Sport
Francë-Finlandë, formacionet e mundshme
Published
3 years agoon
By
UBT newsFranca do të kërkojë sot të këndellet nga forma jo e mirë me rezultate, ku do të zhvillojë ndeshje kundër Kombëtares së Finlandës në stadiumin “Groupama”.
Kjo përballje i takon Grupit D të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku së bashku me Francën dhe Finlandën gjenden edhe kombëtaret si ajo e Ukrainës, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kazakistanit.
Pavarësisht që ka regjistruar tre barazime dhe vetëm dy fitore, Franca e kryeson Grupin D me nëntë pikë, katër më shumë se Finlanda që gjendet në vend të dytë, përcjell KosovaPress.
Sa i përket mungesave, tek Finlanda do të jetë të gjithë lojtarët e gatshëm për sot, kurse tek Franca nuk do të paraqiten, Upamecano, Kante, Tolisso, Pavard, Hernandez, Tchouameni dhe Mbappe.
Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Franca (4-3-1-2): Lloris; Dubois, Varane, Kimpembe, Digne; Rabiot, Veretout, Pogba; Griezmann; Benzema, Martial
Finlanda (3-5-2): Hradecky; Vaisanen, Arajuuri, O’Shaughnessey; Alho, Valakari, Kamara, Taylor, Uronen; Pohjanpalo, Pukki
Grupi D
20:45 Franca – Finlanda (Stadiumi Groupama)
Sport
Komiteti i Medias së UEFA-s mblidhet në Tiranë, Presidenti Duka: Ndihemi të nderuar
Published
1 day agoon
November 1, 2024By
UBTnewsFederata e Futbollit mirëpriti paraditen e kësaj të premteje mbledhjen e radhës së Komitetit të Medias së UEFA-s. Një mbledhje e organizuar si asnjëherë më parë në kryeqytetin e Shqipërisë dhe në “Shtëpinë e Futbollit”, nën drejtimin e kryetarit të këtij Komiteti, Armand Duka. Ky komision përbëhet nga përfaqësues të federatave europiane dhe zyrtarët të UEFA-s.
Përpara se të deklaronte të hapura punimet e mbledhjes, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mbajti një fjalë përshëndetëse për të gjithë të pranishmit në këtë seancë.
Presidenti Duka u shpreh se ndihet i nderuar që Federata mirëpret në Tiranë një mbledhje të Komitetit të Medias, ndërsa nënvizoi edhe zhvillimet që ka pësuar Shqipëria vitet e fundit në infrastrukturë, në zhvillimin e talenteve të rinj dhe investimet në aspekte teknike e strategjike të lojës.
Fjala e plotë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka:
“Anëtarë të nderuar të Komitetit të Mediave të UEFA-s dhe kolegë të dashur!
Në emër të UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, dua t’ju uroj mirëseardhjen në Tiranë. Jam vërtet i nderuar që po e mirëpres Komitetin e Medias të UEFA-s këtu për herë të parë dhe për mbledhjen time të dytë si Kryetar. Jemi të gëzuar t’ju mirëpresim në Shqipëri, një vend ku futbolli është më shumë se një sport – është një pasion dhe një burim krenarie kombëtare.
Në vitet e fundit, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e infrastrukturës së futbollit, zhvillimin e talenteve të rinj dhe investimin në aspekte teknike dhe strategjike të lojës. Jemi krenarë të ndajmë me ju progresin që kemi arritur ndërsa jemi në përputhje me vlerat dhe objektivat e UEFA-s.
Komiteti i Medias i UEFA-s dhe të gjithë ne luajmë një rol të rëndësishëm në formësimin e mënyrës sesi bota përjeton dhe angazhohet me futbollin. Puna jonë siguron që vlerat dhe historitë e futbollit të arrijnë te tifozët nga çdo cep i Europës.
Sot do të kemi mundësinë të diskutojmë çështje të ndryshme në lidhje me planet e medias dhe komunikimit, një rishikim të EURO 2024, një shikim mbi planet për EURO 2025 për vajza dhe tema të tjera shumë interesante. Jam i sigurt se do të kemi një diskutim frytdhënës.
Edhe një herë tjetër, në emër të UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, mire se erdhët në Tiranë dhe le të zhvillojmë një mbledhje të shkëlqyer”.
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias së UEFA-s u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me promovimin e futbollit në nivel Europian.
Sport
Feronikeli 74 tërheq vendimin, vazhdon garat në Superligë
Published
1 day agoon
November 1, 2024By
UBTnewsDrejtuesit e klubit të futbollit Feronikeli 74 kanë tërhequr vendimin për t’u larguar nga garat duke bërë të ditur kështu se do t’i vazhdojnë ato për të mos e lejuar shuarjen e klubit, por edhe duke shpresuar në reagimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Drenasi ankohet për ndarje jo të duhur të drejtësisë nga gjyqtarët në ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Në një konferencë për media, presidenti i klubit Erlind Krasniqi tha sot se pas një takimi të kryesisë së klubi dhe donatorëve, u vendos të vazhdohet me pjesëmarrje në të gjitha garat.
Ai i ka bërë thirrje FFK-së të reagojë përkitazi kësaj situate dhe të mos e lejojë dëmtimin e Feronikelit 74.
Ndërsa, në tribunat e stadiumit “Rexhep Rexhepi” kishte tifozë që protestonin kundër Federatës dhe kryetarit të saj Agim Ademi./UBTnews/
Sport
Manchester United emëron portugezin si trajner të ri
Published
1 day agoon
November 1, 2024By
UBTnewsRuben Amorim u emërua trajneri i ri i Manchester United, duke zëvendësuar të shkarkuarin Erik ten Hag.
Trajneri portugez 39-vjeçar ka nënshkruar një marrëveshje në Old Trafford deri në vitin 2027 dhe do t’i bashkohet klubit më 11 nëntor.
“Manchester United është i kënaqur të njoftojë emërimin e Ruben Amorimit si trajner kryesor i ekipit të parë të meshkujve, në varësi të kërkesave për vizë pune”, tha klubi në faqen e tij të premten.
“Ai do të bashkohet deri në qershor 2027 me një opsion klubi për një vit shtesë, pasi të ketë përmbushur detyrimet e tij ndaj klubit të tij aktual.”
United e përshkroi Amorimin si “një nga trajnerët e rinj më emocionues dhe më të vlerësuar në futbollin evropian”.
“I dekoruar shumë si lojtar dhe si trajner, titujt e tij përfshijnë fitimin e Primeira Liga-s dy herë në Portugali me Sporting CP – i pari prej të cilit ishte titulli i parë i klubit në 19 vjet”, thuhet në deklaratën e klubit.
Ndeshja e parë e Amorimit në krye do të jetë jashtë ndeshjes kundër Ipswich më 24 nëntor.
Sport
Spektakël i basketbollit në fundjavë, kampioni e pret liderin
Published
1 day agoon
November 1, 2024By
UBTnewsJava e tetë e ProCredit Superligës do të sjellë takime interesante. Derbi i kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit apo kampionit dhe liderit.
Mitrovicasit kanë pesë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit shtatë fitore në shtatë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit. Kjo është përballja kryesore e kësaj jave, ku atmosfera në Mitrovicë pritet të jetë elektrizuese.
Të shtunën do të përballen Peja me Vëllaznimin. Pejanët nuk e kanë nisur edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme me dy fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë tri fitore e katër humbje.
Sigal Prishtina do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, ku sfidën e parë në këtë kampionat e kishin fituar prizrenasit 100:88. Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, kurse prizrenasit dy fitore e pesë humbje.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Borës. Therandasit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa prishtinasit një fitore e gjashtë humbje.
ProCredit Superliga-Java 8
E shtunë
17:00 Trepça – Bashkimi
19:00 Peja – Vëllaznimi
E diel
17:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni
19:00 Golden Eagle Ylli – Bora
UBT zyrtarizon projektin Erasmus + Jean Monnet – Një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian të Kosovës
Komiteti i Medias së UEFA-s mblidhet në Tiranë, Presidenti Duka: Ndihemi të nderuar
Gjermania do t’i mbyllë 3 konsullata iraniane, pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian
Në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2024, ndryshimet klimatike duket se kanë humbur vëmendjen që patën katër vite më parë
Rritja e turizmit bullgar, mbahet konferenca për lidhjen ndërkombëtare
“Miqtë e Amerikës” kërkojnë nga Osmani e Sveçla dekorimin e Edward Anderson
Kur nxehen, lirojnë helme! Me këta artikuj bëni kujdes
Të bllokuar në makina: Pse përmbytjet e Valencias rezultuan kaq vdekjeprurëse
Feronikeli 74 ankohet për dëmtim nga gjyqtarët në 6 ndeshje të Superligës
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet2 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman