Lajmet
Forumi “Ujë për Paqe”: Nisma e UBT-së për të Shënuar Ditën Botërore të Ujit
Këtij eventi ju bashkangjitën edhe pjesëmarrës të larmishëm nga institucione të ndryshme, si dhe përfaqësues të komunitetit shkencor dhe akademik, profesorë e studentë.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiPër të shënuar dhe reflektuar në rëndësinë e ujit, një burim jetik që na dhuron jetën dhe ekzistencën u organizua forumi me temë “Ujë për Paqe” të organizuar nga departamenti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në kuadër të UBT-së.
Këtij eventi ju bashkangjitën edhe pjesëmarrës të larmishëm nga institucione të ndryshme, si dhe përfaqësues të komunitetit shkencor dhe akademik, profesorë e studentë.
“Në veçanti e kemi ndjerë përgjegjësinë që të marrim këtë iniciativë së bashku me katedrën e ujërave që është pjesë e ndërtimit në nivelin master dhe stafin që e kemi. Jemi me fat sepse janë me një ekspertizë të veçantë, me eksperiencë shumë vjeçare dhe poashtu na ndihmon edhe më shumë me bashkëpunimin që e kemi me institucionet e ndryshme”, deklaroi Visar Krelani, dekan i departamentit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë.
Se rëndësia e ujit po rritet në jetën tonë, në ekosistemin tonë dhe në zhvillimin ekonomik, duke e bërë trajtimin e tij një prioritet për sigurimin e qëndrueshmërisë së përdorimit dhe mbrojtjes së këtij burimi të çmuar e thotë edhe Binak Beqaj, prorektor i UBT-së.
“Uji gjithnjë e më shumë po bëhet aset me vlerë jo vetëm për jetën dhe ekosistemin por edhe për ekonominë dhe zhvillimin. Prandaj si vlerë e tillë duhet të trajtohet me kujdes të veçantë me gjithë kompleksitetin e tij nga aspekti i trajtimit të burimit të ujit, të rrjedhës të ujit, të akumulimit të ujit, shfrytëzimit, reciklimit, rishfrytëzimit të ujit. Kjo është e rëndësishme për Kosovën që njihet si vend për resurse të pakta ujore dhe me shkallë të lartë të ndotjes dhe degradimit”, deklaroi Binak Beqaj, prorektor i UBT-së.
Angazhimi i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për përmirësimin e cilësisë së ujërave në Kosovë dhe për shfrytëzimin e tyre në një mënyrë të qëndrueshme dhe të harmonizuar është i theksuar, këtë e pohon edhe Jeton Raka, zëvendës minsitër në Ministrinë e Mjedisit.
“Ministria e Mjedisit, Planifimit hapësinor dhe Infrastrukturës mbështet nismat që kanë për qëllim përmirësimin e situatës së ujërave në Kosovë por dhe shfrytëzimin e harmonizuar dhe të qëndrueshëm të tyre. Si qeveri në bashkëpunim me palët tjera të interes, veçanërisht me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare por edhe me nivelin lokal kujdesemi për aspektet e qëndrueshmërisë dhe kemi përfshirë në planifikim dhe buxhetimin tonë për të rritur mes tjerash edhe përmirësimin e sigurisë së digave, mbrojtjes nga përmbytjet, pastrimin nga mbeturinat, instalimin e sistemeve parlajmëruese në diga dhe infrastrukturën kritike në rast të fatkeqësive natyrore”, deklaroi zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Jeton Raka.
Eskpertët konstatojnë se rregullimi dhe plotësimi i statistikave konsiderohen si thelbësore për të garantuar që investimet publike në monitorimin e ujërave janë efektive dhe të qëndrueshme.
“Monitorimi i cilësisë së ujit dhe monitorimi i rrjedhjes së ujit është një problem shumë i madh në Kosovë që rrjedhjet e ujërave janë të pakta dhe kemi praktikisht mungesë relativisht të madhe të rriten investimet në Institutin Hidrometorologjik të Kosovës për arsye të mungesës të dhënave. Të dhënat janë të mangëta dhe shpesh janë problematike për ti përdorur për shumë projekte. Statistikat duhet të plotësohen dhe të kontrollohen mirë, statistikat që janë publikuar për ujëra nga agjensia për statistika të Kosovës pothuajse janë shumë të gabueshme dhe ka gabime që nuk janë të kontrolluara dhe ato shkaktojnë problem më tutje në investimet publike”, deklaroi Skënder Bublaku nga Katedra e Ujërave.
Në forum u prezantuan edhe disa aspekte të punës të profesorit Hazir Çadraku, duke sjellë përvojën dhe ekspertizën e tij në këtë sektor të rëndësishëm.
“Mund ta përdorim trekëndshin e që paqes i shkon për ftyre, barazia sociale e më e mira është kjo me qesh, me hedh valle, dhe më e rëndësishmja është peshorja, dueht të bëjmë çmos të e ndërrojmë sistemin e të menduarit që nënkupton një sjellje miqësore me mjedisin në përgjithësi, barazinë sociale me e pasë gjithmonë në kujdes, racionalitetin dhe përpjekjet e vazhdueshme”, deklaroi Hazir Çadraku, profesor.
Në sesionin e debatit të këtij eventi, panelistët ndanë opinionet dhe përvojat e tyre në temën për ujin, në kuadër të fushës së tyre të specializimit.
“Në bazë të studimit të fizibilitetit të bërë nga Banka Botërore është parë që duhet bërë rehabilitimi i kanalit kryesor të Ibër Lepencit, për momentin jemi duke realizuar këtë projekt që përkon me rregullimin e cilësisë së ujit, furnizim cilësor të ujit dhe furnizim më të mirë dhe në kohë për ujësjellësat që e marrin ujin prej neve”, deklaroi Vigan Syla, përfaqësues i Ibër Lepencit.
Sesioni i pyetjeve të drejtpërdrejta nuk mungoi, ku u shfaq interesim nga njohësit e fushës që ngjallën debat nga perpektivat e tyre studiuese, profesionale.
“Sa i përket pjesës së studentëve dhe nxënësve dhe inxhinjerëve ne në Kosovë duhet të punojmë bashkarisht me institucionet universitare por edhe që të caktohen normat e konsumit për kokë banori për të gjithë kategoritë ku ne ofrojmë shërbime dhe të dijmë atë bilancin ujor një pjesë e cila ka nevojë popullata për shfrytëzim edhe të kemi një gjendje pak më të mirë duke qenë që edhe trendet në rritje të popullatës edhe pse ato statistika mund të ndryshojnë kur kemi lëvizje të mëdha të popullsive”, deklaroi Ilir Abdullahu nga Ujësjellësi i Prishtinës.
Shënimi i kësaj dite respektohet që nga viti 1993, qëkur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara caktoi 22 Marsin si Ditën Botërore të Ujit, një ngjarje vjetore për të theksuar rolin jetik të ujërave të ëmbla në jetën tonë. Që atëherë, kjo dite ka shërbyer si një platformë për të adresuar çështjet globale të ujit, për të promovuar praktikat e qëndrueshme të menaxhimit të ujit dhe për të frymëzuar veprime për të siguruar akses në ujë të pastër dhe të sigurt për të gjithë globin./UBTNews/
Realizoi: Dionesa Ebibi
Vendi
Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës
Published
11 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.
Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.
Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.
Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.
Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.
Lajmet
Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan
Published
11 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.
Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.
Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.
Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.
Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.
Vendi
Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë
Published
18 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.
Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:
Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.
Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.
Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.
Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.
Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.
Lajmet
Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës
Published
19 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.
Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.
Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.
Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës
Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan
Stefano Gabbana largohet nga drejtimi i Dolce & Gabbana
Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian
Ngushtica e bllokuar dhe fronti i Libanit rrezikojnë armëpushimin SHBA-Iran
Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim
Ndërron jetë Afrika Bambaataa, një nga themeluesit e hip-hopit, në moshën 68-vjeçare
Ralph Fiennes: “Do të doja të rikthehesha si Voldemort, por ajo kohë ka kaluar”
Baldini merr drejtimin e përkohshëm të Italisë pas dorëheqjes së Gattusos
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
