Teknologji

Musk paralajmëron senatorët për kërcënimin nga inteligjenca artificiale

Musk e quajti mbledhjen “historike”.

Publikuar

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, paralajmëroi senatorët në një mbledhje private në Capitol Hill të mërkurën se inteligjenca artificiale përbën një “rrezik civilizimi” për qeveritë dhe shoqëritë, sipas një senatori që ishte prezent.

Musk i bëri komentet e tij në një samit të parë në llojin e tij me dyer të mbyllura, takim ky që përfshinte gjithashtu Mark Zuckerberg, Bill Gates, Sundar Pichai dhe Sam Altman. 100 senatorë ishin të ftuar, megjithëse jo të gjithë morën pjesë.

Teksa u largua nga Kapitol pas disa orësh, Musk – personi më i pasur në botë – e quajti mbledhjen “historike”. Ai gjithashtu miratoi idenë e një agjencie të re federale për të mbikëqyrur AI dhe përsëriti paralajmërimin e tij se inteligjenca artificiale përbën një rrezik të jashtëzakonshëm.

“Pasojat e gabimit të inteligjencës artificiale janë të rënda, kështu që ne duhet të jemi proaktivë dhe jo reaktivë”, tha Musk.

“Çështja është me të vërtetë një rrezik civilizimi. Nuk është si … një grup njerëzish përballë një tjetri. Është sikur, hej, kjo është diçka që është potencialisht e rrezikshme për të gjithë njerëzit kudo”, tha ai./UBTNews/

Teknologji

X, i njohur më parë si Twitter, ka përqindjen më të madhe të dezinformimit nga rrjetet sociale

Kjo sipas një studimi të Komisionit Evropian.

Publikuar

nga

X, dikur Twitter, ka përqindjen më të madhe të dezinformimit të gjashtë rrjeteve të mëdha sociale, ka sugjeruar një studim i Komisionit Evropian.

Studimi ekzaminoi mbi 6,000 postime unike të mediave sociale në Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, X dhe YouTube.

Studimi analizoi përmbajtjen në tre vende që konsiderohen veçanërisht të rrezikuara nga dezinformimi – Spanja, Polonia dhe Sllovakia.

“Mesazhi im për [X] është: ju duhet të pajtoheni me ligjin e ashpër. Ne do të vëzhgojmë se çfarë po bëni”, paralajmëroi komisionerja e BE-së për vlerat dhe transparencën, Vera Jourova.

Studimi i dezinformimit që nxiti komentet e znj. Jourova mbuloi Spanjën, Poloninë dhe Sllovakinë, vende në rrezik për t’u shënjestruar nga dezinformata për shkak të zgjedhjeve ose afërsisë me luftën në Ukrainë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Si i ka ndryshuar shkenca dhe teknologjia zakonet e duhanpirësve?

Produktet pa tym si zgjidhje për konsumimin e duhanit.

Publikuar

nga

Teknologjia – bota rrotullohet rreth saj. Ajo ka ndryshuar rrënjësisht jetën tonë në sfera të ndryshme, nga inteligjenca artificiale, te mënyra se si punojmë, komunikojmë, udhëtojmë, kujdesemi për shëndetin tonë dhe heqim dorë nga zakonet e këqija si duhanpirja.

Forcat e kombinuara të shkencës dhe teknologjisë luajnë një rol të madh në luftën kundër pasojave të pirjes së duhanit.

Shkenca ka sjellë një revolucion të vërtetë në këtë fushë, në një kohë kur shumë vende të botës po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’u përballur me një numër të madh të duhanpirësve. Pavarësisht fushatës prej dekadash kundër cigareve tradicionale, ende ka rreth një miliard duhanpirës në botë.

Pikërisht për këtë, shkenca i ofroi përgjigje pyetjes – Si ti ndihmojmë të gjithë ata duhanpirës që, edhe pse të vetëdijshëm për dëmin, nuk duan ta lënë duhanin?

Përgjigja është: Alternativa më pak të dëmshme.

Bëhet fjalë për produkte që ngrohin duhanin dhe janë një formë më pak e dëmshme e konsumimit të nikotinës.

Ky produkt i gjeneratës së re redukton substancat e dëmshme me 95% sepse përdor një sistem që nuk e djeg duhanin, por e ngroh atë.

Çfarë tjetër e bën këtë opsion më pak të dëmshëm për duhanpirësit?

Avantazhi më i madh qëndron pikërisht në procesin e rëndësishëm të ngrohjes që eliminon djegien dhe të gjitha pasojat që ajo sjell.

Tymi i duhanit është shumë më tepër se tymi i zakonshëm që ne e shohim me sy të lirë, dhe është pikërisht çfarë krijohet nga djegia. Kur ndizet një cigare, duhani fillon të digjet dhe krijohet tym përmes të cilit duhanpirësit thithin jo vetëm nikotinë, por edhe më shumë se gjashtë mijë substanca, prej të cilave rreth 100 dihet se janë të dëmshme ose potencialisht të dëmshme, përfshirë monoksidin e karbonit.

Shkencëtarët kanë arritur të eliminojnë këtë problem kyç të krijuar nga tymi i duhanit duke krijuar një teknologji të re të konsumit të duhanit, siç janë produktet pa tym.

Kur përdorni këto produkte alternative, nuk krijohet tym, dhe ndryshimi i rëndësishëm është se cigaret krijojnë katranin, i cili është produkt i djegies. Kur i qasemi këtij lloji të konceptit të reduktimit të dëmit, është e rëndësishme të theksohet se produkte të tilla nuk janë pa rrezik dhe se përdorimi i tyre çliron nikotinë, e cila krijon varësi.

Këto produkte janë destinuar ekskluzivisht për duhanpirësit e rritur, të cilët, në rrethana të ndryshme, do të vazhdonin të konsumonin cigare klasike.

Puna e shkencës dhe teknologjisë mori konfirmimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), e cila deklaroi se produktet pa tym me mbështetje shkencore, janë tërësisht të ndryshme nga cigaret dhe se ekspozimi ndaj substancave potencialisht të dëmshme gjatë përdorimit të tyre është reduktuar ndjeshëm në krahasim me pirjen e cigareve klasike./Agroweb

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Rregullat e reja për veturat elektrike mund t’u kushtojnë prodhuesve miliarda

Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave paralajmëroi se masat mund të reduktojnë prodhimin nga fabrikat e BE.

Publikuar

nga

Rregullat e reja tregtare të Brexit që mbulojnë veturat elektrike mund t’u kushtojnë prodhuesve evropianë 3.75 miliardë funta gjatë tri viteve të ardhshme, ka thënë një organ i industrisë.

Përmes këtyre rregullave synojnë të sigurojnë që makinat elektrike të prodhuara në Bashkimin Evropian janë bërë kryesisht nga pjesë me burim lokal. Por prodhuesit në të dy anët e Kanalit thonë se nuk janë gati.

Gjithashtu Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave paralajmëroi se masat mund të reduktojnë prodhimin nga fabrikat e BE-së me 480 mijë automjete.

Problemi kryesor qëndron në të ashtuquajturat “rregulla të origjinës” që hyjnë në fuqi gjatë muajit janar. Ato zbatohen për dërgesat e veturave nëpër Kanal sipas kushteve të marrëveshjes së Brexit, Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit MB-BE./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Hakerët pro-rusë sulmojnë Shqipërinë

Kjo informatë ka dalë nga një kanal në Telegram.

Publikuar

nga

Ueb-faqe të ndryshme të institucioneve shtetërore e private të Shqipërisë kanë rënë pre e një sulmi kibernetik, që dyshohet të jetë bërë nga hakerë pro-rusë. Kjo informatë ka dalë nga një kanal në Telegram.

Sulmi, sipas njoftimit të bërë nga grupi me emrin “NoName057(16)”, një grup hakerësh pro-rusë, thuhet se ka ndodhur për shkak të rreshtimit të Shqipërisë përkrah Ukrainës në luftën e saj për të dëbuar pushtuesit rusë nga territori i vet.

“Shqipëria është bërë një tjetër vend që ka vendosur t’i bashkohet deklaratës së vendeve të G7 për sigurinë e neonazistëve ukrainas. Autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar tashmë Ukrainës 22 transportues të blinduar dhe predha mortajash”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e këtij grupi.

Ata po ashtu lanë edhe një mesazh tjetër në lidhje me Kosovën.

“Ju kujtojmë se Kosova është Serbi dhe ne do të shkatërrojmë infrastrukturën shqiptare të internetit”.

Në fund, grupi ka kërkuar “vëllezër serbë” për t’u dalë në ndihmë në misionin e tyre.

Deri tani, sipas grupit, faqet e sulmuara dhe që janë jashtë funksionit, janë këto:

  • Parlamenti Shqiptar
  • Autoriteti Portual Durrës
  • Uebfaqja e qytetit të Tiranës
  • Dega shqiptare e Raiffeisen Bank Albania
  • Banka e Bashkuar e Shqipërisë.

Kush është grupi NoName057(16)?

NoName057(16) është një grup hakerësh pro-rusë që u deklarua fillimisht në mars 2022 dhe mori përgjegjësinë për sulmet kibernetike në uebsajtet ukrainase, amerikane dhe evropiane të agjencive qeveritare, mediave dhe kompanive private. Ai konsiderohet si një grup aktivist i paorganizuar dhe i lirë pro-rus që kërkon të tërheqë vëmendjen në vendet perëndimore, sipas “Wikipedia”.

Sulmet e para të pretenduara nga grupi në mars 2022 ishin sulmet DDoS të cilat synonin faqet e internetit të lajmeve dhe mediave të Ukrainës “Zaxid”, “Fakty UA” dhe të tjerë. Në përgjithësi, motivimet përqendrohen për të heshtur atë që grupi e konsideron si anti-ruse.

NoName057(16) funksionon duke përdorur kanale në rrjetin social rus Telegram ku ata marrin përgjegjësinë për sulmet e tyre, tallen me objektivat, bëjnë kërcënime dhe ndajnë përmbajtje edukative. Ata kanë përdorur GitHub për të “host”-uar uebsajtin e tyre të veglave DDoS dhe pjesët tjera të lidhura. Grupi ka zhvilluar një mjet DDoS të quajtur DDOSIA, i cili kryen sulme që vë jashtë funksionit ueb-faqet e synuara./Klankosova.tv

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara