Aktualitet

Francë: Nga gushti pasaporta Covid-19 obligative për shërbimet e transportit publik

Published

on

Certifikata e vaksinimit të Covid-19 do të jetë e detyrueshme për shërbimet e transportit publik, tha sot zëvendësministri i Transportit në Francë, Jean-Baptiste Djembari.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi midis datës 7 deri 10 gusht.

“Ligji për këtë masë, i cili u miratua nga Parlamenti Francez më 26 Korrik, pritet të botohet (në Gazetën e Qeverisë) më 7 gusht dhe do të hyjë në fuqi në ditët në vijim, midis 7 dhe 10 gushtit”, njoftoi  Djebari në rrjetin e lajmeve BFMTV / RMC.

Detyrimi për të paraqitur një certifikatë shëndetësore, që tregon nëse individi  ka përfunduar vaksinimin, ose është shëruar nga Covid-19 ose ka rezultuar negativ nga tamponi, kryesisht ka të bëjë me fluturimet vendase, trenat TGV, Intercity (me distanca të gjata) dhe fluturimet e natës, theksoi ministri, i cili gjithashtu pranoi se për transportin hekurudhor kontrollet do të jenë “masive” por jo “sistematike”, raporton oranews.

“Ne do të përpiqemi ta bëjmë atë në një mënyrë sa më funksionale dhe të rrjedhshme, në mënyrë që të kemi një përqindje të mirë të kontrollit dhe në të njëjtën kohë të mos e bëjmë jetën të vështirë për udhëtarët”, tha ai zëvendës ministri.

Duke pasur parasysh numrin e udhëtarëve çdo ditë, 400,000 siç tha ai, kontrollet e certifikatave shëndetësore nuk mund të jenë sistematike.

Bota

Shefi i NATO-s, Rutte paraqet planin e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen

Published

on

By

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u ka propozuar anëtarëve të aleancës të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 3.5% të PBB-së dhe të shpenzojnë 1.5% të tjera për artikuj të tjerë që lidhen me mbrojtjen, për të përmbushur kërkesën e Donald Trump për një objektiv prej 5%, thanë për Reuters njerëz të njohur me idenë.

Propozimi i Rutte mund t’i lejojë presidentit amerikan të shpallë një fitore në një samit të NATO-s në Hagë në qershor, ndërkohë që nuk i angazhon vendet evropiane dhe Kanadanë për një premtim prej 5% për shpenzimet thelbësore të mbrojtjes, të cilin shumë e shohin si të paqëndrueshëm politikisht dhe ekonomikisht.

Continue Reading

Bota

Kina shqyrton ofertat e SHBA, Ministria e Tregtisë: Pekini i hapur për bisedime

Published

on

By

Pekini po shqyrton qasjet e ndryshme të administratës Trump për tejkalimin e kontesteve tregtare, ka bërë të ditur të enjten Ministria kineze e Tregtisë.

Megjithatë, në një deklaratë për shtyp, ministria ka theksuar se tarifat e njëanshme prej 145 për qind mbeten një pengesë që minon mirëbesimin.

Deklarata përsërit qëndrimin e Kinës se është e hapur për bisedime, por edhe vendosmërinë e saj për të luftuar nëse është e nevojshme.

Tarifat ishin një lëvizje e njëanshme e Shteteve të Bashkuara dhe nëse Shtetet e Bashkuara duan të flasin, atëherë duhet ta bëjnë këtë me sinqeritet dhe të jenë të gatshme të korrigjojnë praktikat e tyre të gabuara”, thuhet në deklaratë.

Sipas dokumentit, qeveria në Pekin ka marrë në konsideratë deklarata të bëra nga zyrtarë të ndryshëm amerikanë që tregonin vullnetin për të negociuar mbi tarifat.

Por Kina nuk do t’i shqyrtojë ato më tej nëse vetë presidenti Trump nuk del me një qasje të sinqertë.

Të thuash diçka por të bësh diçka tjetër, ose të kryesh shantazhe nën petkun e bisedimeve nuk do të funksionojë me Kinën”, thotë më tej deklarata.

Pekini i është përgjigjur tarifave të Trump me masa reciproke deri në 125 për qind. Gjithashtu, vendi aziatik ka ashpërsuar kufizimet e eksporteve në Shtetet e Bashkuara të mineraleve me rëndësi strategjike dhe ka ndalur importin e një seri produktesh amerikane.

Continue Reading

Bota

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë godet jugun e Argjentinës

Published

on

By

Një tërmet me magnitudë 7.4 është regjistruar rreth 219 kilometra në jug të Argjentinës.

Vlerësimi fillestar i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) tha se tërmeti ndodhi në orën 09:58 me kohën lokale në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani nuk ka patur raportime për viktima dhe as nuk është lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami.

Continue Reading

Bota

Rubio: SHBA-të vazhdojnë përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara nuk heqin dorë nga çështja e zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë, por e kuptojnë se ka shumë probleme më të rëndësishme në të gjithë globin, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

Ne nuk do të heqim dorë prej kësaj. Por vjen një moment kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump duhet të vendosë se sa më shumë kohë duhet t’i kushtojë niveleve më të larta të qeverisë sonë. Çështje edhe më të rëndësishme që po ndodhin në të gjithë botën, jo se një luftë në Ukrainë nuk është e rëndësishme, por do të thoja se ajo që po ndodh me Kinën është më e rëndësishme në planin afatgjatë,” tha Rubio.

Uashingtoni i kupton qëndrimet e Moskës dhe Kievit. Ata janë më afër, por janë ende larg njëri-tjetrit. Dhe do të duhet një përparim i vërtetë këtu shumë shpejt për ta bërë të mundur këtë, ose mendoj se Presidenti do të duhet të marrë një vendim se sa më shumë kohë do t’i kushtojmë kësaj”, shtoi Sekretari i Shtetit amerikan.

Continue Reading

Të kërkuara