Lajmet

​Fotoreporteri Alan Chin, tregon ngjarjet e tmerrshme që kishte parë gjatë luftës në Kosovë

Published

on

Kosova është prej vendeve që ka ndryshuar më së shumti nga vendet që kam vizituar pas lufte”, thotë fotoreporteri i gazetës “The New York Times”, Alan Chin, i cili kishte shkrepur fotografinë e njohur në funeralin e Ali Paçarrizit, luftëtarit të UÇK-së në shtatorin e vitit 1998. Teksa kujton punën që kishte bërë në Kosovë në vitin 1998, ai ka theksuar se tashmë ka shumë liri për gazetarët krahasuar me vitet e kaluara.

Në një bashkëbisedim në Reporting House, Chin derisa ka rrëfyer sfidat në të cilat ka hasur gjatë rrugëtimit tij, ka treguar për ngjarjet e tmerrshme që kishte parë në Kosovë.

“Ju keni më shumë liri sot, në atë kohë ne kemi pasur më shumë kufizime. Nuk kemi pas shpërndarje kaq të madhe…. Është prej vendeve që ka ndryshuar më së shumti nga vendet që kam vizituar pas lufte. Kam qenë për herë të parë këtu kur kam qenë 26 vjeç, por ka qenë një jetë tjetër. Sikurse njerëz të shumtë kam qenë student dhe i interesuar në fotografi. Babi im ka qenë fotograf shumë i mirë dhe unë kam qenë pjesëtari i parë i familjes time i lindur në Amerikë…Tash kuptohet që me çështjen e zgjidhur të vizave mund të udhëtoni ku të doni, por në atë kohë ka qenë udhëtim që është bërë një apo dy herë në jetë…Më kujtohet kur kam ardhë në Kosovë, shpesh më është harxhuar filmi por për fat të mirë ka pas dyqane të fotografisë ku kemi mundur të blejmë”, tha ai.

Ndërsa, ka kujtuar edhe verën e vitit ’95.

“Verën e vitit ’95 ishim duke parë fotografi, gjëra të tmerrshme që kishin ndodhur. Shihja këto dhe thoja çfarë jam duke bërë, duhet të jem atje”, shtoi ai.

Chin ka vazhduar rrëfimin e tij duke treguar për sfidat që i kishte deri sa ka arritur gjatë asaj kohe në Kosovë.

Lajmet

Komisioni miraton projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Published

on

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

Kryetari i Komisionit, Fahrush Rexhepi, ka bërë të ditur se komisioni ka pranuar raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, i cili përmban 12 amendamente.

“Ne kemi marrë raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, ky raport ka 12 amendamente”, ka deklaruar Rexhepi, raporton EO.

Ndërkaq, shqyrtimi i fushëveprimit të Komisionit dhe i Planit të Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026 është shtyrë për mbledhjen e radhës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbytjet në Stamboll: 14-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike, mbi 2.500 raportime për motin e keq

Published

on

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë vërshimeve.

Sipas mediave turke, i mituri me inicialet M. I. shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Ai u dërgua pa ndjenja në spital, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Janë raportuar më shumë se 1.200 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu dhe dhjetëra raste të personave të bllokuar nga uji i rrëmbyeshëm.

Shërbimet emergjente kanë pranuar gjithsej 2.518 raportime të lidhura me kushtet e këqija atmosferike.

Sipas të dhënave, reshjet kanë prekur 808 objekte banimi, 280 ambiente biznesi dhe 76 automjete. Shtëpi, dyqane, rrugë dhe nënkalime janë përmbytur, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte nga ora 13:00, do të vazhdojë seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Në seancën e mbajtur të hënën, Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën, duke thënë para trupit gjykues: “I pafajshëm 100 për qind”.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Postoi foto me armë në rrjete sociale, dy persona shoqërohen në polici në Suharekë

Published

on

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, pasi njëri prej tyre kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 10:30, në fshatin Krushic. Gjatë rastit është bërë e ditur se pistoleta me gaz i përkiste të dyshuarit tjetër.

Arma, së bashku me një karikator, është konfiskuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara