Lajmet

Franca lëshon një urdhër-arresti të ri kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad

Published

on

Dy magjistrat hetues francezë kanë lëshuar një urdhër-arresti të ri kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, për akuza për bashkëpunim në krime lufte. Ky është urdhri i dytë i tillë i lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Francës, sipas një burimi të martën.

Al-Assad, i cili u rrëzua në fund të vitit të kaluar pas një ofensive të shpejtë nga forcat opozitare, akuzohet për përgjegjësi në një bombardim të vitit 2017 në qytetin sirian Deraa, i cili i mori jetën një civil. Burimi, që kërkoi të mos identifikohej, tha se ky bombardim u zhvillua pas një sulmi nga helikopterët e ushtrisë siriane.

Ky urdhër-arresti është lëshuar në kuadër të një hetimi për vrasjen e Salah Abou Nabout, një shtetas franko-sirian 59-vjeçar dhe ish-mësues francez, i cili u vra më 7 qershor 2017 pas bombardimit të shtëpisë së tij. Gjyqësori francez dyshon se al-Assad ka urdhëruar dhe siguruar mjetet për këtë sulm.

Për këtë rast, gjashtë zyrtarë të lartë të ushtrisë siriane janë tashmë objekt i një urdhri-arresti francez, në kuadër të një hetimi që ka nisur që në vitin 2018.

Omar Abou Nabout, djali i Salah, tha për mediat: “Ky rast përfaqëson kulmin e një lufte të gjatë për drejtësi, në të cilën unë dhe familja ime besuam që në fillim.” Ai shtoi shpresën se “do të zhvillohet një gjyq dhe se autorët do të arrestohen dhe gjykohen kudo që janë.”

Ky urdhër vjen pas një tjetër lëshuar nga autoritetet franceze në nëntor 2023, i cili ishte lidhur me sulmet kimike të vitit 2013 në Siri, ku më shumë se një mijë persona humbën jetën nga përdorimi i gazit. Prokurorët francezë kishin konsideruar mundësinë e përfshirjes së al-Assad-it në këto sulme, megjithatë ata u tërhoqën në vitin 2024 pas një apelimi, duke pretenduar se si kryetar shteti ai gëzonte imunitet.

Megjithatë, pas rrëzimit të tij, statusi dhe imuniteti i al-Assad-it ka ndryshuar, dhe sipas autoriteteve ruse, ai dhe familja e tij janë larguar në Rusi pas humbjes së pushtetit./UBTNews/

 

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara