Aktualitet

Franca zotohet të ndërtojë reaktorë të rinj bërthamorë për të përmbushur qëllimet klimatike

Macron tha se do të ndihmonte gjithashtu vendin të arrijë “pavarësinë energjetike”.

Published

on

Franca është zotuar të ndërtojë më shumë reaktorë bërthamorë në mënyrë që të jetë neutral ndaj karbonit deri në vitin 2050, përcjell UBT News.

Presidenti Emmanuel Macron, duke bërë njoftimin në një fjalim mbarëkombëtar gjatë së martës, tha se do të ndihmonte gjithashtu vendin të arrijë “pavarësinë energjetike”.

Ndryshe prej shumë fqinjëve të saj evropianë, të cilët po largohen nga ato bërthamore, Franca do të ndërtojë reaktorët e saj të parë të rinj në dekada.

Parisi kishte thënë më parë se nuk do të ndërtonte reaktorë të rinj deri në përfundimin e një reaktori në Flamanville në Francën veriore, i cili ka pësuar një dekadë vonesa dhe tejkalime të mëdha të kostove.

Franca tashmë ka 56 reaktorë operacionalë dhe merr rreth 70% të energjisë elektrike të saj nga energjia bërthamore, sipas Shoqatës Botërore Bërthamore.

“Për të garantuar pavarësinë energjetike të Francës, për të garantuar furnizimin me energji elektrike të vendit tonë dhe për të arritur qëllimet tona – veçanërisht neutralitetin e karbonit në vitin 2050 – ne për herë të parë në dekada do të ringjallim ndërtimin e reaktorëve bërthamorë në vendin tonë dhe do të vazhdojmë të zhvillojmë energjia e rinovueshme”, tha Macron në një fjalim televiziv.

Macron nuk dha detaje të mëtejshme të planeve, por qeveria e tij pritet të njoftojë ndërtimin e deri në gjashtë reaktorë të rinj me ujë nën presion brenda javëve të ardhshme./UBTNews/

Vendi

FSK rrit kapacitetet teknike për mirëmbajtjen e automjeteve me mbështetjen e SHBA-së

Published

on

By

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar me sukses trajnimin “Maintenance Event” në objektin e SMAR-it, në Aeroportin e Gjakovës, duke shënuar një tjetër hap përpara në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknike të ushtrisë.

Trajnimi u zhvillua në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Gardës Kombëtare të Iowas nga SHBA-ja, ku pjesëtarët e FSK-së përfituan njohuri dhe përvojë praktike në inspektimin, mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve kryesore të automjeteve ushtarake HMMWV. Fokus i veçantë gjatë këtij trajnimi i u kushtua transmisionit, sistemit të derivateve dhe atij elektronik.

Gjithashtu, një komponent me rëndësi i këtij aktiviteti ishte edhe zhvillimi i kapaciteteve të instruktorëve të rinj të FSK-së, me qëllim që njohuritë e fituara të bartren tutje te pjesëtarët e tjerë të forcës.

Ky aktivitet ndikon drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit për mirëmbajtjen e mjeteve ushtarake, si dhe në forcimin e mëtejshëm të partneritetit të qëndrueshëm me Gardën Kombëtare të Iowas.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci takohet me zëvendëskryeministrin çek, diskutojnë për industri mbrojtëse dhe trajnime ushtarake

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës Çeke, Jaromír Zůna, në kuadër të takimit të CEDC–Western Balkans (Bashkëpunimi i Mbrojtjes i Evropës Qendrore – Ballkanit Perëndimor).

Gjatë këtij takimi, dy ministrat diskutuan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes.

Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, transferimit të teknologjisë ushtarake, si dhe thellimit të partneritetit në fushën e trajnimit dhe edukimit ushtarak për pjesëtarët e forcave të mbrojtjes.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Profesorët e UBT-së publikojnë punim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology”

Published

on

By

Profesorët e UBT-së kanë shënuar një tjetër arritje të rëndësishme shkencore me publikimin e punimit të tyre më të ri me titull “Evaluation of Systemic Pharmacotherapy in Bacterial Skin Infections: Adherence to Clinical Guidelines and Factors Associated with Treatment Outcomes” në revistën prestigjioze ndërkombëtare Pharmacoepidemiology (MDPI).

Kjo revistë është me Impact Factor 1.6, e indeksuar në platformat shkencore Scopus dhe Web of Science (ESCI), si dhe e renditur në kuartilin Q2 sipas SCImago Journal Rank (SJR).

Studimi trajton farmakoterapinë sistemike të infeksioneve bakteriale të lëkurës, nivelin e zbatimit të udhëzimeve klinike dhe faktorët kyç që ndikojnë në rezultatet e trajtimit. Përmes të dhënave nga praktika reale klinike, ky punim jep një kontribut të rëndësishëm në promovimin e përdorimit racional të antibiotikëve dhe forcimin e parimeve të antimicrobial stewardship në mjekësi.

Ky botim është rezultat i bashkëpunimit shkencor të profesorëve të UBT-së me kolegë nga University of Maribor dhe Jacksonville University. Autorë të studimit janë Lirim Shefki Mustafa, Arieta Hasani Alidema, Mirlinda Havolli, Linda Connelly dhe Fitim Bexhet Alidema.

Punimi është publikuar në Pharmacoepidemiology (2026, Volume 5, Article 38).

Punimi i plotë mund të lexohet këtu.

 

Continue Reading

Lajmet

Të paktën 8 të plagosur nga të shtënat me armë afër një shkolle në Turqi

Published

on

By

Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë, pasi një person i armatosur hapi zjarr të martën në afërsi të një shkolle të mesme në Turgutlu të provincës Manisa, në perëndim të Turqisë.

Sipas zyrës së guvernatorit lokal, sulmi ndodhi rreth orës 07:59. I dyshuari shtëni pranë hapësirës së shkollës dhe u largua nga vendngjarja, por u kap dhe u arrestua me shpejtësi nga forcat e sigurisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet mjekësore dhe ato policore, ndërsa autoritetet kanë rritur masat e sigurisë përreth zonës.

Motivet e këtij sulmi mbeten ende të panjohura.

Ky incident pason një seri ngjarjeve të ngjashme tragjike në shkollat e Turqisë. Në prill, një 14-vjeçar vrau 9 nxënës dhe një arsimtar në provincën Kahramanmaraş, ndërsa në një tjetër rast në Şanlıurfa, një ish-nxënës plagosi 16 persona para se të kryente vetëvrasje. Ngjarjet kanë nxitur reagime të forta publike, duke shtyrë presidentit Recep Tayyip Erdoğan të paralajmërojë masa të reja ligjore për kufizimin e posedimit të armëve.

 

Continue Reading

Të kërkuara