Teknologji

Franca ndalon shitjet e iPhone 12 deri në një njoftim tjetër

Kjo pasi testet zbuluan se modeli po prodhonte nivele rrezatimi që tejkalonin pragjet rregullatore.

Published

on

Franca urdhëroi kompaninë Apple të martën të tërhiqte iPhone 12 nga shitja pasi testet zbuluan se modeli po prodhonte nivele rrezatimi që tejkalonin pragjet rregullatore.

“Reklamimi i iPhone 12 është ndalur në Francë derisa kompania Apple të ofrojë një përditësim për të gjitha pajisjet e prekura”, tha Ministri për Tranzicionin Dixhital dhe Telekomunikacionin Jean-Noel Barrot në X.

Barrot i kërkoi Agjencisë Kombëtare të Frekuencave (ANFR), mbikëqyrjen e rrezatimit të Francës, dhe të “mobilizojë plotësisht agjentët e saj për të siguruar që ky ndalim të respektohet”.

Më herët, ANFR tha në një deklaratë se kohët e fundit ka kontrolluar Normat Specifike të Përthithjes (SAR) të 141 telefonave, përfshirë iPhone 12. SAR përcakton sasinë e energjisë së bartur nga valët elektromagnetike dhe të përthithur nga trupi i njeriut.

Duke vënë në dukje se një tejkalim i kufirit SAR u vu re me iPhone 12, ANFR i kërkoi kompanisë Apple të zbatojë të gjitha mjetet e disponueshme për të korrigjuar me shpejtësi këtë keqfunksionim.

“Në rast të dështimit të kësaj, kompanisë Apple do t’i kërkohet të tërheqë çdo njësi të shitur tashmë”, shtoi ai.

Në Evropë, kur një telefon mbahet në dorë ose në xhepin e pantallonave, ai duhet të ketë një nivel rrezatimi prej 4 vat për kilogram, ndërsa ANFR zbuloi se kjo sasi ishte 5.74 W/kg në iPhone 12./AA/

Teknologji

Shërbimet e Google-it jashtë funksionit në një pjesë të Evropës, përfshirë Kosovën

Published

on

Disa shërbime të gjigantit Google, përfshirë platformën YouTube, nuk kanë qenë të qasshme në Kosovë dhe disa pjesë tjera të Evropës në paraditen e së enjtes.

Asociacioni për Liri të Shprehjes, që monitoron censurën lokale në internet në Turqi, ka thënë se shërbimet janë ndërprerë prej orës 10:00.

Autoritete turke kanë thënë se kanë kërkuar raport teknik nga kompania Google për të mësuar më shumë.

Continue Reading

Teknologji

Më në fund! Instagram do të lansojë një aplikacion për iPad

Published

on

Instagram ka lansuar për herë të parë një aplikacion të dedikuar për iPad, pas kërkesave shumëvjeçare nga përdoruesit.

Deri tani, përdoruesit shfrytëzonin aplikacionin e iPhone-it ose versionin web, që nuk ishin të përshtatur për ekranet e mëdha.

Aplikacioni i ri hapet automatikisht te Reels, ndërsa Stories shfaqen në krye dhe opsionet kryesore gjenden në një shirit anësor.

“Feed-i” ofron tre kategori: “All” me postime të rekomanduara, “Friends” për miqtë dhe “Latest” për renditje kronologjike.

Përvoja është ridizenjuar posaçërisht për ekranin e madh, duke mundësuar p.sh. leximin e komenteve anash videove ose hapjen e bisedave duke parë njëkohësisht listën e mesazheve. Aplikacioni është i disponueshëm për të gjitha iPad-ët me iOS 15.1 ose më të ri.

Continue Reading

Teknologji

Këto vende kryesojnë listën për shpejtësinë e internetit

Published

on

Emiratet e Bashkuara Arabe kryesojnë listën për shpejtësinë e internetit, ndërsa për internetin fiks i prin Singapori.

Këto të dhëna dalin nga Indeksi Global i Speedtest, i cili përfshin renditjen e shpejtësisë së internetit për disa nga vendet në botë.

Sipas raportit, Emiratet e Bashkuara udhëheqin listën për internetin mobil me 584.97 Mbps, ndjekur nga Katari me 507.47 Mbps dhe Kuvajti me 413.57 Mbps. Për internetin fiks, Singapori kryeson me 386.96 Mbps, pastaj Kili me 332.41 Mbps, Hong Kongu me 324.97 Mbps.

Indeksi përfshin edhe të dhënat për internetin mobil më të shpejtë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë internet mobil me shpejtësi 161.53 Mbps, ndërsa Serbia prin për internetin fiks në rajon me 92.21 Mbps.

Bosnja e Hercegovina ka internetin më të ngadaltë, me 29.65 Mbps në celularë dhe 35.71 Mbps për internetin fiks. Sa i përket Kosovës, thuhet se interneti mobil ka shpejtësi 97.43 Mbps (renditet në vendin e 45-të), ndërsa interneti fiks 82.24 Mbps (renditet në vendin e 82-të).

Shqipëria ka internet mobil me shpejtësi 104.11 Mbps (renditet në vendin e 41-të) dhe internet fiks 84.64 Mbps (renditet në vendin e 76-të).

Continue Reading

Teknologji

Google i shpëton ndarjes, detyrohet të ndajë të dhëna me konkurrentët

Published

on

Google nuk do të duhet të shesë shfletuesin e saj Chrome, por duhet të ndajë informacione me konkurrentët, ka urdhëruar një gjykatës federal amerikan.

Masat e vendosura nga gjykatësi, Amit Mehta, dolën pas një beteje disavjeçare gjyqësore mbi dominimin e Google-it në kërkimin online.

Rasti ishte përqendruar rreth pozitës së Google-it si motor kërkimi parazgjedhur në një sërë produktesh të veta si Android dhe Chrome, si dhe në produkte të kompanive të tjera si Apple.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së kishte kërkuar që Google të shiste Chrome, por vendimi do të thotë se gjiganti teknologjik mund ta mbajë, megjithatë do t’i ndalohet të ketë kontrata ekskluzivehe do të duhet të ndajë të dhëna kërkimi me rivalët.

Google propozoi zgjidhje më pak drastike, si kufizimi i marrëveshjeve për ndarjen e të ardhurave me kompani si Apple, për ta bërë motorin e tij të kërkimit opsionin parazgjedhur në pajisjet dhe shfletuesit e tyre, njofton BBC. Kompania tha se e shihte vendimin si një fitore.

“Vendimi e njeh sa shumë është ndryshuar industria përmes shfaqjes së AI-së, e cila po u jep njerëzve më tepër mënyra për të gjetur informacion,” tha Google në deklaratë. “Kjo nënvizon atë që kemi thënë që kur ky rast u hap në vitin 2020: Konkurrenca është e fortë dhe njerëzit mund të zgjedhin lehtësisht shërbimet që duan,” vazhdoi deklarata.

Gjiganti teknologjik mohoi akuzat që nga 2020, duke thënë se dominimi në treg vjen për shkak se motori i kërkimit është më i mirë se të tjerët e konsumatorët e preferojnë. Gjykatësi Mehta vendosi se Google kishte përdorur metoda të pandershme për të krijuar monopol mbi tregun e kërkimeve online, duke punuar në mënyrë aktive për ta ruajtur nivelin e dominimit deri në atë masë sa të shkelte ligjin amerikan.

Por në vendimin e tij, gjykatësi Mehta tha se një shitje e plotë e Chrome ishte “një zgjidhje e papërshtatshme për këtë rast”.

Google gjithashtu nuk do të duhet të shesë sistemin operativ Android, i cili fuqizon shumicën e telefonave inteligjentë në botë.

Kompania kishte argumentuar se shkëputja e disa pjesëve të operacioneve të saj, si Android, do të thoshte që ato në fakt do të ndalonin së funksionuari siç duhet.

“Urdhri për masat pajtuese pranoi nevojën për të rikthyer konkurrencën në tregun e kërkimit që ka qenë i monopolizuar prej kohësh, tani po shqyrtojmë opsionet e mendojmë nëse masat e urdhëruara janë të mjaftueshme për ta përmbushur këtë qëllim,” shkroi në X ndihmësprokurorja e Përgjithshme Abigail Slater pas vendimit.

Continue Reading

Të kërkuara