Lajmet

PDK nuk e përkrah projektbuxhetin e vitit 2024

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku deklaroi se janë kundër projektbuxhetit për vitin 2024. Ai shtoi se ky planifikim i qeverisë nuk ka alternativë zhvillimore dhe nuk është buxhet i mirëqenies së qytetarëve.

Në seancë plenare ku po shqyrtohet për herë të parë projektbuxheti i vitit të ardhshëm, Lushtaku shtoi se nuk plotësohen kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve.

“Si i tillë (buxheti) duket më i madh me shifër, por në një situatë krize jo vetëm ekonomike por edhe mungesës së lidershipit ku gjithçka është më e shtrenjtë, i lë më të varfër qytetarët e Kosovës. Pra, sot po e mbajmë një ndër seancat më të rëndësishme të vitit, duke qenë se Ligji i Buxhetit ka rëndësinë e veçantë pa dyshim ndikimi në jetën e qytetarëve të vendit tonë”, deklaroi ai.

Lushtaku tha se vendit po i shkaktohet humbje e madhe nga manipulimet, siç i quajti ai, të kryeministrit Albin Kurti.

“Në fushatat e tuaja zgjedhore, kryeministri i tashëm i Kosovës duke u munduar të trash zërin dhe me qierr, ka premtuar që do të forcojë ekonominë e vendit, do ta ulë importin do të rrit eksportin, do të heq TVSh-në produkteve elementare. Po e përmend edhe një premtim, se të gjitha manipulimet është vështirë me ja mbajt mend. Premtojke që arka e shtetit të Kosovës, nuk do të mbushet në kufi dhe dogana me këtë shkas për t’i manipuluar edhe diasporën edhe bizneset”, shtoi ai.

Lushtaku në seancë plenare bëri të ditur se janë kundër këtij planifikimi buxhetor për vitin 2024.

“Për këtë dhe shumë arsye që do t’i theksojnë deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, ne si grup parlamentar nuk do ta përkrahim projektbuxhetin për vitin 2024. Jemi kundër këtij buxheti që nuk sjell asnjë alternativë zhvillimore dhe nuk është buxhet i mirëqenies së qytetarëve”, përfundoi ai.

Lajmet

Schuebel uron presidenten e re, mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Schuebel ka shprehur shpresën për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e parë të votimit, duke marrë 81 vota në seancën e Kuvendit që kishte nisur më 6 tetor. Votimi përfundoi pak pas mesnate, ndërsa numërimi i votave përfundoi rreth 15 minuta më vonë.

Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova tashmë ka presidenten e re, ndërsa mesazhi i BE-së vjen me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe vazhdimi i rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

D.L

Continue Reading

Lajmet

15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Published

on

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë ndarë 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, përmes Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon subvencionimin e faturave për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të nënshkruajë vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfituesit, pas së cilës pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sipas Hotit, programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova synon zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, Maqedonci takon Odën Ekonomike Amerikane

Published

on

Kosova po ndërmerr hapa për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, ndërsa bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, me mbështetjen e partnerëve strategjikë, synon ta bëjë këtë proces më të qëndrueshëm.

Kështu u tha në një takim ndërmjet anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Maqedonci prezantoi vizionin për zhvillimin e kapaciteteve industriale në fushën e mbrojtjes dhe foli për përpjekjet për hartimin e legjislacionit që rregullon këtë industri.

Ai falënderoi Odën Ekonomike Amerikane për bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes gjatë dy viteve të fundit, përfshirë organizimin e garës së parë për drona “Sharkathon”, të mbajtur vitin e kaluar.

Sipas Maqedoncit, disa ndërmarrje të reja tashmë kanë filluar të sjellin produktet e para të prodhuara në Kosovë, duke treguar potencialin për zhvillim dhe inovacion teknologjik në këtë fushë.

Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me institucione të tjera, përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe ofruesit e shërbimeve arsimore, për përgatitjen e kuadrove të nevojshme për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron rreth 11 kilogramë kokainë në Austri: Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve

Published

on

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve gjatë një operacioni pranë Schwechat, në Austrinë e Poshtme.

Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, të moshave 46, 42 dhe 38 vjeç, si dhe tre shtetas italianë, të moshave 72, 53 dhe 23 vjeç.

Hetimet ndaj grupit të dyshuar kishin nisur në fillim të qershorit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës. Më 1 tetor, pas veprimeve hetimore, policia identifikoi një lokacion dhe e vendosi nën vëzhgim me mbështetjen e njësisë speciale WEGA.

Gjatë operacionit, gjashtë personat u arrestuan. Hetuesit kishin siguruar edhe një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme, ku gjatë kontrollit u gjetën rreth 11 kilogramë kokainë, para të gatshme dhe disa telefona celularë.

Tre shtetasit shqiptarë dhe tre shtetasit italianë janë dërguar në paraburgim.

Autoritetet austriake nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rolin e tyre të dyshuar në trafikimin e drogës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara