Kulturë

Fotoekspozita për 144-vjetorin e dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit e hapur edhe sot

Ajo po qëndron e hapur edhe sot, ku qytetarët mund ta vizitojnë prej afër.

Published

on

Shoqata e Shqiptarëve të Muhaxhirëve Mbarëkombëtar për nder të 144 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë ka prezantuar një fotoekspozitë me 144 fotografi, përmes së cilës paraqiten pjesë të historisë së popullit shqiptar gjatë viteve 1877-1878. Ajo po qëndron e hapur edhe sot, ku qytetarët mund ta vizitojnë prej afër.

Kryetari i kësaj shoqate, Asllan Qyqalla tregon se për të arritur deri këtu kanë kaluar nëpër disa sfida, ku njëra ndër to ishte grumbullimi i fakteve.

Sipas tij, fotoekspozita ka zgjuar kureshtjen e të huajve dhe të diasporës, por që, siç thotë ai, e njëjta nuk mori vëmendjen e duhur institucionale.

“Është shumë interesante që në këtë fotoekspozitë që në ditën e parë të hapjes së kësaj fotoekspozite ka qenë në mesin e shumë vizitorëve, ajo ka qenë e rastit, por që ka ardhur ta vizitojë Bibliotekën dhe sapo e pa fotoekspozitën u ndal. Ishte Ambasadori i Britanisë së Madhe, ishte këtu dhe e vizitoi. Pas vizitës ai u interesua shumë e mori broshurën dhe përpos kësaj secilën fotografi të mos themi secilën po në veçanti i interesoi të ndalet dhe parashtroi pyetje, por në mesin e tyre të fotoekspozitës për fat të mirë që e kemi edhe diasporën këtu, ata kanë ardhur dhe e kanë vizituar… 9:16 Po për fat të mirë, një fat i madh që është edhe festivali ‘summer’, po për fat më të madh është simpoziumi për kulturën, shkrimin shqip që mbahet në institutin e Fakultetit Filologjisë edhe ata kanë ardhur këtu dhe u takova me 5 holandezë të cilët i bën vizitë dhe interesoheshin për secilën fotografi. Megjithatë faleminderit prej të gjithëve vizitorëve që vijnë, nuk meritojnë falënderim asnjë nga institucionet tona shtetërore, përpos zëdhënëses së kryeministrit që ishte në hapje, asnjë tjetër nuk mori pjesë në hapje nga institucionet”, thotë ai.

Ai bën thirrje për hapjen e një zyre në institucionet qeveritare për ruajtjen e vlerave kombëtare të shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit, pasi siç thotë ai edhe sot ka muhaxhirë.

“Pikërisht shoqata Shqiptare e Muhaxhirëve sot për sot nuk kemi një zyrë. Kishim 6 muaj ditë zyrën të cilën e mbuloi i ndjeri Festim Lato nga Çamëria, i hapi zyrat në postë dhe pas 6 muaj ditë u mbyll ajo zyrë sepse nuk kishim mjete për të hapur zyrën, por ne kërkojmë… zyrën institucionale, pra të hapet në institutin e qeverisë, siç e kemi për fat të mirë Zyrën për të zhdukurit e luftës së fundit ashtu duhet të jetë edhe zyra për të zhdukurit për muhaxhirët, pasi edhe sot kemi muhaxhirë, pse themi sepse sot kemi nga trevat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të cilët për ditë vijnë dhe askush nuk kemi zyrën ku duhet të lajmërohen sepse ata kur shpërngulen pse edhe sot s’është shpërngulje me dhunë me pushkë është shpërngulje psikike, ua mbyllin shkollat ua humbin vendbanimet e tyre atje ne Medvegjë, dhe ata patjetër duhet të gjejnë vendin këtu, dhe këta nuk dinë ku të drejtohen… andaj duhet ta kemi zyrën dhe ne kemi kërkuar që ta kemi zyrën në institucionet e Kosovës”, apelon ai.

Qyqalla flet edhe për të drejtat e popullit shqiptar, që si shoqatë thotë se i adresojnë vazhdimisht.

“Ne jemi shoqatë, nuk jemi institucion e as nuk jemi asociacion. Andaj, ne si shoqatë shqiptare e muhaxhirëve mbarëkombëtarë i kemi diku 14 milionë persona në të gjitha trojet shqiptare edhe në gjitha vendet shqiptare kërkojmë të drejtën tonë, e drejta jonë është në bazë të Kongresit të Berlinit të vitit 1878, në pikën 3 të nenit 4, ku thuhet që kanë të drejtë kjo popullatë të kthehen në trojet e tyre, por kanë të drejtë edhe në kompensimin e trojeve të tyre. Andaj ne kemi pasur shumë vështirësi. Vështirësitë më të mëdha kanë qenë rreth grumbullimit të fakteve”, shtoi ai.

Ndërsa sa i përket ekspozitës, ai thotë se mbështetje kanë pasur vetëm nga Fondacioni Rrënjët Dardane dhe të tjerë që kanë humanitarë që kanë kontribuar.

Fotoekspozita për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit është hapur më 15 gusht, dhe do t’i mbyll dyert sot rreth orës 20. 

Kulturë

Galeria Kombëtare fton publikun në një mbrëmje plot ngjyra dhe krijimtari

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do t’ia dedikojë mbrëmjen artit, pikturës dhe shoqërimit, përmes aktivitetit kreativ “Takimi Shoqëror për Pikturim”.

Ky aktivitet është i hapur për të gjithë të rriturit që dëshirojnë të eksperimentojnë me ngjyra, të çlodhen dhe të kalojnë kohë të këndshme mes artit dhe bisedave miqësore.

Sipas njoftimit të Galerisë, nuk kërkohet asnjë përvojë e mëparshme në pikturë — pjesëmarrësit mjafton të sjellin dëshirën për të krijuar dhe për të shprehur veten përmes brushës e ngjyrave.

“Të gjitha materialet do të sigurohen nga ne,” thuhet në njoftim, ndërsa publiku ftohet të marrë pjesë në këtë përvojë artistike që do të zhvillohet sonte, nga ora 18:00 deri në 20:00.

Një mundësi e mrekullueshme për të kaluar një mbrëmje ndryshe, në frymën e artit, krijimtarisë dhe shoqërimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Festivali ReMusica vazhdon me koncerte dhe diskutime artistike

Published

on

Dita e tretë e edicionit të 24-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës bashkëkohore, ReMusica, nis sot me një program të pasur aktivitetesh në Autostrada Biennale Hangar në Prizren.

Programi fillon me ReMusica Junior, që përfshin dy koncerte për fëmijë me kuartetin e klarinetëve nga Amsterdami dhe koncertin “Bota e Tingujve”.

Më pas, do të vijojë koncerti akusmatik i Julien Guillamat, një diskutim mbi krijimtarinë muzikore, si dhe një koncert xhepi me artistët rezidentë Zefiro Torna dhe Agona Shporta. Mbrëmja arrin kulmin në Prishtinë me një koncert të dyfishtë të LELEU Brothers – Romain dhe Thomas Leleu, me Orkestrën Harkore të Filharmonisë së Kosovës.

Ky koncert do të mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou” në orën 19:00, duke ofruar një përvojë unike të muzikës bashkëkohore për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar.

Festivali ReMusica vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për promovimin e muzikës bashkëkohore dhe nxitjen e bashkëpunimeve artistike rajonale dhe ndërkombëtare. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Njolla çaji në rroba? Ja 5 zgjidhje natyrale që japin rezultat

Published

on

Ka shumë mënyra të thjeshta për të hequr njollat e çajit pa përdorur kimikate të forta apo pastrim profesional.

Ja disa metoda natyrale që mund t’i provoni në shtëpi:

1. Ujë i ngrohtë dhe detergjent rrobash

Lajeni zonën e njollosur me ujë të ngrohtë (rreth 30°C) dhe shtoni disa pika detergjent në të dy anët e njollës. Fërkojeni lehtë derisa të shkumëzojë, shpëlajeni dhe nëse është e nevojshme, futeni rrobën në lavatriçe.

2. Uthull e bardhë dhe sodë buke

Për njollat më të forta, përzieni nga dy lugë uthull të bardhë, ujë dhe sodë buke (ose detergjent). Përdorni një furçë të butë dhëmbësh për ta fërkuar mbi njollë, shpëlajeni dhe lajeni rrobën.

3. Pastë dhëmbësh

Vendosni pak pastë dhëmbësh (pa zbardhues) mbi njollë, lëreni 5–10 minuta, më pas shpëlajeni dhe lajeni normalisht.

4. Lëng limoni

Hidhni pak lëng limoni mbi njollë, shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe futeni në larje. Acidet natyrale të limonit ndihmojnë në zbehjen e njollave.

Mos përdorni ujë të nxehtë pastaj provoni metodën në një cep të vogël të rrobës, për të shmangur dëmtimin e ngjyrës. Nëse njolla nuk largohet, kërkoni ndihmë profesionale. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Lifestyle

Sekreti për geta që nuk grisen, dy truke që duhet t’i provoni

Published

on

Shumë njerëz hasin në problemin e getave që grisen ose dëmtohen shpejt, sidomos pas përdorimit dhe larjeve të shpeshta.

Megjithatë, disa truke të thjeshta mund të ndihmojnë që këto çorape të zgjasin shumë më tepër.

Ja disa mënyra për të rritur jetëgjatësinë e getave tuaja: Truku i parë konsiston në zierjen e shkurtër të getave në ujë të nxehtë përpara përdorimit të parë.

Ky proces ndihmon që fibrat të forcohen dhe të bëhen më rezistente ndaj shtrirjes apo grisjes.

Pas kësaj, rekomandohet që getat të vendosen në frigorifer për 24 orë, gjë që i forcon më tej dhe redukton ndjeshëm mundësinë e dëmtimit.

Një tjetër mënyrë praktike është përdorimi i llakut të flokëve. Një spërkatje e lehtë në pjesën e brendshme të getave ndihmon në fiksimin e përkohshëm të fibrave, duke parandaluar grisjen, veçanërisht tek modelet e holla ose delikate.

Përveç këtyre trukeve, është e rëndësishme të respektoni edhe rregullat bazë të larjes: shmangni temperaturat e larta dhe shpejtësitë e forta të centrifugës, dhe thajini getat mbi një sipërfaqe të sheshtë, në mënyrë që të ruajnë formën dhe elasticitetin e tyre për më gjatë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara