17 hours agoon
December 16, 2024By
UBTnewsKancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka humbur votëbesimin në Parlamentin e vendit të hënën, me çfarë i ka hapur vendit rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në fund të shkurtit.
Scholzi e fitoi besimin e 207 ligjvënësve në Bundestag, por 394 të tjerë votuan kundër tij, ndërsa 116 abstenuan.
Atij i nevojitej një shumicë prej 367 votash për ta fituar votëbesimin.
Scholzi udhëheq një qeveri pakicë, pasi koalicioni i tij qeverisës trepartiak dështoi më 6 nëntor, për shkak të mosmarrëveshjeve për mënyrën se si ta ringjallin ekonominë e ngecur të vendit.
Liderët e disa partive të mëdha u pajtuan që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 23 shkurt, shtatë muaj më herët se koha e zgjedhjeve të rregullta.
Votëbesimi ishte i nevojshëm sepse Kushtetuta e Gjermanisë nuk e lejon Parlamentin të shpërbehet vetvetiu.
Tani i takon presidentit Frank-Walter Steinmeier të vendosë për shpërbërjen apo jo të Bundestagut dhe për të thirrur zgjedhje të reja.
Ai ka 21 ditë kohë për ta marrë atë vendim, dhe sapo të shpërbëhet Parlamenti, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve.
Sondazhet tregojnë se partia e Scholzit është mbrapa partisë kryesore opozitare, blloku i Unionit i Friedrich Merzit. Nënpresidenti Robert Habeck, të Gjelbërit e të cilit ngelin edhe më mbrapa, do të garojë për kancelar gjithashtu.
Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e cila po shënon rritje në sondazhe, e ka nominuar Alice Weidelin për kancelare, por ajo nuk ka gjasa për këtë post sepse partitë e tjera nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti.
Presidenti i Koresë së Jugut mohon akuzat për kryengritje
“Marshi ynë vazhdon”, konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
Euro 2026/ Kosova e pret sot Bullgarinë
Trump: Erdogan tip shumë i zgjuar, qëndron pas rënies së Assad
Shefi i forcave mbrojtëse bërthamore vritet nga një shpërthim në Moskë
Bove “lajmërohet” për herë të parë pas sulmit në zemër
Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për Artan Grubin
Aktakuza e re ndaj Thaçit, sot mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve