Lajmet

Franca lëshon urdhër arrest për Assadin

Kështu i tha një burim gjyqësor CNN-it të mërkurën.

Published

on

Franca ka lëshuar urdhër arrest për presidentin sirian, Bashar al-Assad mbi pretendimet për përdorimin e armëve kimike kundër civilëve në Siri, të cilat janë të ndaluara, i tha një burim gjyqësor CNN-it të mërkurën.

Sipas burimit, dy gjyqtarë hetues lëshuan të martën katër urdhër arreste kundër Assadit, vëllait të tij Maher al-Assad dhe dy zyrtarëve të tjerë të lartë, për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte.

Anwar al-Bunni, avokat sirian për të drejtat e njeriut dhe themelues i Qendrës Siriane për Studime dhe Kërkime Ligjore, tha për CNN se vendimi është “i paprecedentë”. Besohet se është hera e parë që një shtet lëshon urdhër arrest për krime kundër njerëzimit për një president të një shteti tjetër./UBTNews/

Lajmet

Limaj pas takimit me Abdixhikun: Bisedë e mirë për zhvillimet politike në vend

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se të mërkurën është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Limaj e ka vlerësuar si shumë të mirë takimin, duke thënë se është diskutuar për një sërë çështjesh që preokupojnë vendin, megjithëse nuk ka dhënë detaje konkrete për temat e bisedës.

“Po, jemi takuar. Ka qenë një takim shumë i mirë dhe bisedë shteruese për të gjitha temat. Në shumë drejtime kemi këndvështrime të përbashkëta për zhvillimet në vend. E rëndësishme është që po ndodhin këto takime. Nuk mund t’i zgjidhim vetë problemet, por shprehim gatishmëri,” tha Limaj para seancës konstituive të Kuvendit.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Qytetarët po paguajnë çmimin për besimin ndaj një mashtruesi

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e quajtur atë mashtrues dhe përgjegjës për bllokimin institucional që po ndodh në vend.

Përmes një deklarate për media të enjten, Haradinaj tha se qytetarët janë duke paguar çmimin për besimin që, sipas tij, i kanë dhënë një njeriu që po e mban peng Kosovën.

“Po e paguajnë çmimin që i kanë besuar një mashtruesi. Për mua kjo nuk është befasi. Kjo situatë duhet të marrë fund. Mashtruesi s’mundet pa kufi të tallet me një vend. Po e mban peng Kosovën dhe kjo nuk duhet të vazhdojë pafund. Takimet dhe përrallat e tij janë hajgare. Një njeri po e mban peng tërë shtetin,” deklaroi Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Zogaj: Kriza politike në Kosovë është e thellë, fajin e ka mungesa e kompromisit të partisë më të madhe

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka komentuar situatën politike në vend, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë që buron nga mungesa e gatishmërisë për kompromis nga partia më e madhe në pushtet.

Zogaj tha se, megjithë përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kriza në nivel qendror nuk duhet anashkaluar.

“Sa i përket zgjedhjeve lokale, jemi në përgatitje për datën e shpallur, 12 tetorin. Por kjo sagë që po shohim çdo ditë, ky cirkus bie në hije kur fokusohemi tek zgjedhjet lokale. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë krizën që po ndodh aktualisht, e cila është pasojë e partisë më të madhe dhe kryeneçësisë së saj për të mos dalë nga kjo krizë politike. Jemi në krizë të thellë,” tha Zogaj.

Continue Reading

Lajmet

Lahi Brahimaj: Nuk pritet zhvillim në seancën konstituive, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk pret ndonjë zhvillim gjatë seancës konstituive të sotme të Kuvendit. Ai tha për mediat se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e votimit të fshehtë.

“Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk besoj se do të ketë zhvillim”, tha shkurtimisht Brahimaj.

Më 12 maj, AAK-ja ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ankesën për formimin e komisionit të votimit të fshehtë në seancën konstituive. Po ashtu, ata kanë depozituar edhe vendime të tjera lidhur me seancat paraprake dhe të mëvonshme në lidhje me këtë çështje.

Continue Reading

Të kërkuara