Lajmet

Franca rrit nivelin e sigurisë pas sulmit me thikë në një shkollë

Dëshmitarët thonë se vrasësi me thikë bërtiti “Allahu Akbar”, ose “Zoti është më i madhi”, gjatë sulmit.

Published

on

Kryeministri francez e ka vënë vendin në gjendjen më të lartë të alarmit kundër terrorizmit pasi një sulmues goditi për vdekje një mësuese dhe plagosi rëndë dy të tjerë.

Dëshmitarët thonë se vrasësi me thikë bërtiti “Allahu Akbar”, ose “Zoti është më i madhi”, gjatë sulmit në një shkollë në Arras të Francës veriore. Ai tani është në paraburgim.

Niveli i “urgjencës së sulmit” është përdorur në rastet e mëparshme kundër terrorizmit./UBTNews/

Lajmet

Trump e përsërit sërish: Parandalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump sërish ka deklaruar se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë e në mes tyre edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump në një intervistë të zhvilluar së fundmi me gazetarin australian, Mario Naëfal, tha se ka parandaluar luftën mes Indisë dhe Pakistanit, Kongos dhe Ruandës dhe shpëthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne kemi ndaluar shumë luftëra. India-Pakistan…nukleare, shikoni Kamboxhian së fundmi e parandalova me tregti dhe shumë tjera i parandalova me tregti. U thash shikoni ju do të luftoni, mund të luftoni sa të doni por ne nuk do të tregtojmë me ju…Kosova e dini për këtë? Serbia ata do të shpërthenin. Kam shpëtuar miliona jetë“, tha Trump.

VIDEO

Kjo nuk është hera e parë që Trump dhe zyrtarë të administratës së tij deklarojnë se kanë parandaluar luftë mes Kosovës dhe Serbisë.

Continue Reading

Lajmet

Nis rrugëtimi i Modriç me Milanin

Published

on

Përvojë, lidership dhe karizëm, së bashku me klas të pakufishëm dhe një kabinet me trofe dhe e gjithë kjo e sjell Luka Modricin në botën e Milanit, me kroatin që zyrtarisht fillon aventurën e tij me kuqezinjtë.

Tifozët e Milanit mezi presin ish-lojtarin e Real Madridit, i cili kthehet  nga pushimi i tij pas Kupës së Botës për Klube dhe do të flasë në një konferencë për shtyp në orën 5 pasdite, përpara se të takohet me tifozët në dyqanin e vendosur në Via Dante.

Pasi kaloi pushimet me familjen e tij, Modric po përgatitet për ditën e tij të parë si lojtar i Milanit. Puna në fushë do të fillojë vetëm nesër, kur kroati do të takohet me Massimiliano Allegri-n dhe të gjithë shokët e tij të ekipit në Milanello për seancën e tij të parë stërvitore si lojtar i Milanit.

Ish-lojtari i Real Madridit do të duhet të kompensojë vonesën prej tre javësh krahasuar me pjesën tjetër të grupit, të cilët po kthehen në fushë pas turneut aziatik dhe ditëve të pushimit të dhëna nga Allegri.

Detyra e Modric do të jetë të sigurojë cilësi në fushë dhe të sjellë përvojë dhe lidership në një dhomë zhveshjeje që kaloi nëpër kohë të vështira sezonin e kaluar. I gjithë ekipi është gati të punojë me kroatin, i cili u bind nga Igli Tare të përqafonte projektin Rossoner me një udhëtim në Zagreb, gjatë të cilit drejtori sportiv siguroi miratimin përfundimtar të Modric.

Tani do të jetë në dorë të Massimiliano Allegri-t që të shfrytëzojë sa më shumë kroatin dhe ta menaxhojë atë fizikisht, por në moshën 39 vjeç, Luka Modric ende mund të bëjë diferencën dhe dëshiron ta bëjë këtë me fanellën e Milanit.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria kërkon të refuzohet kërkesa e Selimit për kufizime në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes

Published

on

By

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) i është kundërpërgjigjur kërkesës së mbrojtjes së Rexhep Selimit lidhur me vendosjen e disa masave gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes. ZPS-ja ka kërkuar që kërkesa të refuzohet.

Selimi kishte kërkuar që Prokuroria të kufizohet në marrjen në pyetje kundërshtuese vetëm në çështje që janë trajtuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë paraqitjes së çështjes së saj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndërsa, Prokuroria në parashtresën e saj të dorëzuar më 28 korrik 2025, kishte thënë se kjo do anashkalonte pa nevojë procedurat që e rregullojnë këtë gjykim dhe si e tillë duhet të refuzohet në tërësi. Tha se kërkesa e Selimit injoron qartë rregulloren që ka të bëjë me marrjen në pyetje kundërshtuese.

Veç kësaj, ata thonë se Rregulla 143 (3) ua lejon palëve që të bëjnë pyetje që shqyrtojnë çështje që kanë dalë gjatë pyetjeve kryesore, por edhe pyetje mbi çështje që janë të rëndësishme mbi rastin e secilës nga palët.

Sipas Prokurorisë, kjo ishte konstatuar edhe në gjykimin ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, që lejohet marrja në pyetje kundërshtuese mbi çështje që janë të rëndësishme për rastin e palës që merr në pyetje kundërshtuese, duke përfshirë edhe ZPS-në.

Prokuroria thotë se palëve ashtu edhe atyre u jepet diskrecion i gjerë për t’i “treguar dëshmitarit çdo dokument apo provë tjetër në përputhje me Rregullat” duke përfshirë këtu edhe dokumente që nuk janë përdorur më herët gjatë marrjes në pyetje. Pra, Prokuroria pretendon se mund të përdoren dokumente që kanë rendësi për rastin e saj dhe jo vetëm për çështje që bien në fushëveprimin e pyetjeve kryesore.

Një urdhër siç ka kërkuar Selimi për provat e reja, Prokuroria pretendon se do të ndikonte negativisht mbi drejtësinë, shpejtësinë dhe efikasitetin e procedurave. Sipas tyre, kufizimi i fushëveprimit në marrjen në pyetje kundërshtuese, trupi gjykues do të përballej me kërkesa për të rikthyer dëshmitarë të mëparshëm në sallën e gjyqit për t’i kundërshtuar çështjet që janë përjashtuar.

Prokuroria thotë që mbrojtja e Selimit po kërkon të ndalohet që ata të nxjerrin prova gjatë marrjes në pyetje kundërshtuese që mund të lidhen me aktet dhe sjelljen e tij, pavarësisht nëse ato prova janë të rëndësishme ose jo.

Ky ndalim i përgjithshëm nuk është i justifikuar dhe duhet të refuzohet tërësisht, pasi (i) ka të bëjë me çështje hipotetike që kërkojnë kontekst për t’u gjykuar, (ii) nuk është i nevojshëm në dritën e masave të gjera mbrojtëse brenda kuadrit aktual procedural, dhe (iii) bie ndesh me natyrën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe me qëllimin e gjetjes së të vërtetës”, thuhet në parashtrimin e Prokurorisë.

Po ashtu, ZPS-ja thotë se çdo kërkesë për ndryshimin e paragrafit 112 të urdhrit mbi zhvillimin e procedurës është i panevojshëm, pasi tashmë ky paragraf ofron mundësi të mjaftueshme për një palë që të kërkojë leje për të rifilluar marrjen në pyetje kundërshtuese.

Continue Reading

Lajmet

Për një javë në rajonin e Ferizajt 99 aksidente trafiku, 1750 gjoba

Published

on

By

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se nga 28 korriku deri më 3 gusht, janë shqiptuar 1750 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 18 patentë shoferë.

Gjatë kësaj periudhe është njoftuar se janë shkaktuar 99 aksidente trafiku në këtë rajon, prej tyre 26 me lëndime, gjatë të cilave janë lënduar 37 persona e 73 aksidente me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut”, ka thënë Policia.

Continue Reading

Të kërkuara